By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim
August 28, 2025
Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër
August 28, 2025
Ndërron jetë punëtorja e RTK-së, Sylvie Bajrami
August 28, 2025
Krasniqi: Ilmi Ramadani, figurë e shquar e rezistencës dhe shtetndërtimit
August 28, 2025
I është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit Ilmi Ramadani
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë nënkupton mbyllja e Qeverisë amerikane?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Çfarë nënkupton mbyllja e Qeverisë amerikane?
Rajon / Botë

Çfarë nënkupton mbyllja e Qeverisë amerikane?

Kosova Times
Last updated: 2023/09/12 at 11:21 AM
Kosova Times Published September 12, 2023
Share
SHARE

REUTERS

Pjesë të mëdha të Qeverisë amerikane mund të mbyllen përkohësisht më 1 tetor nëse Kongresi nuk miraton projektligjin e shpenzimeve për shkak të një mospajtimi midis republikanëve të ekstremit të djathtë dhe ligjvënësve të tjerë.

Në këtë tekst mund të mësoni disa fakte për mbylljen e Qeverisë amerikane:

Pse do të mbyllej Qeveria?

Kongresi duhet të ndajë fonde për 438 agjenci qeveritare çdo vit fiskal, i cili përfundon më 30 shtator. Nëse ligjvënësit nuk i miratojnë këto fonde para se të nisë viti i ri fiskal, këto agjenci nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë të funksionojnë normalisht.

Që nga vitet ’70 kanë ndodhur 20 mbyllje të Qeverisë, sipas të dhënave të Shërbimit të Kërkimeve të Kongresit. Mbyllja e fundit ishte edhe më e gjata, që zgjati për 35 ditë nga dhjetori i vitit 2018 deri në janar të vitit 2019, pas një mosmarrëveshjeje për sigurinë kufitare.

Ligjvënësit shpesh e kanë shtyrë përkohësisht këtë afat duke zgjatur nivelet e financimit të agjencive përmes një rezolute që mundëson vazhdimin e negociatave.

Cili është ndikimi?

Në rast të një mbylljeje, qindra mijëra punonjës federalë do të dërgoheshin në pushim pa pagesë dhe një gamë shërbimesh do të ndërpritej: prej aplikimit për pasaportë e deri te mbledhja e mbeturinave në parqet kombëtare.

Punëtorët e tjerë që konsiderohen “esencialë” do të vazhdonin të punonin, megjithëse pa pagesë. Shërbimet, sikurse dërgesat me postë, mbledhja e taksave dhe pagesat për borxhin e ShBA-së, do të vazhdonin gjatë mbylljes së Qeverisë.

Mbylljet që zgjasin vetëm për disa ditë do të kishin pak ndikim praktik, veçanërisht nëse do të ndodhin gjatë fundjavave, por ekonomia do të mund të vuante nëse punonjësit federalë nuk do të paguheshin pas dy javësh.

Mbyllja e Qeverisë mundet që drejtpërdrejt të ulë rritjen e Bruto Prodhimit të Brendshëm (GDP) për rreth 0.15 pikë të përqindjes për çdo javë që zgjatë, sipas Goldman Sachs, por rritja mund të jetë në të njëjtin nivel nëse çështja e mbylljes do të zgjidhej.

Mbyllja e Qeverisë më 2018-2019 i kushtoi ekonomisë amerikane rreth 3 miliardë dollarë apo 0.02 për qind të GDP-së, sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit.

Cilat funksione konsiderohen “esenciale”?

Çdo departament dhe agjenci ka një plan emergjent që përcakton se cilët punonjës duhet të vazhdojnë të punojnë pa pagesë.

Gjatë mbylljes së 2018-2019 afërsisht 800.000 nga 2.2 milionë punonjës të Qeverisë federale u larguan nga puna. Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë nuk tregoi se sa punonjës do të prekeshin nëse edhe kësaj radhe do të ketë mbyllje të Qeverisë.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se në rast të mbylljes do të mbajë në punë 227.000 nga 253.000 punonjësit që ka, përfshirë edhe agjentët e sigurisë kufitare dhe Rojet Bregdetare.

Departamenti i Drejtësisë tha se në planin e tij emergjent të vitit 2021 është përcaktuar se 85 për qind e 116.000 punonjësve të tij konsiderohen esencialë, përfshirë këtu stafin e burgjeve dhe prokurorët. Në rast të një mbylljeje të Qeverisë, proceset penale të vazhdonin edhe pse shumica e rasteve civile do të ndërpriteshin.

Në rast të mbylljes së Qeverisë, fluturimet do të vazhdonin relativisht të papenguara, por në mbylljet e mëhershme Administrata e Sigurisë së Transportit kishte paralajmëruar se mund të rritet numri i punonjësve të cilët nuk shkojnë në punë, duke u arsyetuar se janë të sëmurë.

Nuk është e qartë nëse 63 parqet kombëtare në Shtetet e Bashkuara do të qëndronin të hapura. Gjatë mbylljes më 2013, administrata e presidentit të atëhershëm, Barack Obama, mbylli parqet për shkak të shqetësimeve të sigurisë, duke bërë që të ketë humbje prej 500 milionë dollarësh. Në mbylljen më 2018-2019 administrata e Donald Trumpit i mbajti të hapura, por mbylli tualetet publike dhe pikat informuese. Disa shtete, sikurse Nju Jorku dhe Utah, kishin paguar që t’i mbanin të hapura parqet, por edhe pagat e punonjësve gjatë mbylljes më 2018-2019.

Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme në të kaluarën ka pushuar nga puna deri në 90 për qind të stafit, por 100 për qind të punëtorëve të tij konsiderohen esencialë sipas planit të emergjencave të këtij institucioni.

Në rast të një mbylljeje, i gjithë personeli ushtarak do të punonte, por pothuajse 429.000 punëtorë civilë që punojnë në Pentagon do të largoheshin.

Si dallon mbyllja e ekzekutivit nga mosmarrëveshja për tavanin e borxhit?

Mbyllja ndodh kur Qeveria amerikane nuk ka më para të alokuara në buxhetin e saj nga Kongresi.

Tavani i borxhit është një kufi që vendoset nga Kongresi. Ai përcakton se sa para mund të marrë hua Qeveria amerikane dhe kjo shifër duhet të rritet në mënyrë periodike.

Dështimi për ta bërë këtë mund të bëjë që Departamenti amerikan i Thesarit të mos jetë në gjendje të paguajë borxhet. Për dallim nga mbyllja e Qeverisë, falimentimi për shkak të tavanit të borxhit ka të ngjarë të ketë pasoja më serioze, duke tronditur tregjet financiare në botë dhe duke e zhytur ShBA-në në recesion.

Nganjëherë, Kongresi pa bërë zhurmë rrit tavanin e borxhit, e nganjëherë ligjvënësit e shfrytëzojnë atë për të nxitur debate për politikat fiskale para se të rrisin borxhin në momentet e fundit, ashtu siç bënë në qershor.

You Might Also Like

Hungaria i ndalon komandantit ukrainas hyrjen në vend dhe BE për shkak të sulmit në tubacionin Druzhba

Reagimi i parë i Amerikës ndaj sulmit të tmerrshëm në Kiev ka mbërritur: “Objektiv?

Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave’: Von der Leyen flet me Zelenskyn dhe Trumpin pas sulmit vdekjeprurës në Kiev

Milanoviqi njoftoi për pilotin ushtarak të cilin dyshon se spiunon për Serbinë

Rusët sulmuan fabrikën Bayraktar në Kiev mbrëmë, duke shkaktuar dëme të rënda

Kosova Times September 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Nazmi Mikullovci, mentori i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj

Kosova Times Kosova Times March 3, 2023
42 aksidente në 24 orë
Japonia i bën thirrje Kinës që të veprojë me përgjegjësi mbi Ukrainën
12 të vdekur nga përmbytjet në Afrikën e Jugut
Verkhovna Rada: Zelensky do të mbetet president deri në zgjedhjet e reja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?