By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkaqet e rënies së interesimit të mërgatës për organizim!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Shkaqet e rënies së interesimit të mërgatës për organizim!
Opinion

Shkaqet e rënies së interesimit të mërgatës për organizim!

Kosova Times
Last updated: 2023/09/12 at 10:49 AM
Kosova Times Published September 12, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Si asnjëherë më parë gjatë historisë në krye të shtetit janë pseudovlerat dhe pseudopatriotët, kurse të anashkaluar dhe të harruar kanë mbetur intelektualët e kalibrit, aktivistët dhe veprimtarët që për dekada kanë mbajtur mbi supet e tyre barrën e organizimit dhe rezistencës kundër pushtuesve serbë, thënë ndryshe e anashkaluar është një popullatë e tërë në Kosovë dhe mërgatën tonë.

Irritimi i mërgimtarëve nga aktivitetet partiake të shoqatave në Diasporë

Është një numër tepër i vogël i mërgimtarëve që marrin pjesë nëpër aktivitete të shoqatave në Diasporë. Arsyeja është fare e thjeshtë, shpërdorimi i mundit dhe djersës së mërgimtarëve nga dy fondet; “Fondi i 3 %-shit” dhe “Vendlindja Thërret” gjatë luftës së fundit në Kosovë, përkatësisht shpërdorimi dhe abuzimi i fondeve të luftës, pastaj nga shpëlarja e parave të pista e të gjithë pushtetarëve të inkriminuar të pasluftës nga individ të papërgjegjshëm deri në ditët e sotme brenda shoqatave të ndryshme në Diasporë.

Po ajo që e ka irrituar më së tepërmi mërgatën për mospjesëmarrje nëpër aktivitete të shoqatave është lidhja e disa prej drejtuesve të shoqatave me pushtetarët në Kosovë për interesa personale, për punësimin e bijve dhe bijave të veta nëpër institucionet publike dhe shtetërore në Kosovë, duke e harruar në tërësi interesin e mërgimtarëve.

Kjo formë e nepotizmit iu është kthyer në bumerang shoqatave të caktuara në shtetet evroperëndimore me bojkotimin e aktiviteteve të tyre nga mërgimtarët.

Por, çfarë bëjnë drejtuesit e shoqatave të mbetur gjithnjë e më pak në numër, i kanë mobilizuar grupet e interesit nëpër të gjitha shoqatat nga qytetet dhe vendet e tjera për t’u bërë bashkë në aktivitete, në mënyrë që të duken se janë shumë në numër, por në realitet, të gjithë së bashku nuk bëhen sa bëheshin dikur në një shoqatë të vetme gjatë luftës, kur numri i i mërgimtarëve ishte 1 mijë herë më i vogël seqë është tani në secilin qytet dhe shtet perëndimorë.

Shoqatat që dikur ishin simbol i unifikimit dhe vend i bashkimit të bashkatdhetarëve, janë shndërruar në bastione të partive politike në mërgatë, duke u shndërruar në përçarëse të mëdha të mërgatës sonë.

Një prind i arsimuar më i mirë sesa një mësues analfabet

Organizimet e festave kombëtare dhe shtetërore me pjesëmarrjen e eksponentëve partiak nga Kosova, i ka kthyer shoqatat në filiale të partive politike. Kjo ka bërë që mërgimtarët të mos kenë fare interesim për pjesëmarrje në aktivitete ku ndodhen politikanët e një krahu të caktuar politikë të cilët vijnë për t’u promovuar në mërgatën tonë si njerëz të “ndershëm” të luftës apo të paqes pa asnjë meritë personale në çlirimin e vendit dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Kjo nuk është e keqja e vetme, në këto tubime partiake e multipartiake të shoqatave injorohen veprimtarët më të devotshëm të mërgatës sonë dhe atë për dy arsye; e para, pse janë më të aftë dhe më të zotët sesa ta, dhe e dyta, pse janë apartiakë dhe nuk i përkasin asnjë subjekti politikë, të cilët i trajtojnë si oponent politik e jo si atdhetarë të dëshmuar të çështjes kombëtare në mërgatën tonë.

Rënia e interesimit të mërgimtarëve për pjesëmarrje nëpër aktivitete të shoqatave ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e numrit të nxënësve nëpër shkollat shqipe, përkatësisht të mësimit plotësues.

Edhe anashkalimi dhe injorimi i vlerave të mirëfillta në mërgatë, ka ndikuar negativisht në rënien e interesimit të mërgimtarëve edhe për shkollat shqipe në Diasporë. Në çfarë niveli kanë rënë shumica e shkollave shqipe në Diasporë, më i mirë është një prind i arsimuar sesa një mësues analfabet në mësimin plotësues!

Ky çorientim i gabuar e drejtuesve të shoqatave, ka ndikuar në irritimin e masës së gjerë të mërgatës sonë, të cilët, nëse rastësisht një herë shkojnë në një aktivitet, herëve tjera nuk shkojnë më! Kjo dukuri është prezentë nga paslufta, por më e theksuar pas ri-shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Andaj, nganjëherë më mirë është të mos marrësh pjesë fare në një aktivitet partiak të një shoqate sesa të etiketohesh me ndonjë subjekt politik.

Cilët janë Sekserët e Diasporës

Shfaqja e fenomenit të sekserëve të pushtetit vendor në Diasporë zanafillën e ka në vitet e para të pasluftës, zhvillimin në vitet e para të pas pavarësisë, ndërsa kulminacionin përgjatë këtyre 15 viteve të fundit.

Sekserët e Diasporës janë individ dhe grupe të interesit, të cilët janë të lidhur drejtpërdrejt me segmentet e krimit të organizuar, përkatësisht me pushtetarët e inkriminuar në Kosovë e Shqipëri.

Sekserët e Diasporës janë urith të nëntokave partiake të maskuar nën petkun e “Shoqatave”, që u shërbejnë interesave klanore për realizimin e ndonjë interesi të vogël personal nga bosët e krimit të organizuar në Kosovë dhe Shqipëri.

Si vrojtues i mirë i kësaj situate, përgjatë viteve të fundit i kam përcjellë me vëmendje aktivitetet e tyre në mërgatën tonë.

Ministria e Diasporës është katalizatori kryesor i lidhjes dhe shpërndarjes së informacioneve me shoqatat dhe organizatat mike, i eksportimit dhe importimit të parave nga buxheti i shtetit.

Lidhjet që kanë krijuar sekserët me nëntokën kriminale dhe krimin e organizuar janë të fuqishme. Pavarësisht ndërrimit të pushtetarëve, përkatësisht drejtuesve të Ministrisë së Diasporës, ato lidhje ripërtërihen pa ndonjë problem me ministrat apo zv.ministrat e rinj.

Sikurse në Kosovë që bëhen bashkë nëntokat e partive politike, edhe Sekserët e Diasporës, këta urithët e nëntokave partiake, kur janë në pyetjet privilegjet, duke filluar nga lëpirja e ndonjë ashti të fëlliqur nga pushtetarët, punësimi i ndonjë familjari në institucione e deri tek ambicia më kulmore e përfshirjes së drejtpërdrejt të tyre në institucione apo staf diplomatik, e harrojnë përkatësinë partiake dhe ideologjike, miqtë e shoqërinë.

P.S. Ky shkrim është një analizë e përgjithësuar, e nxjerrë nga gjendja reale nëpër të gjitha shtetet evroperendimore dhe ato transatlantike. Pra, analiza nuk i përket një qyteti apo shteti, e aq më pak një shoqate apo individi të caktuar. Ato shoqata dhe veprimtarë të devotshëm që më nder e kryejnë detyrën kombëtare në Diasporë nuk janë objekt i kësaj analize të ndërtuar mbi bazën e argumenteve.

You Might Also Like

Serbia po synon ripushtimin ose ndarjen e Kosovës

Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Kosova Times September 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kreu i Audi-t italian ndërroi jetë gjatë ecjes. “Trupi u gjet 200 metra nga maja”

Kosova Times Kosova Times September 3, 2024
Gjermania arrin në gjysmëfinale të Olimpiadës për herë të parë
Dalin në shitje biletat e koncertit ‘Rame Lahaj & Friends’
Miller: Shqipëria, partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
Hamza me të rinjtë nga Ferizaj: Ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?