By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lumi na e barti të mirën, e na la të keqën!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Lumi na e barti të mirën, e na la të keqën!
Opinion

Lumi na e barti të mirën, e na la të keqën!

Kosova Times
Last updated: 2023/09/14 at 7:00 AM
Kosova Times Published September 14, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Nganjëherë realitetet e hidhura të detyrojnë të dalësh nga vetja, të bëjnë të kërkosh zgjidhje rreth e rrotull në të gjitha anët e globit, për të mos ju nënshtruar të keqes që na ka mbërthyer. Në këtë moment më del përpara ajo thënia e famshme e Makiavelit, “Koha është sikur lumi që e bartë të keqën dhe të mirën”.

Njerëzit që identifikohen me zotërat vlejnë më pak se njerëz

Kundërthëniet e kohës në të cilën po kalojmë janë më të rrëmbyeshme sesa “lumi” i Makiavelit, për shkak se lumi na e barti të mirën e na la të keqën!

Për një çast ndryshoi gjithçka, të mirët u bën të këqij dhe të këqijtë u bën të mirë!

Djajtë u shndërruan në engjëj, kurse engjëjt u zhduken fare!

Djajtë apo dreqnit në gjuhën popullore, nuk janë më të identifikueshëm me emra, por me poste të larta shtetërore dhe grada të larta ushtarake. Kur jemi tek gradat ushtarake, më del përpara afishja e vendosur në një nga zyrat e TMK-së në muajin gusht të vitit 2000, në të cilën shkruante: “Bukuria dhe paraja e shkërdhejnë çdo intelekt”!

Asokohe kjo thënie nuk më kishte bërë shumë përshtypje, por nga distanca kohore po bëhet thënie epokale, duke e marrë gjithnjë e më shumë kuptimin e një thënie profetike.

Tani pas kaq viteve, kur djajtë janë ngritur lartë në poste shtetërore dhe grada ushtarake, kur varfanjakët e deridjeshëm janë pasuruar aq shumë, janë bërë “sheik” karshi një popullate të varfër. Nga postet dhe pasuria janë ngritur lartë në qiell, janë bërë vetë “Zoti”!

Të gjithë atyre që ju besojnë djajve apo njerëzve të ngritur pa meritë në poste dhe grada, njerëzve të pasuruar në mënyrë të paligjshme, ju përkujtojë një thënie të Lorens, “Kur njerëzit mendojnë që ju ngjajnë zotërave, ata janë më pak se njerëz”.

Për këtë arsye, është e nevojshme që realiteti të perceptohet drejt, Zoti (Perëndia) është fuqi mbinatyrore e paarritshme, por e njëjtë dhe e barabartë për të gjithë dhe besimi në të është madhështi dhe vlerë njerëzore.

Respekti i pamerituar ndaj figurave të uniformuara (ushtarake) dhe pauniformuara (politike)

Figurat e iniformuara (ushtarake) dhe të pauniformuara (politike) jo vetëm që nuk duhet trajtuar si zotër, nuk duhet besuar pa ua njohur mirë veprat e tyre. Ata që e meritojnë respektin duhet nderuar, kurse mashtruesit dhe matrapazët, intrigantët dhe plagjiatorët duhet luftuar me të gjitha mjetet demokratike të kohës, në mënyrë që të kthehet besueshmëria në popull dhe të kthehet qasja normale në të gjitha segmentet e jetës, ku gjithçka e merr kuptimin e plotë dhe të vërtetë të fjalës.

Kjo do të bënte që bashkatdhetarët të mendonin kthimin në Kosovë, kurse qytetarët të projektonin të ardhmen e jo ikjen prej saj! Kthesa pozitive në Kosovë do të thotë lirimi nga frika dhe nënshtrimi i të fortëve të politikës dhe nëntokave kriminale të partive politike. Me çka do të ndodhte deinstalimi i dhunës dhe funksionimi i mirëfilltë i sistemit të drejtësisë, gjegjësisht e fuqizimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Kur kjo të ndodhë, e ardhmja do të shikohet me optimizëm, djajtë do të largohen për t’ua lënë vendin engjëjve dhe gjithçka do të kthehet në gjendjen normale për jetë të lirë dhe dinjitoze në Republikën e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.

Njerëzit do të identifikohen më shumë sesa përmes posteve, përmes sjelljes dhe veprave. Ku bukuria do të trajtohet vetëm si kozmetike, kurse paraja jo më gjithçka dhe çdo gjë, por do të trajtohet si mjet i nevojshëm për mirëqenien e njeriut.

Ndryshimet pozitive nuk vijnë vetvetiu por duhet punuar pandërprerë ditë e natë për krijimin e rrethanave të favorshme për jetë dhe mirëqenien e përgjithshme qytetare në Kosovë.

Mase është momenti i fundit t’i ndalim në Kosovë ata pak të rinj që kanë mbetur për t’i dhënë shpirt dhe dritë atdheut tonë të shenjt. Ata që e respektojnë vullnetin e popullit i do edhe Zoti, ndërsa ata që abuzojnë me vullnetin e tij i pret mallkimi popullit dhe ndëshkimi i Zotit!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times September 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një personalitet televiziv rus paditet për shkelje të sanksioneve amerikane

Kosova Times Kosova Times September 6, 2024
Ne Shqiperi temperatura deri në 26°C
Theren me thikë dy persona në Prishtinë
Borxhet po rriten: Franca në të njëjtin nivel me Greqinë dhe Italinë
Zemaj: Në krye të `qeverisë së unitetit` mund të jetë edhe emër jopartiak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?