By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sardele të marinuar nga Mali Athos
May 17, 2025
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nagavci: Ministritë e kaluara kanë keqpërdorur buxhetin e shtetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nagavci: Ministritë e kaluara kanë keqpërdorur buxhetin e shtetit
Lajme

Nagavci: Ministritë e kaluara kanë keqpërdorur buxhetin e shtetit

Kosova Times
Last updated: 2023/09/14 at 3:33 PM
Kosova Times Published September 14, 2023
Share
SHARE

Ministrja Nagavci ka marrë kritika edhe për mungesën e teksteve shkollore në një kohë kur është pritur digjitalizimi shkollor, e jo mosfurnizimi me libra.

“Unë kam prit që do të siguroni llaptopa për të gjitha shkollat, do të digjitalizoni sitemin se debati që bëhet tash nuk është tejkalimi i hendekut përmes dijes por hendekut digjital”, u shpreh Enver Hoxhaj nga PDK.

Nagavci: Ministritë e kaluara kanë keqpërdorur buxhetin e shtetit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj fjalimit kritik të deputetes Eliza Hoxha, duke vënë në pah, sikundër tha ajo, dështimet e qeverive të kaluara në fushën e arsimit.

“Për dekada në qeverisje asnjë raport për pilotimin e kurrikulës, asnjë raport për cilësinë e teksteve shkollore, asnjë raport dhe analizë për efektin e investimit mesatarja të 9 milionë eurove për tekste dhe mjeteve shkollore”, deklaroi ministrja Nagavci, teksa shtoi se qindra miliona euro janë  në tekste shkollore që kanë përfunduar stoqeve e bodrumeve të shkollave.

Sipas saj, në bazë të raporteve publike e të raportit të auditorit, së paku tri raporte të auditimit, janë konstatuar se ka teprica në stoqe me tekste, ku vlerësohet se së paku gjysmë milioni janë të humbura, duke u keqpërdorur kështu buxheti i shtetit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëri të ditur arsyetimin e ftesës për seancë të jashtëzakonshme të iniciuar nga opozita.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha bëri arsyetimin e inicimit të kësaj seance të jashtëzakonshme.

“Në tre vitet mandatit të kësaj qeverie e ky është viti i tretë shkollor që shkollat e Kosovës, në vend që të fillojnë mësimin në atmosferë feste gëzimi, po e fillojnë dhe e filluan mbrapshtë”, deklaroi deputetja Hoxha, derisa rikujtoi vitet e kaluara që përgatitjet e fillimit të arsimit kishin përcjellë me vështirësi, ndonëse hera-herës, jo me fajin e qeverisë, duke përmendur pandeminë, ndërkohë që në vitin e kaluar arsimi filloi me vonesë e arsyet, sipas saj, janë të ditura.

Hoxha fajësoi qeverinë për vonesa të tilla, ngase kanë shpërfillur kërkesat e mësimdhënësve, për ç’shkak filluan grevat.

“Ndërkaq, ky është viti i tretë shkollor që nuk ka pandemi e që shkoi mbrapshtë. Nuk ka greva, por as kushte themelore për arsim”, tha deputetja Hoxha.

Kuvendi shkon në pauzë, rikthehet në seancën për tekstet shkollore

Kuvendi i Kosovës ka përfunduar seancën e parë të rregullt të sesionit vjeshtor dhe ka shkuar në pauzë, për t’u rikthyer më pas me seancën e jashtëzakonshme në orën 14:00.

Në këtë pjesë në rend dite është debati parlamentar me kërkesë të opozitës për mungesën e sigurimit të teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Haradinaj kërkon mocion për rrëzimin e Qeverisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, duke thënë se kjo është forma e duhur për të nxjerr Kosovën nga drejtimi i gabuar.

“Nëse ne e heshtim këtë situatë në vazhdimësi, parlamenti, deputetët dhe jo vetëm opozita, për fat të keq ne po bëhemi bashkëpjesëmarrës të përkeqësimit të mëtejmë të gjendjes në vend. Dita e sotme kur Kosova si palë ulet në tavolinë si e ndëshkuar paraprakisht, duhet të na jep alarmin që duhet të bashkojmë votën në mocion të mosbesimit për Qeverinë Kurti. Ta nxjerrim Kurtin, ta nxjerrim Kosovën nga drejtimi i gabuar”, ka thënë Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës nderon nobelistin shqiptar Ferid Murati

Gjatë punimeve të Kuvendit, me kërkesë të deputetit Jahja Kokaj, është nderuar me një minutë heshtje nobelisti shqiptar Ferid Murati, i cili vdiq ditë më parë.

“Është një kënaqësi e veçantë me të cilën mburremi ne dhe gjithë bota, por posaçërisht ne shqiptarët të cilët i riprezanton me një autoritet të jashtëzakonshëm siç është çmimi Nobel”, ka thënë Kokaj gjatë shtrimit të kërkesës së tij për nderimin e Muratit.

Ferid Murati ka qenë bashkëfitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998. Mban titullin Doctor Honoris Causa në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin e Tiranës.

Tahiri për rastin Dehari: Zhdukja e mostrave produkt i qeverisjes suaj

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës është përmendur edhe çështja e humbjes së mostrave të Astrit Deharit, të cilën e hapi si temë deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri. “Produkt i qeverisjes suaj është edhe zhdukja e mostrave të Astrit Deharit. Kjo është e patolerueshme se si heshtni ju dhe merrni mbështetje nga keqbërësit, kryesit e kësaj vepre”, tha ai në seancën e nisjes së sesionit të vjeshtës. Tutje Tahiri duke listuar disa çështje shtroi kërkesën e subjektit të tij politik që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Seanca e Kuvendit nis me nderim të viktimave në Marok e Libi

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Marok dhe përmbytjeve në Libi.

Kuvendi nisi punën, sesionin e vjeshtës, ku u miratuan procesverbalet e mbajtura në seancat e kaluara në sesionin pranveror, për të vazhduar me pikën e parë që ka të bëjë me deklarimet jashtë rendit të ditës, e ku fjalën e mori deputeti nga radhët e LVV-së, Ardian Gola, i cili foli për “Lojërat Mesdhetare” që do të mbahen në Kosovë, më 2030.

“Ky votim me 55 vota pro 8 kundër e 3 vota të pavlefshme, nuk ishte vetëm dhënie e të drejtës për të organuzuar një ngjarje më të madhe sportive në vend të mbajtur ndonjëherë, por ishtë një përmasë e re ndërkombëtare që i jeptet Republikës së Kosovës, sidomos në kuptim të faktorizimit dhe fuqizimit të mëtejmë ndërkombëtar”, deklaroi, ndër të tjera, deputeti Gola.

Do theksuar se deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend në seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor pas një mungese prej gati pesë muajsh. Por rikthimi i tyre është bërë vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit. Menjëherë pas fillimit të seancës ata janë larguar. Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit bëhet i pavlefshëm nëse ai mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit.

You Might Also Like

Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Krasniqi: Kosova po degradohet

Presidenti Begaj pret presidenten e Moldavisë: Forcojmë marrëdhënien

Balje: Po presim vendimin për votim të fshehtë

Kosova Times September 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lajm i mirë për konsumatorët e Termokos

Kosova Times Kosova Times October 18, 2022
Ballkani e nis me fitore mbrojtjen e titullit
Policia: Qytetarët në veri kërkojnë vazhdimin e afatit për targat
Inzaghi mbetet te Inter deri në vitin 2026
Kreu i diplomacisë së BE-së parashikoi humbjen e Ukrainës “në 15 ditë” pa mbështetjen e BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?