By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Me një terapi të re gjenetike, ai rifiton shikimin: ai është pacienti i parë në botë
July 29, 2025
Arrestohet në Romë deputetja italo-braziliane Zambelli
July 29, 2025
Cilat vende e njohin shtetin e Palestinës?
July 29, 2025
Pasagjeri që kërcënoi të rrëzonte aeroplanin mbi Skoci duke bërtitur ‘Allahu Ekber’ nuk është mysliman
July 29, 2025
Erdogan kurrë më ashpër, e quajti Izraelin një shtet terrorist: “Gaza është më e keqe se kampet naziste”
July 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Qeveria mbështet organizatat që kujdesen për fëmijët pa prindër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Qeveria mbështet organizatat që kujdesen për fëmijët pa prindër
Lajme

Kurti: Qeveria mbështet organizatat që kujdesen për fëmijët pa prindër

Kosova Times
Last updated: 2023/09/15 at 6:44 PM
Kosova Times Published September 15, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka dhënë mbështetje organizatave që merren me strehimin dhe mbikëqyrjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Ai tha se Qeveria e Kosovës ka shtuar buxhetin për këto organizata, por edhe për familjet që kujdesen për fëmijët jashtë familjes biologjike si dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Kryeministri Kurti bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë vizituar Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), ku takoi stafin, disa prej familjeve strehuese së bashku me disa nga fëmijët që janë strehuar nëpër këto familje.

Kjo vizitë e Kurtit vjen pas asaj në Shoqatën Humanitare dhe Bamirëse “Nëna Terezë” në fillim të javës, dhe vizitën që i bëri organizatave qo-qeveritare që janë përfituese të programeve mbështetëse nga Qeveria.Kurti gjatë vizitës në OFAP, falënderoi stafin për punën dhe angazhimin në misionin e tyre, duke shprehur mirënjohjen për ofrimin e shërbimeve të përgatitjes dhe trajnimit të familjeve për strehim familjar, si dhe këshillimin dhe trajnimin për prindërimin.

Ndër të tjera, Kurti theksoi se vendimi i ministres së Drejtësisë i datës 1 Qershor 2023 për rritje të pagesës për mbështetje për fëmijët të cilët gjenden në strehim familjar, në vlerë prej 200 mijë euro në vit.

“Ky është një tregues tjetër i cili pasqyron përkushtimin tonë si Qeveri për të mbrojtur fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe për të forcuar konceptin e familjes strehuese”, deklaroi Kurti.

Sipas kryeministrit, me anë të këtij vendimi pagesa e rregullt mujore për fëmijët e strehuar brenda familjes është rritur nga 100 në 150 euro, ndërkaq për fëmijët e strehuar jashtë familjes biologjike, pagesa e rregullt mujore është rritur nga 250 në 350 euro, përderisa nga 350 në 450 euro është rritur pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuar të strehuar jashtë familjes biologjike.

“Po ashtu, pagesa fillestare prej 75 eurosh për fëmijët e strehuar jashtë familjes biologjike dhe fëmijët me aftësi të kufizuar të strehuar jashtë familjes biologjike është rritur në 100 euro, shumë kjo e cila merret me rastin e strehimit të fëmijës në familjen strehuese”, deklaroi ai.

Në këtë takim Kurti ka përmendur rëndësinë e miratimit të Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare në mbledhjen e 159-të të Qeverisë, e cila u mbajt këtë javë, e përmes së cilit “fuqizohen shërbimet dhe adresohen nevojat e qendrave për punë sociale, si dhe prioritizimi dhe adresimi i fëmijëve në Kodin Civil, i cili pret miratimin në Kuvend”.E sipas njoftimit për media lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, drejtoresha e OFAP, Ibadete Krasniqi është  mirënjohëse për vizitën, ndërkaq ka falënderuar për përkrahjen e Qeverisë për Organizatat Joqeveritare që ofrojnë Shërbime Sociale.

Tutje, u prezantua puna dhe angazhimi i familjeve strehuese, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe mënyra e trajnimit për këto familje dhe fëmijë.

OFAP është krijuar si pasardhës i Organizatës italiane “Amici dei Bambini” e cila ka qenë në Kosovë nga viti 1999 deri në janar të vitit 2016.

You Might Also Like

Dëshmia e dëshmitarëve të mbrojtjes në Speciale është shtyrë sërish

Gjykatat kanë përfunduar mbi 81 mijë lëndë, në pritje edhe 205 mijë tjera

Drenori: Përjashtimi i Lladrovcit tregon fuqinë reale brenda PDK-së

Osmani: Raportet e OSBE-së të pasqyrojnë me saktësi realitetin në terren

VV i reagon Ambasadës Gjermane në Kosovë

Kosova Times September 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OBSh i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it

Kosova Times Kosova Times March 18, 2023
PDK: Qeveria po e thellon krizën politike dhe ekonomike, vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme
Kërcënimi me raketa nga Deti i Zi – shtatë anije ruse me raketa të Kalibrit në detyrë
BE e shqetësuar për parregullsitë në zgjedhjet e Serbisë
Pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë në zgjedhjet në Hamburg
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?