By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
August 9, 2025
15 vatra të zjarrit aktive në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it
August 9, 2025
Sqarimi i ministrisë për pronën e News24 me kontratë qiraje deri në 2033
August 9, 2025
Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital
August 9, 2025
Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Më 14 shtator pati pozicionim të qartë kundër Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Më 14 shtator pati pozicionim të qartë kundër Kosovës
Lajme

Kurti: Më 14 shtator pati pozicionim të qartë kundër Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/09/18 at 11:40 AM
Kosova Times Published September 18, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti më 18 shtator tha se në rundin e fundit të dialogut, ai “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi, kundër Marrëveshjes [drejt normalizimit të raporteve] në veçanti”, duke iu referuar të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Kurti tha se dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

“Ditëve në vijim me siguri që unë do të kem takime me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe të cilët dëshirojnë të na ndihmojnë, e të na përkrahin sa i përket shtetndërtimit demokratik, zhvillimit socio-ekonomik, por edhe sa i përket njohjeve ndërkombëtare, e në veçanti normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e që tash e kemi zgjidhjen: është Marrëveshja Bazike e njohjes së ndërsjellë de-facto”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti tha se Kosova nuk do që Shtetet e Bashkuara të marrin përsipër dialogun, pasi theksoi se në këtë proces Uashingtoni dhe Brukseli janë bashkë.

“Nuk ka të bëjë me SHBA-në dhe BE-në. Këtu kemi të bëjmë me një emisar evropian që e ka deformuar procesin duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes, por duke lejuar që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni një herë e pastaj shohim”, u shpreh Kurti.

Ai tha se Lajçaku po bën ndërmjetësim “të njëanshëm, aspak korrekt”, gjë që, sipas Kurtit, nuk i duhet Kosovës.

Kryeministri kosovar tha se përmes letrave ka informuar më 15 shtator Uashingtonin, Berlinin, Parisin dhe Romën.

I pyetur nëse do të kërkojë zëvendësimin e Lajçakut në procesin e dialogut, Kurti tha se zyrtari i lartë evropian nuk i jep llogari atij, por ai duhet t’i japë llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

“Unë besoj që ajo çfarë kemi thënë këto ditët e fundit, e në veçanti sot, është më se e mjaftueshme që të ketë llogaridhënie të atij, atje [në institucionet evropiane]”, deklaroi Kurti.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përballë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në bisedimet e ndërmjetësuara nga dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, më 14 shtator 2023, në Bruksel.

Kryeministri Kurti bëri një përmbledhje të gjithë ecurisë së takimeve dypalëshe dhe trepalëshe në Bruksel më 14 shtator.

Ai hodhi poshtë deklaratat e Brukselit se ai ka refuzuar një plan për sekuencimin e Marrëveshjes Bazë, duke thënë se ai në takim kishte dorëzuar një plan të tij për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Kurti shtoi se kërkoi që BE-ja të tregonte nëse Serbia kishte dorëzuar një dokument për zbatimin e marrëveshjes. Një dokument iu dha në fund të takimeve, që, sipas Kurtit, ishte i datës 19 korrik, që ishte refuzuar gjatë takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel të mbajtur në po atë datë.

Sipas tij, ky dokument kërkonte që fillimisht të themelohej Asociacioni i komunave me shumicë serbe, e pastaj diskutimin për planin e BE-së, duke shtuar se dokumenti “ishte shndërruar në plan të ndërmjetësuesit”.

Kurti u pyet edhe për masat ndëshkuese që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kushteve të ndërkombëtarëve për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Kryeministri kosovar tha se që një kohë nuk ka tensione në veri dhe Kosova veçse ka reduktuar praninë policore atje dhe ka hartuar një udhëzim administrativ që mundëson largimin e kryetarëve të komunave përmes një peticioni.

“Deeskalimi do të duhej të konsiderohej i mjaftueshëm për heqjen e masave”, theksoi ai.

Rundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.

Ky ishte takimi i parë mes Vuçiqit dhe Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit.

Nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili bashkë me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, ndërmjetësuan takimin, tha se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Kurti në Bruksel tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

Sipas Vuçiqit, Kurti, thjesht, “i shmanget formimit të Asociacionit… ky është thelbi i gjithçkaje”.

You Might Also Like

15 vatra të zjarrit aktive në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it

Sqarimi i ministrisë për pronën e News24 me kontratë qiraje deri në 2033

Grenell zbuloi se si Trump do t’i qaset Serbisë dhe Kosovës

Rrustemi: Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar rolin kushtetues

Homazhe në Hereç e Gllogjan për heronjtë Aliaj, Rexhepaj, Zenunaj e Sejfiaj

Kosova Times September 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sigurimi serb arreston vëllain e ish nënkryetares së Leposaviqit duke e akuzuar për spiunim në llogari të AKI-së

Kosova Times Kosova Times June 9, 2024
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
Parlamenti Evropian kërkoi që Rusia t’i kthejë Rumanisë dhjetëra tonë ar që u zhdukën nën bolshevikët.
Sarrazin: S’ka plan franko-gjerman, por evropian
Serbët “e papërshtatshëm” dhe “tradhtarë” të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?