By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bela Tarr, një nga regjisorët më të rëndësishëm ndërronr jetë
January 6, 2026
Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës
January 6, 2026
Bari zviceran ku vdiqën 40 persona nuk është inspektuar për pesë vjet. Kryetari i bashkisë: ‘Nuk kam përgjigje…’
January 6, 2026
Ish-kampionja ukrainase dënohet me 19 vjet burg në Moskë: ‘Nuk jam frikacak, bëra atë që ishte e drejtë për vendin tim!’
January 6, 2026
Grabisin kasafortën në vendpushim skish, por filmohen nga kamera
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq pret presion të ri për dialogun, paralajmëron zgjedhje në Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Vuçiq pret presion të ri për dialogun, paralajmëron zgjedhje në Serbi
Uncategorized

Vuçiq pret presion të ri për dialogun, paralajmëron zgjedhje në Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/09/18 at 11:46 AM
Kosova Times Published September 18, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret “një presion të ri” nga Perëndimi ndaj shtetit të tij lidhur me bisedimet me Kosovën.

“Ata në thelb u pajtuan me gjithçka që po bën [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti dhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është diçka që ata duhet ta bëjnë patjetër sepse marrëveshja për të është nënshkruar dhjetë vjet e gjysmë më parë dhe sepse ne insistojmë [në themelimin e Asociacionit]”, tha Vuçiq për televizionin Pink.

Pas takimit të 14 shtatorit, ndërmjet Vuçiqit dhe Kurtit, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, Bashkimi Evropian tha se do të konsultohet me shtetet anëtare dhe Shtetet e Bashkuara për hapat e mëtejmë për shkak të bisedimeve të pasuksesshme.

BE-ja tha se Kosova kishte refuzuar një propozim të bllokut evropian për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Prishtina dhe Beogradi arritën më herët gjatë këtij viti. Kurti tha se ky propozim ishte “kushtëzim”.
Vuçiq paralajmëron zgjedhje në mars
Vuçiq njoftoi për mundësinë që zgjedhjet në Serbi – që janë pjesë e kërkesave të opozitës – mund të mbahen më 4 mars 2024, apo një javë më herët. Këto zgjedhje më herët janë caktuar për 31 dhjetor.

“Jam i gatshëm të mbajmë zgjedhje në mars, në përputhje me ato që ata kanë shkruar”, tha Vuçiq për televizionin Pink.

Më 11 shtator, përfaqësuesit e opozitës në Serbi, që kanë organizuar protestat “Serbia kundër dhunës”, dorëzuan një kërkesë duke i kërkuar Vuçiqit që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhje në Beograd deri në fund të vitit 2023.

Kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme është dërguar nga Partia Demokratike, Kryengritja Ekologjike, Fronti i Gjelbër dhe grupet parlamentare Lëvizja e Popullit të Serbisë dhe Drejtimi i Evropës.

Më 5 shtator, deputetët opozitarë njoftuan në Parlament se ata do të “bllokojnë” organin ligjvënës të Serbisë derisa të plotësohet kërkesa e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve, pasi kanë mbajtur protesta për katër muaj me radhë, për shkak të dy vrasjeve masive që ndodhën në Serbi.

Vuçiq mohon se do ta largojë Vulinin nga udhëheqja e BIA-s
Presidenti serb, po ashtu, tha se “mund të kem planifikuar” të zëvendësoj drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, por shtoi se “nuk mund ta bëjë këtë tani”.

Duke komentuar spekulimet nga disa media se Vulini shpejt do të zëvendësohet, Vuçiqi tha se pretendime të tilla “ia zgjatën atij mandatin”.

“Ndoshta kam planifikuar që ta zëvendësoj, por tani nuk mundem”, tha Vuçiq.

Ai mohoi se Vulini do të zëvendësohet nga drejtimi i BIA-s me Marko Gjuriqin, ambasador aktual i Serbisë në Shtetet e Bashkuara.
Më 11 korrik, SHBA-ja e futi Vulinin në listën e sanksioneve, nën akuza për përfshirje në trafikim droge, por edhe për lidhjet me Rusinë.

Pas kësaj, Vuçiq deklaroi se sanksionet ndaj Vulinit ishin përgjegjësi e tij, për shkak se, “unë nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, deklaroi më 22 gusht se SHBA-ja nuk pajtohet me autoritetet në Serbi sa i përket sanksioneve kundër Vulinit, duke shtuar se Uashingtoni ka problem me orientimin e tij pro-rus. Megjithatë, ai shtoi se SHBA-ja dhe Serbia kanë raporte të mira.

You Might Also Like

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Kosova Times September 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

14 fermerë malishevas përkrahen me mekanizëm bujqësor

Kosova Times Kosova Times February 5, 2024
Kompanitë ruse filluan të punësojnë emigrantë nga India, Pakistani dhe Koreja e Veriut për shkak të mungesës së fuqisë punëtore
Sharoviq ka kërkuar nga Qendra për Punë Sociale që të vlerësojë gjendjen mendore të Vuçiqit… (VIDEO)
36 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës
Charles Michel nuk është më kreu i Këshillit Evropian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?