By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE thotë se Witkoff ‘ka nevojë të vizitohet nga një psikiatër’ për shkak të planit të ngrirjes së aseteve ruse
November 22, 2025
“Mos e refuzoni menjëherë.” Ekspertë amerikanë mbi planin e paqes të Trump
November 22, 2025
Me kanellë dhe gjalpë: Një tortë me pamje modeste plot shije dhe kujtime
November 22, 2025
Sigurisht – me rum: A keni provuar verë të nxehtë karaibiane që të kënaq?
November 22, 2025
Hamburgerët më të mirë me qoften më lëngshme: Një truk i pazakontë që vërtet “funksionon”
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja u kërkon palëve të angazhohen me konstruktivitet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE-ja u kërkon palëve të angazhohen me konstruktivitet
Lajme

BE-ja u kërkon palëve të angazhohen me konstruktivitet

Kosova Times
Last updated: 2023/09/19 at 9:23 AM
Kosova Times Published September 19, 2023
Share
SHARE

Bashkimi Evropian ka dalë me një komunikatë të gjatë rreth kërkesave dhe pritjeve që ka nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Sipas komunikatës, si Kosova edhe Serbia, po rrezikojnë të humbasin mundësitë për të përparuar në rrugët evropiane

BE ka shprehur shqetësimin për mungesën e zbatimit të angazhimeve të tyre sipas marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit të saj për rrugën drejt normalizimit, të rënë dakord në fillim të këtij viti, dhe që janë të detyrueshme dhe luajnë rol në rrugën evropiane të palëve.

“BE-ja u kërkon palëve të angazhohen me konstruktivitet dhe mirëbesim. Kjo nënkupton nisjen e zbatimit bazuar në Propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejme, që gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të dialogut. Puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejmë”, thuhet në letrën e BE-së me kërkesat për Kosovën dhe Serbinë. BE-ja ua kujton palëve përgjegjësinë për të respektuar parimin e konfidencialitetit në dialog, komponentin kyç të çdo procesi negociator të ndjeshëm politik”, thuhet në letër.

BE-ja ka thënë se është e shqetësuar për mungesën e përparimit nga palët në shtensionimin e situatës në veri.

“Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të BE-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, hapat e ndërmarrë deri tash mbesin të pamjaftueshëm dhe situata e sigurisë në veri mbetet e tensionuar. Në këtë kontekst, lëvizjet e Kosovës – përfshirë shpronësimet në veri, urdhrat e dëbimit, telekomunikacionin dhe përdorimi i forcave speciale të policisë për detyrat policore në komunitet – nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit dhe rrezikon të kontribuojë në rritjen e mëtejme të tensioneve. Sulmet e vazhdueshme në shkallë të vogël nga grupet kriminale dhe frikësimi i kadetëve serbë të Policisë së Kosovës/popullatës lokale, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Bllokimi i udhërrëfyesit për energjinë nga Serbia, si dhe përpjekjet tjera që nuk janë në vijë me Marrëveshjen për normalizim dhe aneksin e saj, bien ndesh me frymën e dialogut”, thuhet në letrën e BE-së.

BE-ja thekson se është e gatshme t’i heqë masat në rast të përparimit në përmbushjen e kërkesave ekzistuese, ose të vlerësojë masat e mëtejshme ndaj të dyja palëve, nëse është e nevojshme.

BE-ja u bën thirrje të gjithë akterëve politikë, të të gjitha niveleve qeverisëse, në Kosovë e Serbi, të angazhohen me konstruktivitet në procesin që shpie në zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës, që të shmangin hapat e mëtejmë të eskalimit dhe të përkrahin përparimin në dialog”, thuhet në letër.

Duke ua kujtuar Kosovës e Serbisë se rruga drejt BE-së është përmes dialogut dhe normalizimit të raporteve, BE-ja ka theksuar se të dyja rrezikojnë humbjen e mundësive për përparim në rrugën evropiane.

You Might Also Like

Arrestohen dy persona në Podujevë, u kapën me 2000 euro të dyshuara

Sekuestrohen 20 euro dhe 1.000 franga të falsifikuara që u deponuan në Pejë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Rama për Ditën e Alfabetit: Shqipja vulosi rrugën drejt së ardhmes

Trafiku Urban’: Qarkullimi i autobusëve rrezikon të pezullohet plotësisht

Kosova Times September 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kosova do ndalojë pijet energjike për personat nën moshën 18 vjeç

Kosova Times Kosova Times December 8, 2024
Hetuesit e Koresë së Jugut po kërkojnë arrestimin e presidentit të fajësuar
Kolonizimi i Siberisë nga Yermak në shekullin e 21-të
Formacioni i Kosovës ndaj Qipros
Digjet një shtëpi në Prizren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?