By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot mot i vranët e me intervale me diell
January 28, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 28, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra
January 28, 2026
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dështon tenderi për pajisjet e repartit për IVF-në në QKUK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dështon tenderi për pajisjet e repartit për IVF-në në QKUK
Lajme

Dështon tenderi për pajisjet e repartit për IVF-në në QKUK

Kosova Times
Last updated: 2023/09/21 at 1:39 PM
Kosova Times Published September 21, 2023
Share
SHARE

Ka dështuar tenderi për ta pajisur repartin e dedikuar për metodën e fertilitetit të asistuar mjekësor (IVF) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Për disa kërkesa dhe pajisje nuk janë pranuar fare oferta”, thuhet në një dokument të divizionit të prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë.

Ky divizion thase për të vazhduar procesin për pajisjen e raportit, “sipas profesionistëve duhet të rishikohen specifikat teknike” para se të hapet sërish tenderi.

Edhe Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar për REL-in se tenderi për pajisjet e IVF-it ka dështuar.

“Gjatë procesit tenderues janë pranuar shumë pyetje sqaruese dhe janë bërë korrigjimet e kërkuara me qëllim të lehtësimit dhe mundësisë më të gjerë për ofertim. Por, meqenëse nuk kishte oferta të përgjegjshme pritet që gjatë ritenderimit, të arrijmë t’i kontraktojmë”, u tha në përgjigjen e MSH-së.

Kosova synon që të ketë një repart të posaçëm për IVF-në në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Për pajisjet e nevojshme për këtë repart, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 1.5 milion euro.

Aktualisht, kjo metodë kryhet vetëm në institucionet private.

Në Klinikën e Gjinekologjisë, në kuadër të së cilës do të jetë reparti i IVF-së, po presin pajisjet për këtë metodë mjekësore. Punimet në infrastrukturë për repartin e ri veçse janë kryer.

IVF-ja është një metodë fertiliteti, së cilës i nënshtrohen personat që nuk mund të lindin fëmijë në mënyrë natyrale.

Përmes kësaj procedure, ekipi mjekësor heq vezët nga vezoret e një gruaje dhe më pas i fekondon ato me spermë në laborator. Embrionit të fekonduar i jepen disa ditë për t’u rritur dhe më pas ai vendoset në mitrën e gruas. Procesi zakonisht zgjat katër deri në gjashtë javë.

Por, as kjo metodë nuk është 100 për qind e suksesshme.

You Might Also Like

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Moti në Shqipëri me reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kosova Times September 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump i dha Zelensky-t disa ditë kohë për t’iu përgjigjur planit të paqes

Kosova Times Kosova Times December 9, 2025
Tatarët e Krimesë në Kazakistan festojnë Ditën e Përkujtimit
Horoskopi ditor për 28 nëntor
Panik në Moskë: Forcat ukrainase kryen një sulm të fuqishëm, goditën një termocentral në Rusi
“Humbja e Kremlinit është e pashmangshme, Perëndimi të përgatitet për të ndarë Rusinë”: Eksperti i spiunazhit Edward Lucas në analizë për Times of London
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?