By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përplasje lidhur me themelimin e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përplasje lidhur me themelimin e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore
Lajme

Përplasje lidhur me themelimin e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Kosova Times
Last updated: 2023/09/21 at 1:11 PM
Kosova Times Published September 21, 2023
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet me seancën e radhës, ku në rend të ditës është, “Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar një hetim të thellë parlamentar lidhur me dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore.

Gashi, ka thënë duke pas parasysh dyshimit të bazuar për abuzimet e mundshme kërkohet që të bëhet hetim i thelluar parlamentar. Sipas tij mandati i këtij komisioni duhet të jetë sipas ligjit, 6 muaj.

Kurse shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se e konsideron hap të ngutshëm këtë kërkesë për hetim parlamentar. Ajo e përshkroi si spektakular aksionin policor ku më 18 gusht janë arrestuar 2 persona pranë MINT-it dhe një afarist.

Kusari ka kërkuar që deputetët e opozitës t’i besojnë Prokurorisë. Sipas saj formimi i këtij Komisioni do të kushtonte dhe do të krijonte vetëm Shou mediatik.

Deputeten Kusari-Lilës, përveç Gashit i ka reaguar edhe deputeti i LDK-se, Driton Selmanaj, i cili argumentet e kësaj deputeteje i ka quajtur banale dhe të paarsyeshme. Sipas tij formi i këtij komisioni hetimor nuk ka lidhje me procesin gjyqësor.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është shprehur se janë të gatshëm që të mos marrim fare mëditje nga puna në Komisionin hetimor parlamentar për rezervën shtetërore, vetëm që ky Komision të themelohet. Tahiri ka kritikuar shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se po shpenzohen më shumë para sesa mungesa e rezervës që nuk ka arritur.

Në vazhdën e kërkesës për themelimin e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, ka kërkuar që të hetohet se cila ka qenë lidhja e të dyshuarit Ridvan Muharremi, me ministren e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Ai ka kërkuar që të hetohet se cili është roli i tij në rezervat shtetërore.

Miratohet projektligji për parandalimin e dhunës në familje

(E plotësuar, 12:05) Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Për këtë projektligj kanë votuar 62 deputetë dhe të gjitha votat kanë qenë në mbështetje të tij.

Kërkesën dhe arsyetimin për “Themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla”, e bënë edhe shumë deputetë të tjerë të partive opozitare.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

Kosova Times September 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

ShBA është sinonim i mbrojtjes së shtetësisë së Kosovës

Kosova Times Kosova Times August 14, 2024
Recetë për mafine me djathë, boronica dhe banane
BE: Serbia po shkel Marrëveshjen e Ohrit
Rreth 64 milionë shtetas me të drejtë vote në zgjedhjet e Turqisë
Zbulohet muri rrethues i qytetit ilir Amantia i shekullit III para Krishtit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?