By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drejtori i MTS-së thotë se është zgjidhur çështja e lejes së punës e kompanisë në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Drejtori i MTS-së thotë se është zgjidhur çështja e lejes së punës e kompanisë në Kosovë
Lajme

Drejtori i MTS-së thotë se është zgjidhur çështja e lejes së punës e kompanisë në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/09/22 at 10:02 PM
Kosova Times Published September 22, 2023
Share
SHARE

Institucionet kompetente të Kosovës e kanë pranuar ankesën e MTS d.o.o., kundër vendimit të mëparshëm për heqjen e licencës së punës, tha të premten Vladimir Luçiq, drejtor i përgjithshëm i Telekom Srbija.

Ai nuk ka saktësuar se cili institucion kosovar ia ka pranuar ankesën kompanisë.

“Telekom Serbia” zotëron 100 për qind të aksioneve në MTS d.o.o.

Sipas një njoftimi të kompanisë të premten vonë, MTS d.o.o.,vazhdon të jetë e regjistruar siç duhet dhe vazhdon të funksionojë normalisht në Kosovë.

“Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) është urdhëruar që t’i shqyrtojë të gjitha ndryshimet dhe të dhënat në regjistër në përputhje të plotë me Marrëveshjen e Brukselit dhe rregulloreve tjera relevante”, thuhet në njoftimin e MTS d.o.o.

“Pas një lufte të madhe dhe të vështirë, tash për tash ka fituar e vërteta, e cila ka rëndësi të madhe për punëtorët, përdoruesit dhe njerëzit tanë që jetojnë në Kosovë”, tha Luçiq.

Autoritetet në Kosovë nuk e kanë konfirmuar apo komentuar këtë deri në publikimin e këtij lajmi.

MTS d.o.o. është kompani e themeluar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për Telekomunikacionin e Kosovës dhe Serbisë nga viti 2015, si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Në fund të vitit 2016, kjo kompani mori licencën për të operuar sipas ligjeve të Kosovës.

Mirëpo, Qeveria e Kosovës pretendon se kjo kompani, sikurse edhe dhjetëra kompani të tjera, shkelin rendin kushtetues të Kosovës për shkak se dosjet e tyre përmbajnë dokumente, në të cilat qytetet e Kosovës përmenden si pjesë e Serbisë.

Në dy-tre vjetët e fundit, MTS-ja në Kosovë ka blerë pothuajse të gjithë operatorët kryesorë kabllorë në komunat e banuara me shumicë serbe në veri dhe në jug të lumit Ibër. Kjo është arsyeja pse autoriteti për mbrojtjen e konkurrencës në Kosovë ka nisur një hetim ex-officio në fund të nëntorit 2022.

Dyshohet se MTS d.o.o. nuk i ka raportuar transaksionet e tij, siç kërkohet me ligj në Kosovë.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times September 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti fton qytetarët e Rahovecit të votojnë kandidatin Ali Dula

Kosova Times Kosova Times October 6, 2025
Vukotiq përballet me aktakuzë të re
Von der Leyen: Beogradi dhe Prishtina duhet të shfrytëzojnë momentin
Sa të rëndësishme janë armët e ShBA-së për Izraelin?
Rezoluta, IDU: Të krijohet qeveria teknike për zgjedhje të lira Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?