By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Është thelbësore të kuptohet se lidershipi nuk njeh gjini
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Është thelbësore të kuptohet se lidershipi nuk njeh gjini
Lajme

Osmani: Është thelbësore të kuptohet se lidershipi nuk njeh gjini

Kosova Times
Last updated: 2023/09/22 at 4:32 PM
Kosova Times Published September 22, 2023
Share
SHARE

Gjatë javës së lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbajt Konferenca Globale e Grave Lidere (GPWC), në të cilën Presidentja Vjosa Osmani ishte folësja kryesore.

Me këtë rast, duke folur mbi temën “Avancimi i lidershipit transformues të grave për impakt të qëndrueshëm global”, Presidentja Osmani theksoi se derisa përballemi gjithnjë e më shumë me sfida globale, nuk mund dhe nuk duhet të nënvlerësohet fuqia e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes në pozita udhëheqëse.

“Në përpjekjet tona për të avancuar efikasitetin e lidershipit transformues të grave, është e domosdoshme të garantohet fuqizimi i tyre në të gjitha sferat e jetës. Kjo nënkupton ofrimin e mundësive të barabarta në arsim, punësim dhe role udhëheqëse përmes sfidimit të stereotipeve dhe paragjykimeve që vazhdojnë në shoqëritë tona”, ka theksuar Presidentja Osmani. Tutje, ajo ka folur për rëndësinë e nxitjes së një mjedisi që garanton dhe mundëson që të dëgjohet e vlerësohet zëri dhe idetë e tyre.

Në këtë fjalim, Presidentja Osmani foli edhe për sukseset dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të grave të Kosovës, duke shpërfaqur qëndresën, guximin dhe përkushtimin e tyre për të rritur mirëqenien dhe për të fuqizuar shoqërinë në përgjithësi.

Presidentja Osmani theksoi se promovimi i lidershipit transformues për ndikim pozitiv global nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri dhe së është përgjegjësia jonë kolektive t’i ushqejmë këto cilësi tek ne dhe tek brezat e ardhshëm, gjithnjë duke respektuar dhe avancuar barazinë gjinore.

Konferenca Globale të Grave Lidere (GPWC) është konferencë vjetore që organizohet nga Qendra për Zhvillim Ekonomik dhe Lidership në bashkëpunim me Amazon Watch Magazine dhe African Leadership Magazine dhe synon të mbledhë gra lidere për të diskutuar strategjitë për të adresuar nënpërfaqësimin e grave në rolet vendimmarrëse në mbarë botën. /Kosovatimes/

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times September 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Borrell: Miqësia me Putinin dhe anëtarësimi në BE nuk shkojnë së bashku

Kosova Times Kosova Times June 24, 2024
Grenelli pajtohet me Kurtin për të dënuar plagosjen e dy të rinjve serbë
Piloti i F-16 vdes gjatë misionit luftarak në Ukrainë
Luzha: Raporti i Progresit për Vendin është një vlerësim shumë real
Krasniqi: Qeveria në detyrë po tenton të blejë vota
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?