By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Papa Françesku: “Mesdheu është bërë një varrezë ku është varrosur dinjiteti njerëzor”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Papa Françesku: “Mesdheu është bërë një varrezë ku është varrosur dinjiteti njerëzor”
Rajon / Botë

Papa Françesku: “Mesdheu është bërë një varrezë ku është varrosur dinjiteti njerëzor”

Kosova Times
Last updated: 2023/09/23 at 12:58 AM
Kosova Times Published September 23, 2023
Share
SHARE

Papa Françesku tha sot se emigrantët që rrezikojnë të mbyten në det “duhet të shpëtohen, duke e quajtur atë “detyrë e njerëzimit, detyrë e qytetërimit”, ndërsa pengimin e një shpëtimi të tillë e quajti një gjest urrejtjeje, transmeton Hina.

Duke folur në fillim të vizitës së tij në Marsejë, e cila do të fokusohet në çështjet e emigrantëve në Mesdhe, Papa dënoi trafikun e qenieve njerëzore si dhe indiferencën.

Ai po fliste në një shërbim lutjeje ndërfetare pranë një monumenti në portin e Marsejës kushtuar marinarëve dhe emigrantëve që humbën jetën në det.

“Nuk mund të dëshmojmë më për tragjeditë e mbytjeve të anijeve të shkaktuara nga trafikimi i neveritshëm i qenieve njerëzore dhe fanatizmi i indiferencës. Njerëzit që rrezikohen të mbyten, të lënë në valë, duhet të shpëtohen. Është detyrë e njerëzimit, është detyrë e qytetërimit”, tha Ati i Shenjtë, i cili dënon rregullisht fatin që përjetojnë emigrantët.

“Jemi në një udhëkryq: nga njëra anë, vëllazëria – nga ana tjetër, indiferenca, që e bën Mesdheun të përgjakshëm. Jemi në udhëkryqin e qytetërimeve”, tha ai.

“Përballë një tragjedie të tillë, fjalët nuk kanë dobi, por veprat”, theksoi Franjo, duke shprehur edhe një herë keqardhjen e tij që “Mesdheu është kthyer në një varrezë të pamasë ku është varrosur dinjiteti njerëzor”.

Udhëtimi i Papës në Marsejë vjen pasi një valë e re e mbërritjeve në ishullin italian të Lampedusa nxiti Bashkimin Evropian të miratojë një plan urgjent për të ndihmuar Romën të menaxhojë flukset e migracionit nga Afrika. Vizita e Papës në Francë po mbahet nën masa të larta sigurie, me rreth 6,000 anëtarë të mobilizuar të policisë dhe një sistem të veçantë sigurie, tha një zyrtar i policisë pa emër.

Të shtunën priten rreth 60 mijë persona në meshën në stadiumin Velodrome, e cila do të drejtohet nga Papa Françesku. Do t’i paraprijë shëtitja e Franjës me automobilin përgjatë Prada Avenue, ku priten 100,000 njerëz.

You Might Also Like

Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet

VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë

Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

Kosova Times September 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rute u bën thirrje aleatëve të NATO-s të rrisin mbështetjen ushtarake për Kievin

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
Xavi paralajmëron dorëheqje nëse gjërat nuk shkojnë si duhet
Krasniqi uron të gjithë bashkëqytetarët e besimit islam
Kamionisti ia mbath pasi le per vdekje 56-vjeçarin
Raketa që testuan verikoreanët pati kapacitet për të arritur në tokën e SHBA-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?