By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini përgatit një ofensivë të re të madhe në Ukrainë
September 4, 2025
Macron: “Ministrat e mbrojtjes të aleatëve ranë dakord për garancitë për Ukrainën”
September 4, 2025
Katër të lënduar në një aksident në Pejë, një në gjendje të rendë
September 4, 2025
IPK arreston një polic të njësisë spciale
September 4, 2025
Hoti: Marrëveshja e Washingtonit, mundësi e humbur
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit
Sport

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Kosova Times
Last updated: 2023/09/23 at 8:11 AM
Kosova Times Published September 23, 2023
Share
SHARE

Duke e hequr shprehjen “futbolli i grave” nga emri i ekipit të vet kombëtar, Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) shpreson se do të dëshmojë se ka bërë “ndryshim konceptual” në mënyrën sesi e sheh sportin.

Mbetet të shihet nëse vendet e tjera do ta ndjekin shembullin e Spanjës.

Spanja e bëri këtë ndryshim për të pasur barazi më të madhe, pas një marrëveshjeje mes shtëpisë së futbollit në vend dhe ekipit që e fitoi Kupën e Botës 2023, e cila u arrit pas shumë mospajtimeve qëkur ish-presidenti i federatës, Luis Rubiales, e puthi me zor në buzë futbollisten Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së trofeut, kur Spanja u bë kampione e botës në Australi muajin e kaluar.

Emri i ekipit të grave është quajtur tradicionalisht “de fútbol femenino” – apo në shqip “futbolli i grave”.

Por, nga tani e tutje, ekipet kombëtare të burrave dhe grave do të njihet të dyja zyrtarisht si “Selección Española de fútbol”, apo në shqip “Ekipi kombëtar i Spanjës në futboll”.

“Më shumë se një ndryshim simbolik, ne duam që kjo ta përfaqësojë një ndryshim konceptual, dhe pranimin se futbolli është futboll, pavarësisht se kush e luan atë”, tha presidenti i përkohshëm i FFS-së Pedro Rocha.

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka mbajtur bisedime joformale në të kaluarën për mënyrën sesi vendet mund ta zgjidhin çështjen e emrit, por nuk ka dhënë ndonjë propozim zyrtar.

Vendet e tjera, si Anglia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë krijuar barazi duke iu referuar atyre si ekipet kombëtare të “burrave” dhe “grave”.

Por barazia është më e vogël kur bëhet fjalë për turnetë e mëdhenj.

Gara më elitare dhe prestigjioze e burrave quhet thjesht Liga e Kampionëve. Gara e njëjtë e grave, megjithatë, quhet Liga e Kampionëve e Grave.

Njëlloj, Kampionati Evropian i burrave i vitit të ardhshëm quhet Euro 2024. Gara e njëjtë e grave më 2025 quhet Euro e Grave.

Kupa Botërore e Grave në Australi dhe në Zelandë të Re u mbajt disa muaj pas asaj të burrave, emri zyrtar i të cilës ishte thjesht FIFA Kupa e Botës.

You Might Also Like

Osmani: Edhe stadiumi i Prizrenit po bëhet

Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

Njomza Emini, anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian

Avdullahu arrin në Prishtinë: Kosovën e zgjodha me zemër

E konfirmon FSHF: Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares

Kosova Times September 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-presidenti peruan Fujimori ka vdekur. Ai kaloi më shumë se 10 vjet në burg

Kosova Times Kosova Times September 12, 2024
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe SPAK arrestojnë kryekomisarin e Durrësit, Gazmir Preçi
Kurti në ‘STEMinists’24’: Zhvillimi i shtetit – përparimi i qytetarëve
Biden planifikon të lejojë kompanitë ushtarake amerikane të operojnë në Ukrainë
“Via Carpatia” dhe lidhja e veriut dhe jugut të Evropës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?