By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 shtator
September 25, 2025
Aktgjykimi për ‘Thaçin e tjerët’, i shkallës së parë, shpallet vitin tjetër
September 24, 2025
Nisma shpalosi programin në Pejë
September 24, 2025
Spiropali: Bashkimi Evropian duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës
September 24, 2025
Gërvalla: Kosova e përkushtuar për reforma, siguri dhe integrim evropian
September 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si raportojnë mediat ruse për situatën në Kosovë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Si raportojnë mediat ruse për situatën në Kosovë?
Rajon / Botë

Si raportojnë mediat ruse për situatën në Kosovë?

Kosova Times
Last updated: 2023/09/24 at 3:32 PM
Kosova Times Published September 24, 2023
Share
SHARE

Vrasja dhe plagosja e një pjesëtari të policisë së Kosovës në një sulm të ndodhur natën e së shtunës në të dielë shkaktoi vëmendje të madhe në mediat ruse.

RIA Novosti shkruan se “Kryeministri i Republikës së vetëshpallur të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se policia ka gjetur dhe rrethuar 30 persona të armatosur, të cilët dyshohet se kanë sulmuar policinë gjatë natës dhe se atyre iu është kërkuar që të dorëzohen. ”

RIA citon Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës të ketë thënë se “rreth orës 02:40 (03:40 me orën e Moskës) në urën afër fshatit Bansko, dy kamionë pa targa bllokuan hyrjen”. Policët e dërguar atje janë qëlluar nga sulmues të panjohur, të cilët thuhet se kanë përdorur granata dore dhe granatahedhës.

Dy pjesëtarë të policisë së Kosovës janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Mitrovicës së Kosovës, njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Të paktën 30 persona të armatosur rëndë janë të rrethuar nga forcat tona, u bëj thirrje të dorëzohen. Këta janë ata që sulmuan policinë tonë. Autorët dhe ata që kanë dhënë urdhra do të ndalohen dhe do të dënohen”, tha Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Prishtinë.

Media ruse bën me dije se si Kurti ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më herët në rrjetet sociale kanë akuzuar “grupet kriminale serbe” për sulme ndaj policëve.

Ruska Gazeta shkruan se nënautoritetet e shqiptarëve të Kosovës kanë mbyllur hyrjen në veri të Kosoves postbllokut Jarinje dhe Bërnjak.

“Sipas informacioneve të pakonfirmuara zyrtarisht, hyrja në Kosovë nuk lejohet përmes pikës së Jarinjes, shkruan Gazeta.

Kjo media ruse kujton deklaratën e Aleksandar Vuçiqit të 14 shtatorit se konsultimet e tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel dështuan.

Më herët, thekson Gazeta, Vuçiq është kërcënuar me arrest në Kosovë.

Kommersant shkruan se natën e 24 shtatorit persona të panjohur kanë qëlluar në drejtim të policisë së Kosovës në veri .

“Në fshatin Banjskë, jo larg qytetit të Leposaviqit, janë sulmuar forcat policore të Kosovës, si pasojë e të cilit një polic kosovar ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur. Në këto momente vijojnë granatimet e policisë sonë me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm.

Sulmuesit janë profesionistë të maskuar dhe të armatosur me armë të rënda”, citon Kommersant postimin e Kurtit në rrjetin social Facebook.

Ata kanë transmetuar edhe deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka fajësuar Serbinë për të shtënat. Sipas saj, autoritetet kosovare e konsiderojnë incidentin si “një agresion të hapur të Serbisë ndaj Kosovës”. Nga pala serbe ende nuk janë komentuar këto informacione, thekson Kommersant.

Portali rus Profile tregon deklaratën e Kurtit se “krimi i organizuar, me mbështetjen politike, financiare dhe logjistike të Beogradit zyrtar, po sulmon vendin tonë”.

Presidenti i Serbisë, kujton ky portal, paraprakisht ka shprehur mendimin se Kosova është në kërkim të një konflikti mes NATO-s dhe Beogradit. Ai tha se vendi i tij është sjellë me butësi, të cilën nuk e ka konsideruar dobësi, por përgjegjësi dhe seriozitet.

 

You Might Also Like

Bullgaria planifikon të ndërpresë furnizimet me gaz rus për tre vende

Çfarë fshihet pas ofertës së Putinit për të zgjatur Traktatin e Kufizimit të Armëve Bërthamore?

Huthitë sulmojnë qytetin izraelit në Detin e Kuq me dron: Të paktën 22 persona të plagosur

Qyteti italian vendos taksën për qentë

Ukraina sulmon Flotën e Detit të Zi në Novorossiysk, ndërsa raportohet kaos në të gjithë rajonet ruse të Detit të Zi

Kosova Times September 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Telekomin e nxorëm nga humnera dhe po e udhëheqim drejt zhvillimit

Kosova Times Kosova Times October 23, 2024
Ushtari rus që shkroi për humbje të mëdhanë Avdeevka dyshohet se kreu vetëvrasje
Dy avionë ukrainas u përplasën pranë Zhytomyr. Pilotët vdiqën
Neziri: Stafi i Kirurgëve është jashtëzakonisht i përgatitur
Tahiri flet për Kuvendin: Vetëm tre muaj e gjysmë punë efektive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?