By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rohde e kritikon Listën Serbe për mosdënimin e sulmit ndaj Policisë së Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rohde e kritikon Listën Serbe për mosdënimin e sulmit ndaj Policisë së Kosovës
Lajme

Rohde e kritikon Listën Serbe për mosdënimin e sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/09/25 at 11:58 AM
Kosova Times Published September 25, 2023
Share
SHARE

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, e ka kritikuar të hënën Listën Serbe, për heshtjen e saj rreth sulmit të armatosur vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit një ditë më parë.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, më 24 shtator.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe e mbështetur nga Beogradi – ka heshtur deri tani në lidhje me ngjarjet e fundit në veri.

“Kur e tërë bota, përfshirë Kisha Ortodokse Serbe, u trondit nga dhe i dënoi ngjarjet e djeshme: Pyes veten nëse Lista Srpska do t’i japë fund heshtjes dhe do të na bashkohet në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosoëvs”, shkroi Rohde në rrjetin social X.

As the whole world incl. SOC is shocked and condemns yesterday’s events: I wonder whether also Srpska Lista will stop its silence and join us all in our clear stance against this murderous attack on @Kosovo_Police.

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 25, 2023

Rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, vdiq nga plagët e marra në sulm, konfirmuan autoritetet.

Autoritetet kosovare thanë se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Rreth 30 sulmues ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij.

Të dielën, Vuçiqi e fajësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada “duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit”.

Kryeministri i Kosovës Kurti, ndërkohë, tha se sulmi është mbështetur nga Serbia.

“Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot dhe që nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times September 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Atletico Madrid merr fitore në fushën e Villarreal

Kosova Times Kosova Times April 1, 2024
Ambasadori izraelit: Ne i dhamë Ukrainës Patriotët. Izraeli: Nuk është e vërtetë
Përleshje mes disa personave në Prishtinë, dyshohet se u shkrep arma
Krimi i vitit 1995: 20,000 £ shpërblim për këdo që zbulon vrasësin e gruas britanike
India shkruan historinë, anija e saj kozmike zbarkon afër polit jugor të Hënës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?