By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ponosh:Ngjarjet në Banjskë treguan se Shërbimi i Sigurimit serb është thye
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ponosh:Ngjarjet në Banjskë treguan se Shërbimi i Sigurimit serb është thye
Rajon / Botë

Ponosh:Ngjarjet në Banjskë treguan se Shërbimi i Sigurimit serb është thye

Kosova Times
Last updated: 2023/09/26 at 10:48 AM
Kosova Times Published September 26, 2023
Share
SHARE

Kryetari i partisë së Qendrës Serbe (SRCE), Zdravko Ponosh, tha se përleshjet e armatosura me pasoja tragjike në Banjskë treguan se Shërbimi i Sigurimit të Serbisë është thyer.

Ponosh tha për agjencinë Beta se “regjimi” në Beograd është befasuar nga zhvillimi i situatës në veri të Kosovës.

“Një gjë është se a kanë ditur për ekzistimin e formacionit të armatosur serb dhe a e kanë ditur se kush ishte në krye të atij formacioni dhe cilat ishin qëllimet e tyre. Autoritetet në Beograd ishin të befasuar nga veprimi i Policisë së Kosovës dhe kjo tregon se sa keq është shkatërruar Sigurimi i Serbisë”, tha Ponosh.

Ai shtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, përmendi, siç u shpreh ai, përgjimin e ndihmësve të Kurtit si informacionin më të rëndësishëm të marrë nga agjencitë e inteligjencës serbe. “Është skandaloze”, theksoi Ponosh, transmeton RTKLive.

Sipas tij, lidershipi shtetëror ka mbetur i befasuar nga ngjarjet në Banjskë, gjë që vërteton, siç tha ai, se Beogradi nuk është në gjendje të kontrollojë situatën në Kosovë.

“Nëse regjimi në Beograd nuk është i përditësuar me organizatën e armatosur të serbëve në veri, të cilët kanë shumë arsye të ndihen të kërcënuar dhe të lënë pas dore, atëherë ky është një problem. Një problem tjetër është nëse regjimi ka informacione për organizatën e armatosur të serbëve dhe nuk i kontrollon. Viktimat më të mëdha të atyre problemeve në kontrollimin e situatës janë serbët në Kosovë dhe ata të rinj që dikush i ka joshur të bëhen banditë e që dukshëm janë të patrajnuar dhe dje u flijuan dhe u vranë si pëllumba”, theksoi Ponosh.

Ai shtoi se çështja është se për çfarë shërbejnë shërbimet serbe të sigurisë.

“Ne duhet të pyesim veten se për çfarë shërbejnë shërbimet e Sigurimit të Serbisë. Nëse ata e dinin për vetorganizimin e armatosur të serbëve në Kosovë dhe lejuan të vriten të rinjtë në këtë mënyrë, atëherë ne jemi në një problem vërtet të madh,” ai tha.

Ponosh foli për veprimet e Vuçiqit në Beograd, i cili rrit pritshmëritë e serbëve të Kosovës e që, pastaj i lë në baltë.

“Beogradi herë pas here bën bujë me ushtrinë afër vijës administrative dhe ngre pritshmëritë e serbëve në Kosovë. Vuçiq mban fjalime të forta patriotike plot me ngarkesë nacionaliste, por, në fakt, ai i la vetëm në Kosovë”, tha mes tjerash Ponosh për agjencinë Beta.

You Might Also Like

Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti

Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Amerikë. Disa të vdekur, të paktën 19 të zhdukur

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Kosova Times September 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku pret Bajqinovcin: Me kuadro të tilla, “Rruga e re” do ta bëjë të ardhmen e Kosovës

Kosova Times Kosova Times July 21, 2023
3 vjet burgim ndaj të pandehurit I.J., për veprat penale rrezikimi i trafikut me fatalitet dhe mosdhënia e ndihmës
Lideri i Hamasit në Egjipt, raportohet për bisedime për një armëpushim tjetër në Gazë
Zelensky i kërkoi NATO-s armë bërthamore
Ukraina thotë se ia ka goditur Rusisë edhe një luftanije
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?