By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pendarovski: Zvarritja e integrimit po lëkund besimin në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pendarovski: Zvarritja e integrimit po lëkund besimin në BE
Rajon / Botë

Pendarovski: Zvarritja e integrimit po lëkund besimin në BE

Kosova Times
Last updated: 2023/09/27 at 4:39 PM
Kosova Times Published September 27, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se zvarritja procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian po lëkund besueshmërinë ndaj bllokut, dhe kjo sipas tij paraqet kërcënim për demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Në konferencën e Kartës ShBA-Adriatik (A-5) në Shkup kushtuar stabilitetin në rajon si dhe ngritjes së ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë për mbrojtje kolektive kundër kërcënimeve më të mëdha, Pendarovski theksoi nevojën për shpejtimin e procesit integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Për fat të keq, zvarritja e integrimit evropian, për arsye të ndryshme, praktikisht në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, po lëkund besueshmërinë e Bashkimit Evropian. Ritmi i ngadaltë i procesit të integrimit në bllok është një nga kërcënimet për demokracinë në Ballkan. Disa sondazhe të opinionit publik tregojnë se mbështetja për organizatat dhe vendet me orientim perëndimor është në rënie dhe për herë të parë pas tre dekadash po rritet mbështetja për disa organizata të tjera rajonale dhe modele të tjera të menaxhimit”, theksoi Pendarovski në konferencën e komandës së forcave amerikane në Evropë dhe shefave të ushtrive të shteteve anëtare të Kartës Adriatikut (A-5), të mbajtur më 27 shtator.

Sipas Pendarovskit, zvarritja e integrimeve evropiane krijon rrezik për kërcënime hibride dhe rrënimin e stabilitetit të rajonit.

Në këtë konferencë u fol edhe për agresionin rus në Ukrainë, me ç’rast iu dha mbështetje sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Komandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Christopher Cavoli, tha se pushtimi rus i Ukrainës tregon vlerën dhe rëndësinë e sigurisë kolektive dhe integritetit kolektivo-territorial.

“Të gjitha vendet që janë të pranishme këtu kanë programe të rëndësishme bashkëpunimi të përbashkëta dhe marrin pjesë si partnerë dhe aleatë në modernizimin e NATO-s në kuadër të konceptit të mbrojtjes kolektive. Pushtimi rus i Ukrainës na kujton gjithashtu se duhet të punojmë për stabilitetin çdo ditë. Ngjarjet që ndodhën së fundmi në këtë rajon tregojnë gjithashtu se ne të gjithë duhet çdo ditë të kontribuojmë për stabilitetin”, tha gjenerali Cavoli.

Pjesëmarrësit e konferencës kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ushtarak dhe për ruajtjen dhe forcimin e sigurisë në rajon.

Karta ShBA-Adriatik është krijuar më 2003 nga Shtetet e Bashkuara dhe ka për synim që të koordinojë aktivitetet mbështetëse për shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në NATO.

Maqedonia e Veriut është pjesë e NATO-s dhe po ashtu ka hapur negociatat për anëtarësim në BE.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times September 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sulmohet vetura e qytetarit serb në veri, ai akuzon Radoiçiqin

Kosova Times Kosova Times January 4, 2023
Skender Hyseni lirohet nga akuza për mosraportim të pasurisë
Axhenda ndërkmbëtare
Pentagoni, 1 miliard dollar ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
Pacolli paralajmëron padi për analistin Curri, thotë se familja e tij po vuan pas deklaratave për vrasjen e Liridonës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?