By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Interfax: Rosatom është gati t’i ofrojë Serbisë centrale bërthamore me fuqi të ulët dhe të lartë
May 15, 2025
Rusia lëshon më shumë se 100 dronë në Ukrainë përpara bisedimeve në Stamboll
May 15, 2025
“Evropa e re në një botë të re…”, Shqipëria mikpret Komunitetin Politik Evropian
May 15, 2025
Rusia do të përfaqësohet në Stamboll nga autori i një libri shkollor mbi “rilindjen” e Putinit.
May 15, 2025
Më shumë se 40 të vdekur në sulmet e natës në Gaza: Morgët plot me trupa
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fëmijë në fushatat e politikanëve në Maqedoninë e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Fëmijë në fushatat e politikanëve në Maqedoninë e Veriut
Rajon / Botë

Fëmijë në fushatat e politikanëve në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/09/28 at 5:27 PM
Kosova Times Published September 28, 2023
Share
SHARE

“Prania e fëmijëve në rrjete sociale të zyrtarëve të lartë të pushtetit qendror dhe atij vendor, është e patolerueshme pasi kërcënon të drejtat dhe dëmton imazhin e tyre, madje edhe në rastet kur marrin leje nga prindërit”. Kështu theksojnë organizatat merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut.

Ky reagim u bë pasi gjatë promovimit të aktiviteteve të tyre, zyrtarët e lartë të shtetit në forma të ndryshme përfshijnë edhe praninë e fëmijëve të moshës nën 16-vjeçare, megjithëse të gjithë theksojnë se kanë autorizim nga prindërit.

Në gusht, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një video dhe fotografi nga hapja e një kopshti për fëmijë në Probishtip (qytet në lindje të vendit) ku krahas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trenceska dhe kryetarit të kësaj komune, Dragan Anastasov, shihen edhe fëmijë.

Edhe lideri i opozitës maqedonase, Hristian Mickoski, gjatë promovimit të politikave të partisë që drejton, jo rrallë shihet në prani të fëmijëve. Një rast i tillë ishte ai i mbikëqyrjes së realizimit të projekteve në komunën e Bërvenicës së Tetovës, komunë kjo që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja.

Edhe kryetari i Komunës së Çairit të Shkupit, Visar Ganiu, ka postuar fotografi gjatë aktiviteteve sportive në një shkollë të kësaj komune e ku shihen të pranishëm edhe fëmijë.

Ndërkohë, edhe në një postim të kryetarit të Komunës së Tetovës, Billal Kasami, gjatë promovimit të renovimit të një shkolle në komunën që drejton vërehet prania e fëmijëve.

Nga zyra e Avokatit të Popullit thonë për Radion Evropa e Lirë se çdo përdorim i fotografive të nxënësve në shkolla për qëllim të promovimit të aktiviteteve me karakter politik, paraqet keqpërdorim të të drejtave të fëmijëve.

Vaska Bajramovska, zëvendëse e Avokatit të Popullit, thotë se është e kuptueshme se politikanët janë të obliguar të dëgjojnë kërkesat e madje dhe të fëmijëve në saje të së cilave duhet t’i orientojnë politikat zhvillimore. Mirëpo, sipas saj, në asnjë mënyrë nuk guxon që fëmijët të përdoren në promovimin e realizimit të politikave qeveritare apo atyre vendore.

“Qysh në fillim të vitit shkollor, kopshtet dhe shkollat janë të detyruara të kërkojnë pëlqimin e prindërve për t’i fotografuar fëmijët e tyre për qëllime shkollore, për të mbrojtur të dhënat e fëmijëve. Kështu, për shembull, nëse thirret kryeministri ose ndonjë zyrtar tjetër për të shënuar fillimin e vitit shkollor në një shkollë dhe pastaj shfaqen fotografitë e fëmijëve me politikanin, atëherë kjo nuk përbën keqpërdorim”, shpjegon Bajramovska.

Por, nga Ambasada për Fëmijë “Megjashi” konsiderojnë se çdo paraqitje e zyrtarëve të lartë të shtetit apo drejtuesve të komunave në prani të fëmijëve paraqet fushatë, përkatësisht keqpërdorim të të drejtave të fëmijëve pavarësisht se për këtë kanë marrë deklaratë me shkrim nga prindërit:

“Ashtu si edhe viteve të mëhershme, me keqardhje konstatojmë se në vazhdimësi ndodh abuzimi i fëmijëve për shkak të veprimeve politike, akt ky që ndalohet me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës dhe deklaratën për Mbrojtjen e Fëmijëve nga manipulimi dhe abuzimi politik”.

Nga ana tjetër, Zhaneta Trajkovska, nga Instituti për Studime të Komunikimit, thotë për REL-in se fëmijët do të mbeten një vegël fitimprurëse për politikanët që nuk atakohen për veprimet e tyre nga opinion.

“Te ne ende zhvillohen debate rreth pranisë së fëmijëve në fotografitë e politikanëve që i shpërndajnë në rrjetet sociale për të promovuar aktivitetet e tyre. Për fat të keq, këtë e bën dhe një pjesë e mediave pa mjegulluar fytyrat e fëmijëve. Deri sa nuk vendoset një sistem i cili godet, thënë kushtimisht, xhepin e politikanëve ose kërkohet përgjegjësi nga ta nga ana e opinionit, ne do të shohim këtë lloj sjellje të zyrtarëve”, vlerëson Trajkovska.

Me gjithë reagimin e Ambasadës për Fëmijë dhe reagimeve sporadike të sektorit civil për shkak të keqpërdorimit të fëmijëve në fushatat e politikanëve, veçanërisht atyre zgjedhore, deri më tani asnjë rast nuk ka marrë epilog gjyqësor, sa i përket pranisë së fëmijëve në aktivitete e promovime të projekteve politike.

You Might Also Like

Interfax: Rosatom është gati t’i ofrojë Serbisë centrale bërthamore me fuqi të ulët dhe të lartë

Rusia lëshon më shumë se 100 dronë në Ukrainë përpara bisedimeve në Stamboll

Rusia do të përfaqësohet në Stamboll nga autori i një libri shkollor mbi “rilindjen” e Putinit.

Më shumë se 40 të vdekur në sulmet e natës në Gaza: Morgët plot me trupa

Negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë sot. Me Zelenskyn, por pa Putinin dhe Trumpin

Kosova Times September 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rubio: SHBA do të qëndrojë në NATO, aleatët duhet të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Kosova Times Kosova Times April 3, 2025
REL ka kundërshtuar vendimin e qeverisë amerikane për të shkurtuar fondet në gjykatë
Mujka: Sot përsëri po tentohet që të fajësohet “Ibër-Lepenci” për nivelin e ujit në liqenin akumulues
Vuçiq për takimin me QUINT: Më mirë të mos them asgjë
Organizata e Vendeve Islamike mbështeti Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?