By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Keqpërdorimi i objekteve religjioze ortodokse në Kosovë nga KOS e cila po i mbështet paramilitarët serbë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Keqpërdorimi i objekteve religjioze ortodokse në Kosovë nga KOS e cila po i mbështet paramilitarët serbë
Opinion

Keqpërdorimi i objekteve religjioze ortodokse në Kosovë nga KOS e cila po i mbështet paramilitarët serbë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 1:35 AM
Kosova Times Published September 28, 2023
Share
Kosovo police officers stand guard around the entrance to the village of Banjska, northern Kosovo on September 25, 2023. A standoff between gunmen and Kosovo authorities at a monastery near the Serbian border ended late September 24, 2023, the Interior Minister in Pristina announced, after police regained control of the area. A police patrol was ambushed near the village of Banjska earliar in the day,leaving one Kosovo law enforcement officer dead and another wounded, after which the gunmen fled to a nearby monastery where they barricaded themselves and traded gunfire with Kosovo police for hours.,Image: 808232537, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Armend NIMANI / AFP / Profimedia
SHARE

Për shumë media në Serbi mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur në Kosovë!? Por nuk mbahet mend që për këtë ngjarje që ka mundur të qojë në pasoja të papara të ketë pasur më shumë informacione të cilat ndoshta do duhej heshtur deri ne nje hetim te thelle, shkruan Kosovatimes. Se ka pasur një paralajmërim dëshmoi kohë më parë deklarata e Radonqiqit i cili tha se “unë jam kthyer. Jam këtu”. Më e çuditshme mbetet fakti i shpalljes së ditë zie për terroristët jo vetëm nga Qeveria e Serbisë por edhe Kisha Ortodokse serbe të cilën po ta dëgjosh janë për paqe por gjithnjë duke akuzuar institucionet e vendit për “spastrim etnik”! Kështu kisha ortodokse serbe  merr nje rol  mjaft interesant  në këto ngjarje, , sidomos ata që janë vënë në funksion të aktiviteteve terroriste e qe rastisi te ndodhen ne afersi te manastirit!

Në dy hapësira të manastirit janë zbuluar armë, pancirë dhe pjesë të pajisjeve ushtarake. Në kumtesën e dioqezës thuhej se këto gjëra personat e armatosur i kanë hedhur duke u tërhequr. Por më herët më 25 shtator dioqeza ka publikuar një deklaratë, që më vonë është shlyer ku thuhet se në manastir nuk janë gjetur armë.

Serbia është ndoshta i vetmi vend në botë që shpalli ditë zie për vdekjen e terroristëve. Regjimi i Vuçiqit doli hapur në anën e terroristëve dhe kështu zyrtarisht u bë një kërcënim sigurie për paqen në rajon. Por këtë  e ka mbështetur edhe Kisha ortodokse serbe.

Dioqeza e Rashko-Prizrenit në reagimin e parë u distancua nga personat që sulmuan me armë manastirin e Banjskës dhe më pas shprehu ngushëllimet për familjet e të vrarëve “për vuajtjet e fundit të serbëve të Kosovës në veri të Kosovës”. Kështu Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit në mbrëmjen e 27 shtatorit u ka dërguar ngushëllime familjeve të serbëve të vrarë në sulmin ndaj policisë së Kosovës i cili ndodhi natë e 24 shtatorit kur në sulm u vra një rreshter i policisë në pritë.

“Me rastin e vuajtjeve të fundit të serbëve të Kosovës në veri të Kosovës , Dioqeza e Rashko-Prizrenit u shpreh ngushëllimet e sinqerta të gjithë anëtarëve të familjeve të tyre”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen e dioqezës. Madje aktet terrorist i konsiderojnë si tragjedi për serbët sidomos ata nga veriu i Kosovës!. Pra me kwtw ngushwllim ata barazojnw   grupin paramilitar serb i barazonë  me pjesëtarin e SHPK i cili  ne shërbim  te gjithë qytetarëve pa dalim etnie apo religjioni humbi jetën nga po ai grup serb!

Çfarë ngjarje tragjike kanë ndodhur që të ketë një sulm të tillë i grupit  paramilitar serbe? Të gjitha kokat e shëndosha nga cila do palë e dinë se nuk ka pasur ngjarje tragjike, por kryerje të veprës penale ndaj së cilës ka reaguar policia e Kosovës me aksion të ndjekjes së autorëve . Megjithatë në vend të njoftimeve relevante se çfarë ka ndodhur në Banjskë presidenti i Serbisë u përgjigj në mënyrë propagandistike, ashtu siç  di.

Ai në konferencën për media vazhdimisht ka përsëritur se ishte një rebelim i serbëve nga veriu i Kosovës për shkak të politikave të Kurtit, e më pas gjatë takimit me ambasadorin rus tha se ishte spastrim etnik i serbëve të organizuar nga Kurti me mbështetjen e tij. të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare. Të njëjtat deklarata bëjnë edhe Brnabiq dhe Daçiq. Por nuk është as rebelim, as spastrim etnik, por është qartazi një operacion i planifikuar për një kohë të gjatë – armët, uniformat dhe automjetet e tregojnë këtë – nga grupi i Radoiçiqit me një qëllim, për momentin, të paqartë.

Vuçiq për ironi shprehej  i befasuar që aksioni i policisë kundër grupit të Radoiçiqit ishte aq i shpejtë dhe efektiv, që duhet të na çojë në përfundimin se pala prishtinase përndryshe është e gatshme për represion ndaj komunitetit serb!.

Gjegjësisht, Kurti dimrin e kaluar tha se Vuçiq dhe Porfirije po keqpërdorin Kishën për të arritur hegjemoninë rajonale dhe se fashizmi rus së bashku me fondamentalizmin ortodoks, sikurse fashizmi islamik në fillim të shekullit, është një kërcënim sot.

Dy momente paralajmëruese për këtë janë dhënë.

Në një video që qarkullon në internet, Radoiçiq është fotografuar pranë një kryqi të madh ortodoks ku  thotë se është kthyer në Kosovë.

Prandaj, nuk duhet të jetë shumë i mençur për të konkluduar se ka gjasa të mëdha që një grup i armatosur serb – nëse vendosin ta bëjnë këtë – ndoshta do të veprojë në zonën e një kishe ose manastiri, të cilat zakonisht janë të rrethuara me mure dhe i përshtatshëm për një fortifikim nga i cili mund të ofrohet rezistencë efektive.

Por, meqenëse propaganda ruse normalisht akuzon vendet perëndimore se duan të shkatërrojnë Ortodoksinë, aksioni i policisë kundër fondamentalistëve të armatosur ortodoksë – siç shihet nga Kurti – duhej të përmbushte një detyrë tjetër: ata nuk mund të lejonin që një ndërtesë fetare ortodokse të bëhej skena e një konflikti të armatosur , sepse kështu duan fundamentalistët, të provokojnë sulm ndaj një objekti fetar dhe të bëhen dëshmorë. Kjo është arsyeja pse gjithçka përfundoi me negociata dhe evakuimin e pjesëtarëve të mbetur të grupit terrorist, pa një sulm të drejtpërdrejtë nga forcat policore në manastirin e Banjskës.

Një tjetër argument është paalajmërimi i “Die Welt” kohë më parë në një publikim të  titulluar: “A po përgatit Serbia një luftë të re në Ballkan”.

“Jo, Serbia po përgatitet për të ardhmen”, është përgjigjur menjëherë Vuçiq, menjëherë i është bërë një pyetje diplomatike: “për cilën luftë po mendon në të ardhmen”. Ky lajm duhet të alarmojë Perëndimin dhe vendet fqinje rreth Serbisë”, ka shkruar “Die Welt”. Dhe ajo që sipas gazetës duhet t’i shqetësojë të gjithë dhe të konfirmojë titullin “A po përgatit Serbia një luftë të re në Ballkan?”, ishte ky: “Serbia po blen 20.000 dronë iranianë të tipit Shahed-136”.

Megjithatë, në thirrjen e Perëndimit në veprim dhe alarmimin e fqinjëve të Serbisë, nga të cilët vetëm Bosnja dhe Hercegovina nuk është anëtare e NATO-s, ndërsa Kosova është praktikisht nën mbrojtjen e saj, u bë vetëm një lëshim: blerja e supozuar e dronëve iranianë u publikua fillimisht në llogaria e “Alarmit terror” në rrjetin X. Një shërbim inteligjent perëndimor përcaktoi “me siguri të plotë” se “lajmi” ishte lëshuar si “tullumbace provë” nga propaganda e Vuçiqit. Me idenë për ta “shtyrë” dhe pastaj për ta mohuar dhe në të ardhmen “të kalurojë ” në atë mohim kudo që të mundet dhe “të mbulojë” biznesin e vërtetë të pistë. Por lufta e Perëndimit kundër Vuçiqit tashmë ka filluar. Ai nuk do ta lërë pushtetin në Serbi pa probleme të mëdha, në folenë e tij kriminale janë zvarritur shumë njerëz dhe shumë para, të ndyra sigurisht, dhe kjo do të thotë nga narkotikët dhe nga armët dhe nga mafia e ndërtimit dhe mafiet e tjera, mizore dhe të gatshme. për tradhti të çastit nëse do t’u ofrohet edhe një “amnisti” e përkohshme para drejtësisë së ardhshme.

Koment i Kosovatimes

You Might Also Like

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?

Kosova Times September 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haxhiu: Kushtetuesja ka vonuar publikimin e aktgjykimit për Byronë

Kosova Times Kosova Times July 29, 2024
Vetëplagoset me armë ndërsa gënjeu policinë se u sulmua nga qentë
Sulmet ruse shkaktojnë dëme në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë
Në Abkhazi ka protesta kundër një marrëveshje me Rusinë
Presidenti Biden nderon 20 amerikanë me Medalje Presidenciale të Qytetarisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?