By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Jam krenar dhe njëkohësisht mirënjohës për boshnjakët dhe kontributin e tyre
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Jam krenar dhe njëkohësisht mirënjohës për boshnjakët dhe kontributin e tyre
Lajme

Kurti: Jam krenar dhe njëkohësisht mirënjohës për boshnjakët dhe kontributin e tyre

Kosova Times
Last updated: 2023/09/28 at 4:43 PM
Kosova Times Published September 28, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në tryezën e rrumbullakët, me rastin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, ngjarje kjo që filloi me një minutë heshtje, në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Heroit të Republikës, Afrim Bunjaku që më 24 shtator ra në krye të detyrës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve të këtij komuniteti, kryeministri u shpreh i lumtur që ishte sot në mesin e tyre, duke falënderuar njëkohësisht zëvendëskryeministren Rexhepi e cila siç tha ai, na bashkoi dhe mund të flasin për tema që shqetësojnë të gjithë shoqërinë tonë dhe rrjedhimisht të gjithë ne.

Kryeministri Kurti teksa kujtoi sulmin e fundit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, tha se të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjeve të fundit ku sulmi terrorist në vendin tonë vërtetoi se dyshimet dhe pretendimet tona të vazhdueshme janë të vërteta dhe se kjo lloj politike ka ndjekur Serbinë që nga vitet 1990.

“Policia jonë dhe Republika jonë treguan vendosmëri, profesionalizëm, atdhedashuri, por mbi të gjitha guxim në luftën kundër rendit kushtetues, krimit dhe terrorizmit. Polici ynë Afrim Bunjaku humbi jetën heroikisht, por edhe tregoi se dashuria dhe sakrifica për atdheun është mbi të gjitha. Kështu na bashkoi të gjithëve dhe na bëri më të fortë. Kjo është arsyeja pse ai do të mbahet mend përgjithmonë’’, u shpreh kryeministri.

Kryeministri Kurti tha se është për jetesën e përbashkët dhe mirëqenien e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë duke investuar çdo ditë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë, punësimin, ndihmën ndaj kategorive sociale dhe barazinë mes të gjithë popujve në vendin tonë.

“Unë jam krenar dhe njëkohësisht mirënjohës ndaj boshnjakëve dhe për kontributin e tyre, si dhe angazhimin në çështje të rëndësishme brenda vendit dhe shoqërisë sonë. Përfaqësuesit politikë të boshnjakëve janë sot pjesë përbërëse e qeverisë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në marrjen e vendimeve të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm’’, u shpreh ai.

Kryeministri përmendi shpërndarjen e 3 milionë euro për komunitetet joshumicë në Kosovë, të cilat përmes Ministrisë për Komunitete dhe Kthim ua ndajnë organizatave joqeveritare dhe bizneseve të vogla me qëllim të rritjes së punësimit.

Në Pejë dhe Dragash do të fillojnë projektet infrastrukturore dhe ndërtimi i rrugëve me rëndësi për komunitetin boshnjak. Për këtë kemi ndarë 8 milionë euro. Më pas, kemi ofruar një program praktike për të rinjtë, në mesin e të cilëve 9 për qind janë boshnjakë.

Ndërsa ndërtojmë një të ardhme të përbashkët, ne duhet të ruajmë dhe të vazhdojmë të kultivojmë traditën. Për këtë arsye dhe vitin e kaluar unë dhe Emilija morëm pjesë në hapjen e Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren. E në gusht të këtij viti ishim në Prizren për ndërtimin e teleferikut, si dhe ndërtimin e rrugëve lokale në Zhupë.

“Ju përgëzoj për Ditën e Boshnjakëve dhe ju uroj gjithë të mirat”, përfundoi ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Zvicra, përkrahëse e Kosovës dhe partnere në zhvillimin ekonomik

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

Kosova Times September 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

BE-ja ndan 1 miliard dollarë ndihmë për Libanin

Kosova Times Kosova Times May 2, 2024
Dy helikopterë civilë u rrëzuan pas përplasjes në Finlandë
Presidentja takon ambasadorin e SHBA-së, flasin për zhvillimet e fundit
Lëvizja e lirë me pa mundësi ekonomike, pse kosovarët me patjetër i gëzohen liberalizimit të vizave!
Krasniqi e Rrahmani i japin fitoren Rapidit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?