By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti:Serbia e përkushtuar të shkatërrojë e jo të ndërtojë ura bashkëpunimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti:Serbia e përkushtuar të shkatërrojë e jo të ndërtojë ura bashkëpunimi
Lajme

Kurti:Serbia e përkushtuar të shkatërrojë e jo të ndërtojë ura bashkëpunimi

Kosova Times
Last updated: 2023/09/28 at 12:29 PM
Kosova Times Published September 28, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në Ditën Kombëtare të Boshnjakëve, ka thënë se sulmi terrorist dhe kriminel ndaj shtetit tonë ka dëshmuar dyshimet dhe pohimet e mëhershme të autoriteteve të Kosovës.

Sipas Kurtit, municioni dhe pajisjet ushtarake që janë gjetur në kuadër të Manastirit të Banjskës, tregojnë përkushtimin e Serbisë të shkatërrojë e jo të ndërtojë ura bashkëpunimi, teksa ka thënë se Policia e Kosovës ka treguar vendosmëri duke luftuar për rendin kundër krimit dhe terrorizmit.

“Polici ynë Afrim Bunjaku ka humbur jetën në mënyrë heroike, por ka treguar që dashuria dhe përkushtimi ndaj shtetit është mbi të gjitha dhe në çdo kohë”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se angazhohet për një jetë të përbashkët për të gjitha komunitetet, duke theksuar se çdo ditë investon në ekonomi, në ndihmë të kategorive sociale dhe për barazi të të gjithë popujve në shtetin e Kosovës.

“Jam krenar dhe falënderues ndaj boshnjakëve për kontributin e tyre dhe angazhimit të tyre për çështje të rëndësishme në kuadër të shtetit dhe shoqërisë. Përfaqësuesit politik të boshnjakëve  janë pjesë përbërëse e qeverisë dhe në mënyrë direkte marrin pjesë në nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme për zhvillim të përgjithshëm”, tha kryeministri.

Ai shtoi se qeveria e tij ka treguar përkushtim ndaj ligjit dhe respektimit e të drejtave të njeriut.

“Kemi arritur rezultate në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër terrorizmit dhe për parlamentarizëm, e kjo është tregues  se kjo shoqëri mundet të arrijë këtë. Republika e Kosovës, është një shtet dhe një shembull që progresi ekonomik dhe demokratik shkojnë së bashku. Qeveria jonë beson se nuk mund të ketë demokraci pa të drejtat e njeriut, pa sundim të ligjit dhe pa pluralizëm politik. Gjithashtu ne përkujdesemi për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

Kryeministri tregoi se ekzekutivi ka ndarë tre milionë euro për komunitete jo shumicë në Kosovë, të cilat përmes ministrisë për kthim dhe komunitete i ndahen organizatave joqeveritare edhe bizneseve të vogla, që sipas Kurtit qëllimi është rritja e punësimit.

Heroi Bunjaku nderohet në Ditën Kombëtare të Boshnjakëve

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ka organizuar sot tryezë, me rastin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve.

28 shtatori është dita ndërkombëtare e boshnjakëve, me ç ‘rast te gjitha shtetet ku jeton ky komunitet, organizojnë aktivitete për nder të kësaj dite dhe respektimit të vlerave dhe kulturës boshnjake.

Tryeza filloi me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku.

Rexhepi tha se në këtë tryezë jemi bashkuar për të shënuar Ditën e boshnjakëve dhe të diskutojmë çështje tjera me të cilat ballafaqohemi.

“Kjo ditë është mundësia që të përkujtojmë trashëgiminë e pasur dhe kontributin të cilin ua kanë sjellë boshnjakët Kosovës”, tha Emilia Rexhepi.

Ajo shtoi si komuniteti boshnjak është krenarë për rolin e tij në ndërtimin dhe formimin e rajonit, duke ndërtuar urat mes kulturave të ndryshme dhe komuniteteve.

“Boshnjakët gjithmonë kanë qenë sinonim i tolerancës, i diferencës dhe respektit të ndërsjellë. Tradita sjellë përparësi të bashkësisë dhe mirëkuptim të cilat janë kyçe për bashkëjetesë në shoqëri multietnike siç është Kosova jonë”, tha ajo.

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

Kosova Times September 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shoferi i dehur përplas për vdekje 30-vjeçaren shqiptare në Spanjë

Kosova Times Kosova Times June 11, 2025
Universitetit “Isa Boletini” i riakreditohen programet, pritet konkurs i ri
Nis seanca në OKB
Kurti kujton masakrat në Stagovë, Studime, Poklek të ri e Tusuz
KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?