By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Perla e Toskanës që ende nuk është zbuluar nga turizmi masiv – ja pse duhet ta vizitoni
January 22, 2026
Sekreti është te marinada: Një recetë për biftekë kubanezë tepër të thjeshtë dhe lëngshëm
January 22, 2026
Kommersant: Rusia mund të humbasë një nga tre bazat e saj ushtarake në Siri – aeroportin në Qamishli
January 22, 2026
Franca mohoi Trumpin dhe tallte pretendimet për tarifat e barnave: GIF me mbishkrimin “lajm i rremë”
January 22, 2026
Heidi Klum në një edicion sfidues: Në premierën e filmit, ajo pozoi me një veshje transparente
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë
Lajme

Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë

Kosova Times
Last updated: 2023/09/28 at 8:16 AM
Kosova Times Published September 28, 2023
Share
SHARE

Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Vetëm dy muaj e gjysmë më parë, Qeveria e Kosovës ishte pajtuar për të zvogëluar praninë e kësaj njësie në zonën e banuar me shumicë serbe.

Kjo ishte pjesë e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve.

Situata atje u acarua nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave, nën përcjelljen e policisë speciale, u vendosën në objektet komunale.

Veprimi nxiti reagimin, herë-herë edhe të dhunshëm, të popullatës lokale, që kundërshton si kryetarët shqiptarë, ashtu edhe praninë e forcave speciale të policisë së Kosovës.

Pas trysnisë disajavëshe të BE-së, Qeveria e Kosovës u dakordua ta zvogëlojë përgjysmë praninë e njësisë speciale përreth objekteve komunale në veri, si dhe të organizojë zgjedhje të reja atje.

Por, sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura qëlluan policinë e Kosovës duke vrarë një pjesëtar të saj më 24 shtator, u dha kah tjetër zhvillimeve.

Rritet prania policore

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se policia ka rritur tashmë praninë e saj në veri.

“E kemi shtuar prezencën dhe vigjilencën përreth brezit kufitar. Po ashtu, kemi shtuar prezencën e njësisë speciale të policisë së Kosovës në veriun e Kosovës. I kemi reduktuar paksa patrullimet e policëve të zakonshëm, për shkak se nuk kanë nivel të tillë të mbrojtjes për t’u përballur me ndonjë sulm të mundshëm”, tha Hoxha.

Ai nuk ofroi detaje se për sa janë forcuar kapacitetet e njësisë speciale, por tha se institucioni që ai drejton, është vazhdimisht në koordinim me misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, dhe me atë të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për praninë e forcave speciale në veri, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

I kontaktuar nga REL-i, kryetari i Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, nuk deshi të flasë për këtë çështje. Ai tha shkurtimisht se do ta ftojë për raportim në komision ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.

Duke folur në ditën kur ndodhi sulmi në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “nuk ka asnjë marrëveshje apo rregull që ndalon policinë speciale të Kosovës që të veprojë edhe në katër komunat në veri [Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq], sikurse gjithandej në territorin e Republikës”.

“Ajo çfarë ne kemi trashëguar është një letër e ish-kryeministrit [Hashim] Thaçi lidhur me praninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës [në veri], që duhet të bëhet në marrëveshje me KFOR-in. Ne e kemi respektuar dhe vazhdojmë ta respektojmë atë zotim të njëanshëm të Thaçit ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s [Anders Fogh] Rasmussen”, tha Kurti.

Pse nuk e duan njësinë speciale në veri?

Sërgjan Simonoviq, nga Qendra Humane në Mitrovicën e Veriut – organizatë kjo që monitoron situatën e sigurisë në veri, thotë për Radion Evropa e Lirë se “armiqësia” e popullatës lokale ndaj policisë së Kosovës, në përgjithësi, vazhdon që nga paslufta, më 1999.

“Pasardhësja ligjore e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në valën e parë, ishte Policia e Kosovës, e më vonë Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Tradicionalisht, Policia e Kosovës është vazhdimësi e UÇK-së dhe, në këtë kontekst, serbët e shohin gjithmonë si armike”, thotë Simonoviq.

Sipas tij, kundërshtimet ndaj policisë speciale janë rritur në dy vjetët e fundit, kur kjo polici, “nën direktivat e politikanëve aktualë”, ka filluar “një fushatë tmerrësisht të ashpër kundër serbëve”, e cila ka kulmuar “me dezertimin e policëve serbë” nga forca e policisë së Kosovës.

Simonoviq i referohet një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjisrimin e makinave me targa ilegale serbe, i cili ka rritur tensionet në veri dhe ka çuar në largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Në veri të Kosovës jetojnë rreth 50.000 serbë.

Që nga paslufta, shumica e tyre nuk u binden vendimeve të institucioneve të Kosovës, por të strukturave paralele që funksionojnë atje nën dirigjimin e Serbisë.

Në zonë ka pasur shpesh tensione që kanë kulmuar në dhunë dhe policia e Kosovës ka intervenuar për rivendosjen e rendit.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë rajon duhet të ketë patrullime më të mëdha të policisë, në mënyrë që të shmangen incidentet si ato të 24 shtatorit.

“Ajo çka nuk duhet të ndodhë dhe nuk guxon të ndodhë është që Policia e Kosovës të kufizohet që të veprojë në veri”, thotë Qalaj.

Për sigurinë e kufirit të Kosovës me Serbinë është përgjegjës misioni i NATO-s, KFOR, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare policia e Kosovës.

Megjithatë, me një vendim të komandantit të KFOR-it më 2014, policia e Kosovës mund të patrullojë deri në një kilometër afër vijës kufitare me Serbinë.

Pas trazirave të majit, KFOR-i ka rritur praninë në Kosovë për disa qindra ushtarë.

Ky mision e ka dënuar sulmin në Banjskë dhe ka thënë se është i gatshëm të intervenojë nëse është e nevojshme.

Në reagimet e tij, Bashkimi Evropian ka dënuar po ashtu sulmin në Banjskë dhe ka thënë se “të gjitha faktet për të duhet të vërtetohen”. Për praninë e forcave speciale të policisë së Kosovës në veri nuk është deklaruar.

Kosova, ndërkaq, ka fajësuar Serbinë për sulmin në Banjskë, ndërsa Serbia ka drejtuar gishtin kah serbët e Kosovës.

Komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje të dyja palëve që të kthehen në rrugën diplomatike.

You Might Also Like

Ngritet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Inspektorati në Mitrovicën e Jugut liron hapësirat publike

Në Bruksel sot pritet takimi i radhës në kuadër të dialogut

Pa aksidente me fatalitet, mbi 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Kosova Times September 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Trafiku Urban: Nga nesër ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave

Kosova Times Kosova Times November 23, 2025
Këshilli i Sigurimit mblidhet për të diskutuar sulmet në Ukrainë
Kina thotë se 80 për qind e popullsisë është infektuar me koronavirus
Kosova dhe Ilionis diskutojnë për avancimin e sistemit prokurorial
Ukraina thotë se ka zmbrapsur sulme ruse në katër rajone
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?