By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Mëlçi me kërpudha dhe rozmarinë
January 28, 2026
Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank
January 28, 2026
Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: NATO miraton forca shtesë për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > NATO miraton forca shtesë për Kosovën
Lajme

NATO miraton forca shtesë për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/09/29 at 2:52 PM
Kosova Times Published September 29, 2023
Share
SHARE

NATO-ja tha se ka miratuar forca shtesë për Kosovën pas sulmit të 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës.

Këshilli i NATO-s u takua sot për të diskutuar situatën në Kosovë, teksa u shpreh shqetësimi i thellë për tensionet në rritje në veri të vendit.

“Misioni KFOR i NATO-s mban një prani të dukshme dhe të shkathët në mbarë Kosovën. Ne gjithmonë do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt, të qetë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit atje. Ne e bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, thuhet në njoftimin e NATO-s, transmeton RTKlive.

Më tej bëhet e ditur se që nga maji, NATO ka përmirësuar praninë dhe qëndrimin e KFOR-it. Dje, Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi forca shtesë për të adresuar situatën aktuale.

Gjithashtu, thuhet se NATO do të vazhdojë që KFOR-i të përmbushë mandatin e tij, të jenë të gatshëm të bëjë rregullime të mëtejshme në qëndrimin e KFOR-it sipas nevojës.

KFOR-i, thuhet tutje në njoftim, vazhdon të koordinohet ngushtë me të gjitha palët relevante të interesit në Serbi dhe Kosovë, si dhe me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-në, Misionin e OKB-së në Kosovë dhe komunitetin diplomatik.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të angazhohen për qetësimin e situatës. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, thuhet, ndër të tjera, në njoftim.

You Might Also Like

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

Arrestimet për votat në Malishevë, ndalohen 15 kryesues e 43 komisionerë

Rama pezullon nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës pas arrestimit

GAP: Rritja e pagës minimale përfshin 36% të të punësuarve me orar të plotë

Kosova Times September 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Masat e pasigurta të Qeverisë për energji

Kosova Times Kosova Times September 29, 2022
Raporti: Urrejtja dhe ekstremizmi në rritje në prag të zgjedhjeve në ShBA
Pretendime se u dhanë bursa studentëve serbë që s`e njohin Kosovën shtet
Kanceri i Mbretit Charles “u identifikua herët”
“Kur vajza kthehet vonë, dal e pres në rrugë”: Pasiguria brengos prindërit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?