By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Kjo patate e pjekur është perfekte, dhe nuk keni nevojë për qumësht ose gjalpë për ta bërë atë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pasardhës i denjë i Fan Nolit/ Ndërron jetë në SHBA në moshën 80-vjeçare At Artur Liolin, Kancelar i Kishës Ortodokse shqiptare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pasardhës i denjë i Fan Nolit/ Ndërron jetë në SHBA në moshën 80-vjeçare At Artur Liolin, Kancelar i Kishës Ortodokse shqiptare
Lajme

Pasardhës i denjë i Fan Nolit/ Ndërron jetë në SHBA në moshën 80-vjeçare At Artur Liolin, Kancelar i Kishës Ortodokse shqiptare

Kosova Times
Last updated: 2023/09/29 at 11:47 AM
Kosova Times Published September 29, 2023
Share
SHARE

Është shuar në Shtetet e Bashkuara, At Artur Liolin, kancelar i i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare, pasuesi i Fan Nolit dhe një person me reputacion të shkëlqyer në shtetet e bashkuara.

Që fëmijë Artur Liolin kishte të njëjtat parime shpirtërore dhe patriotike si Fan Noli derisa u bë i pari i Kishës Ortodokse Shqiptare të Bostonit dhe një pasues i denjë i themeluesit te kishës Ortodokse Shqiptare ne SHBA, Fan Noli.

I lindur ne vitin 43’, ishte fëmijë i prindërve shqiptarë që emigruan në Shtetet e Bashkuara nga Boboshtica e Korçës dhe i ati ishte ishte mik i afërt me Nolin.

Pas studimeve ne Princeton ku u diplomua me nderimet me te larta, në vitin 1970 u dorëzua në gradën priftërore në Boston ku themeloi Bibliotekën e Fan Nolit, pranë Kryekishës së Shën Gjergjit në Boston.

 

 

Në vitin 75’ u emërua Kancelar i Peshkopatës Ortodokse Shqiptare të Amerikës ndërsa ne 91’ At Liolin vizitoi dhe meshoi në 22 qytete ne Shqipëri.

At Artur Evans Liolin përveç aktivitetit fetar, ka edhe një aktivitet të madh humanitar e diplomatik në dobi të Shqipërisë, si dhe mjaft studime për të : “Shqipëria – enigmë evropiane”, “Fan Noli dhe vetëdija shqiptare”, “Shoqëria shqiptare – riformim dhe gjetje”, etj.

Ai ishte shqiptari që mbajti gjallë jo vetëm frymën e kishës shqiptare ortodokse në Boston, por edhe të çështjen kombëtare shqiptare, veçanërisht atë të Kosovës. At Artur Liolin la pas gruan e tij, priftëreshën Margarita dhe tre fëmijët.

FJETI MË ZOTIN ATË ARTUR LIOLINI
Në datën 28 shtator 2023 ndërroi jetë atë Artur Liolini, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë. Një humbje e madhe për familjen, për kishën ku shërbente dhe për të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë.

Atë Arturi ishte nxënës i Imzot Theofan Nolit dhe vazhdoi me përkushtim veprën e tij.
Artur Evans Liolini lindi më 19 qershor 1943 në Nju Jork, në një familje me origjinë nga Boboshtica e Korçës. Në vitin 1967 mbaroi studimet për Histori Arti (Mesjeta dhe Bizanti) në Universitetin “Princeton”.

Në vitin 1970 u dorëzua prift në Boston dhe i shërbeu komunitetit shqiptar në kryekishën e Shën Gjergjit. Në vitin 1975 u emërua Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë, të cilës i shërbeu derisa ndërroi jetë. Gjatë shërbimit të tij, atë Arturi gjallëroi jetën shpirtërore dhe veprimtaritë e komunitetit ortodoks shqiptar.

Atë Arturi ka bërë disa vizita në Shqipëri, duke qenë dashamirës i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ka mbështetur veprën e ringritjes së saj nga gërmadhat e regjimit ateist. Në vitin 2010 ai mirëpriti në Boston Kryepeshkopin Anastas, me rastin e 100-vjetorit të Kryedioqezës Shqiptare.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e ndjera familjes. Perëndia e prehtë shpirtin e tij në tendat e të drejtëve!

You Might Also Like

Vetura bie në përrua, arrestohet shoferi, pasagjeri rezulton i zhdukur

Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta

Gjashtë raste të dhunës në familje trajtohen në 24 orët e fundit

Vërshimet bllokojnë qarkullimin në një pjesë të rrugës Ferizaj–Prishtinë

Dy persona humbin jetën pas aksidenteve, shqiptohen mbi 2300 gjoba trafiku

Kosova Times September 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Kurti fton në takim krerët e partive

Kosova Times Kosova Times June 27, 2025
Lideri i Hezbollahut: Irani, i obliguar të përgjigjet pas vrasjes së Haniyehut
Prokuroria Speciale e Carabinierët forcojnë luftën kundër krimit financiar
Katari i dorëzoi Izraelit dhe Hamasit draft-marrëveshjen përfundimtare për një armëpushim në Rripin e Gazës
Arrestohen katër shtetas turq në Fushë Kosovë, posedonin marihuanë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?