By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërcënime nga ‘Brigadat e Veriut’|Video
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kërcënime nga ‘Brigadat e Veriut’|Video
Lajme

Kërcënime nga ‘Brigadat e Veriut’|Video

Kosova Times
Last updated: 2023/09/30 at 9:57 PM
Kosova Times Published September 30, 2023
Share
SHARE

Organizata terroriste “Brigadat e Veriut” ka kërcënuar me jetë ministrin serb për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe një polic të Kosovës.

Sipas burimeve të RTK-së, pas këtyre kërcënimeve fshihet Radisha Denoviq, i cili është edhe pjesëtar i kësaj organizate e, sipas burimeve, ai mori pjesë edhe në sulmin ndaj KFOR-it. Nga fotografitë që ka siguruar RTK, ai është i përgatitur edhe ushtarakisht.

Pas sulmit terrorist në Banjskë, të prirë nga krimineli Milan Radojçiq, kanë vazhduar kërcënimet, si ndaj serbëve të Kosovës, po ashtu edhe ndaj udhëheqësve të institucioneve e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Ministria për Komunitete dhe Kthim ka publikuar një sërë kërcënimesh drejtuar ministrit Nenad Rashiq e që vijnë nga e ashtuquajtura “Brigadat e Veriut”, e që, bashkë me Mbrojtjen Civile, është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës.

Sipas burimeve të RTK-së, pas këtyre kërcënimeve qëndron Radisha Denoviq, i cili është edhe pjesëtar i kësaj organizate e që dyshohet se mori pjesë në sulmin ndaj KFOR-it më 29 maj të këtij viti. I njëjti, sipas burimeve, dyshohet se kishte bërë kërcënime edhe ndaj gazetarëve shqiptarë.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është kërcënuar me jetë në rrjetin social Facebook. Sipas burimeve, kërcënimi vjen nga organizata terroriste “Brigadat e Veriut”.

Edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, shkruan se dje në orën 16:10, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale.

You Might Also Like

Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri

Kosova Times September 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Lorik Boshnjaku më i miri i xhiros së 16-të në Albi Mall Superligë

Kosova Times Kosova Times December 11, 2024
Sandulloviq: Do të kërkoj drejtësi dhe do të vazhdoj të punoj për pajtim
Festohen Pashkët, mbahet mesha solmne
Një alpinist nga Kosova dyshohet se ka vdekur në Valbonë
Udhëheqësit e BE-së i bashkohen Zelenskit në samitin e jashtëzakonshëm. “Liria jonë varet nga siguria”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?