By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Breshëria e 251 dronëve në Ukrainë: Shpërthimet tronditin Krimenë, termocentralet ruse, Belgorodi errësohet
October 6, 2025
Zvogëlon oreksin, shkrin depozitat e yndyrës dhe përshpejton metabolizmin: Dieta me polentë jep rezultate vetëm në 4 ditë
October 6, 2025
Greqi, vritet pronari dhe kujdestari i kampingut, autori në kërkim
October 6, 2025
VIDEO: Droni ukrainas sulmoi një rafineri 1400 km larg kufirit. Rusët qëlluan, por më kot
October 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 tetor 2025
October 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet takimi i pestë i përbashkët me Kryetarët e Komunave të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbahet takimi i pestë i përbashkët me Kryetarët e Komunave të Kosovës
Lajme

Mbahet takimi i pestë i përbashkët me Kryetarët e Komunave të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/10/02 at 4:43 PM
Kosova Times Published October 2, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë pritur në takimin e radhës të përbashkët Kryetarët e Komunave të Kosovës, për të diskutuar rreth çështjeve me të cilat përballen ato, e ku të pranishëm ishin edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Në këtë takim, të pestin e këtij lloji, kryeministri, në fjalën e tij hyrëse u uroi një mirëseardhje të veçantë Kryetarëve të Komunave anëtare të reja të Asociacionit të Komunave të Kosovës; Ilir Peci, Kryetar i Komunës së Zveçanit; Izmir Zeqiri, Kryetari i Komunës së Zubin Potokut dhe Erden Atiq, Kryetar i Komunës Veriore të Mitrovicës.

Duke i falënderuar të gjithë për praninë sot, kryeministri shtoi se ky format na shërben që përmes diskutimit të hapur bashkë të punojmë e të kujdesemi që mirëqenie të qytetarëve që ajo të  rritet, kurse problemet e tyre të reduktohen. 

Kryeministri tha se prej takimit të fundit që kishim në muajin maj, një lajm i mirë dhe sukses i përbashkët është fitorja e kandidaturës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ku mbi 250 milionë euro investime publike dhe 24 objekteve sportive janë të parapara për këto lojëra, e që do të zhvillohen në gjithej 10 komuna të Kosovës, dhe në Durrës të Shqipërisë.

Një arritje tjetër për nivelin lokal sipas kryeministri është edhe anëtarësimi i Kosovës në Open Government Partnership – OGP. Republika jonë, tha më tej kryeministri, tani është pjesë një nisme e cila është ndërtuar mbi parimin e qeverisjes së hapur, demokracisë lokale dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.

 

E sa i përket buxhetit të komunave, kryeministri Kurti tha se në vitin 2024 ky buxhet arrin në 742 milionë euro. Sipas tij, në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 është për gati 90 milionë euro më i lartë krahasuar me vitin 2023. Kurse nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.

 

Ndërkaq, investimet kapitale nga ministritë e linjës në Komuna përfshirje autostrada, përmirësim të infrastrukturës në qendër e rrugë të reja në zona më të thella, ndriçim publik e investime në energji efiçente, parqe, hapësira të gjelbëra dhe salla sportive, rregullim të shtretërve të lumenjve, shkolla për nxënësit e edhe shtëpi për personat me kushte të vështira financiare. ‘’Këto investime përfshijnë të gjitha komunat pa përjashtuar asnjë zonë dhe pa diskriminuar asnjë komunitet’’, u shpreh ai, ndërsa përmendi edhe Grantin e Përgjithshëm për Komuna për vitin 2024 që kapë shumën prej 284.7 milionë euro, e që paraqet vlerën më të madhe ndonjëherë për këtë grant. 

Kryeministri Kurti së bashku ministrat dhe zëvendësministrat e pranishëm thanë se janë të gatshëm që t’i dëgjojnë dhe të diskutojnë e të ofrojnë zgjidhje në mënyrë që në takimin e radhës këto sfida të kthehen në suksese.

Fjalën e tij, kryeministri e përmbylli duke kërkuar një minutë heshtje për rreshterin e rënë në detyrë, heroin Afrim Bunjaku, i vrarë nga terroristët serbë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, njëherësh Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se takimet e tilla me nivelin qendror janë të mirëseardhura, sepse po paraqiten sfidat e propozimet përkatëse, me të cilat po përballen komunat dhe shpresoi se këto propozime do të gjejnë zgjidhjen nga nivelet ministrore në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sepse të tillat nuk janë në kompetencën e vendimmarrjes së komunave. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje lokale

Moti sot kryesisht i vranët me riga shiu

Mbahet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Një ganatë dore është gjetur në dru zjarri ne fshatin Llapje te Gracanices

AAK premton transformim për Prishtinën, prezanton 56 kandidatë

Kosova Times October 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Trump qëndroi në kontakt me Putinin deri këtë vit”

Kosova Times Kosova Times October 8, 2024
Reagimi i ashpër amerikan: Përfundimi i ‘kuvendit gjithëserb’ është sulm ndaj Dejtonit, ky është i rrezikshëm!
Të paktën 29 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Prishtina nikoqire e Asamblesë së 24-të Plenare të MNRA-s
Ministria e Mbrojtjes filloi të rekrutonte gra për luftë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?