By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ultimatumi i ri i Trumpit për botën: Mbështetni Grenlandën Amerikane ose përballuni me tarifa të ashpra
January 16, 2026
Komandant Mangia nderon me medaljen e NATO-s pjesëtarët e KFOR-it
January 16, 2026
Raporton se u keqtrajtua nga policët, IPK e lajmëron për kallëzim të rremë
January 16, 2026
MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve
January 16, 2026
Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj gardianes në burgun e Lipjanit
January 16, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turqia sulmon rebelët kurdë pas sulmit vetëvrasës në Ankara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Turqia sulmon rebelët kurdë pas sulmit vetëvrasës në Ankara
Rajon / Botë

Turqia sulmon rebelët kurdë pas sulmit vetëvrasës në Ankara

Kosova Times
Last updated: 2023/10/02 at 8:13 AM
Kosova Times Published October 2, 2023
Share
SHARE

Turqia ka thënë se ka kryer një mori sulmesh ajrore kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut, disa orë pas një shpërthimi vetëvrasës afër Ministrisë së Brendshme turke.

Qeveria ka thënë se 20 shënjestra janë shkatërruar dhe shumë militantë të grupit të ndaluar Partia Popullore e Kurdistanit (PKK) janë “neutralizuar”.

PKK ka thënë se në mëngjesin e së dielës është kryer një sulm nga një grup i lidhur me të në kryeqytetin turk Ankara, dhe për pasojë, një person e ka hedhur veten në erë.

Një sulmues i dytë është vrarë nga policia dhe dy zyrtarë policorë janë plagosur.

PKK-ja konsiderohet grup terrorist në Turqi, Shtetet e Bashkuara, Britani të Madhe dhe Bashkimin Evropian.

Ministria turke ka thënë se në sulmet e së dielës janë shënjestruar depo dhe bunkerë të përdorur nga PKK-ja.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ka përshkruar sulmin në Ankara si “valëvitjet e fundit të terrorizmit”.

“Personat që kanë synuar ta cenojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë, nuk e kanë arritur qëllimin e tyre dhe nuk do të arrijnë kurrë”, ka thënë ai.

PKK-ja, e cila ka rrënjë marksisto-leniniste, është formuar në vitet ’70 dhe ka nisur luftë të armatosur kundër Qeverisë turke më 1984, duke bërë thirrje për shtet të pavarur kurd brenda Turqisë.

Në vitet ’90, ky grup ka hequr dorë prej kërkesave për shtet të pavarur dhe ka bërë thirrje për më shumë autonomi për kurdët.

Më shumë se 40.000 persona kanë vdekur në konflikt.

Për sulme të kohëpaskohshme raportohet pas dhënies fund të një armëpushimi, në korrik të vitit 2015.

You Might Also Like

Ultimatumi i ri i Trumpit për botën: Mbështetni Grenlandën Amerikane ose përballuni me tarifa të ashpra

Lituania akuzon inteligjencën ruse per përpjekjen e zjarr venies me 2024

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Machado, i dorëzoi Trumpit medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqen

Axhenda ndërkombëtare

Ponosh: Uashingtoni do të sanksionojë individë nga regjimi

Kosova Times October 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KFOR-i shton masat e sigurisë për mbrojtjen e infrastrukturës kritike

Kosova Times Kosova Times December 5, 2024
Aprovohet pjesa e dytë e buxhetit të RTK-së për 2024
Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit sllovak
Zjarret e përjetshme të Rumanisë
Gjykata në ShBA lejoi të konfiskonte 5.4 milion dollarë nga Konstantin Malofeev
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?