By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE thotë se Witkoff ‘ka nevojë të vizitohet nga një psikiatër’ për shkak të planit të ngrirjes së aseteve ruse
November 22, 2025
“Mos e refuzoni menjëherë.” Ekspertë amerikanë mbi planin e paqes të Trump
November 22, 2025
Me kanellë dhe gjalpë: Një tortë me pamje modeste plot shije dhe kujtime
November 22, 2025
Sigurisht – me rum: A keni provuar verë të nxehtë karaibiane që të kënaq?
November 22, 2025
Hamburgerët më të mirë me qoften më lëngshme: Një truk i pazakontë që vërtet “funksionon”
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KPM ndalon kanalet e ARENA-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > KPM ndalon kanalet e ARENA-s
Sport

KPM ndalon kanalet e ARENA-s

Kosova Times
Last updated: 2023/10/03 at 3:43 PM
Kosova Times Published October 3, 2023
Share
SHARE

Komisioni i Pavarur i Mediave i Kosovës (KPM) u ka kërkuar të martën operatoreve kabllorë në vend ta ndërpresin transmetimin e kanaleve të rrjetit televiziv serb Arena, duke thënë se ka gjetur se ato kanë shkelur rregulloren e saj dhe e kanë cenuar sigurinë kombëtare të vendit.

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, e bëri këtë të ditur gjatë një mbledhjeje të komisionit të martën në Prishtinë.

“Vendimi i zyrës ekzekutive është – pas gjetjes së provave të këtyre video-mesazheve të transmetuara nga Arena përmes operatorëve të shpërndarjes të cilët janë të licencuar nga KPM-ja – që ato menjëherë ta ndalojnë transmetimin e kanaleve të Arenas, për shkak se një mesazh i tillë është në kundërshtim me rregulloren e KPM-së sepse cenon interesin nacional dhe sigurinë e përgjithshme”, tha Mehmeti.

KPM-ja kishte marrë ankesa ngas shikuesit se kanalet sportive të Arenës po transmetonin mesazhe para dhe pas ndeshjeve të futbollit në mbështetje të tre sulmuesve serbë të vrarë gjatë një sulmi kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit në veri të vendit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.

Arena ka 10 kanale sporti dhe është në pronësi të operatorit shtetëror serb, Telekom Srbija. Në Kosovë, kanalet e saj transmetohen në platformat kabllore, si Artmotion, Ipko, Kujtesa, Telkos dhe MTS.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

“Nga monitorimi i zyrës ekzekutive i datës 1 tetor 2023, del se kanalet e Arena kanë transmetuar përmbajtje të cilat janë në kundërshtim me rregulloren e KPM-së. Më saktësisht, është fjala për transmetim të video-mesazheve të cilat vijnë nga Serbia me përmbajtje që e glorifikon sulmin terrorist në veri të vendit, mbi të gjitha përmbajnë edhe mesazhe kërcënuese për qytetarët e republikës së Kosovës”, tha Mehmeti.

Arena e transmeton ligat elitare të futbollit, si Premierligën e Anglisë dhe Serie A të Italisë, të cilat operatorët në Kosovë nuk kanë mundur t’i sigurojnë direkt nga këto vende, por përmes saj.

Premierliga dhe Serie A janë dy prej ligave më të shikuara të futbollit në Kosovë.

Përveç Arenas, në Kosovë Premierliga transmetohet edhe përmes operatorit kabllor të Shqipërisë, Digitalb.

You Might Also Like

Serbise zyrtarisht i hiqet medalja olimpike

Protestuesit përleshen me policinë në Bolonja për ndeshjen me Maccabi-n: “Nuk do të lejojmë normalizimin e Izraelit”

Mediat spanjolle: Skautë e Barcelonës ishin në Lubjanë për Asllanin

Hajdari i del në krah Xhakës: Ne jemi një

Kosova do të përballet me Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë

Kosova Times October 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

BE: Nuk kemi parë hapa vendimtarë nga Kurti, po shqyrtohen masa kundër Kosovës

Kosova Times Kosova Times June 13, 2023
Zyrtare: Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Euro U-21 në 2027-ën
Arteta konfirmon kthimin e Odegaard para Nations League
34 gjoba, 17 konfiskime të motoçikletave e skuterëve në Ferizaj
Presidenti ukrainas Zelensky arriti në Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?