By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas
December 15, 2025
BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”
December 15, 2025
Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur
December 15, 2025
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë
December 15, 2025
35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Jemi angazhuar për komunitetet edhe përmes qeverisjes lokale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Jemi angazhuar për komunitetet edhe përmes qeverisjes lokale
Lajme

Kurti: Jemi angazhuar për komunitetet edhe përmes qeverisjes lokale

Kosova Times
Last updated: 2023/10/03 at 4:36 PM
Kosova Times Published October 3, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redzepi dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, takuan zyrtarët komunalë për Komunitete dhe Kthim, ngjarje që u mbajt nën organizimin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve të Zyrës së Kryeministrit.

Fjalën e tij Kryeministri Kurti, e nisi me thënien e Thomas Jefferson, Presidenti të tretë të ShBA-së, se “qeveria më e mirë është ajo që është më afër popullit”. Ai më pas shtoi pastaj se “për të qenë sa më afër popullit, na duhen struktura dhe individë të angazhuar në nivel lokal,  prandaj, u jemi mirënjohës që ju kemi si zyrtarë komunalë për komunitete dhe kthim, afër qytetarëve në komunat tona”.

Më tej, Kryeministri Kurti tha se kemi vazhduar të rrisim mbështetjen për të gjithë qytetarët. Kemi ndarë tre milionë euro në buxhetin e rezervuar për komunitetet joshumicë; si përmes OJQ-ve ashtu edhe përmes granteve direkte për bujqit, bizneset e vogla dhe startup-et.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka ndarë një milion euro për projekte infrastrukturore, veçanërisht për komunitetet, dhe është duke punuar në projektet e rrugëve, trotuareve dhe ndriçimit në Deçan, Ferizaj, Novobërdë, Pejë dhe Prizren dhe  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjithashtu ka identifikuar 29 projekte, nëntë prej të cilave janë për rrugët ku jetojnë komunitetet joshumicë”, tha kryeministri.

Duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e kushteve për komunitetet joshumicë në Kosovë, kryeministri theksoi se ishte kënaqësi për të që javën e kaluar ishte në qendrën ditore të mbështetur nga komuna e Prishtinës për fëmijët në situatë rruge, kryesisht nga komunitetet, ku edhe Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Arsimit, Teknologjisë, Shkencës dhe Inovacionit kanë dhënë grante për këtë vit.

Një nga mundësitë si dhe obligimet që ofrohet tani është regjistrimi i popullsisë i cili planifikohet të fillojë më 1 nëntor, që siç tha Kryeministri kjo është një mundësi, por edhe obligim i rëndësishëm, për të pasqyruar komunitetet e Kosovës ashtu siç ata duhet.

Ndërsa, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në fjalën e tij tha se për herë të parë në histori të Ministrisë ne kemi arritur një nivel të madh të transparencës ku kemi pasur madje 3500 aplikues që përbën një rekord.

Ai shtoi se në muajin qershor kemi arritur që me përkrahjen dhe ndihmën e Kryeministrit Kurti gjithashtu edhe të zëvendëskryeministres Rexhepi, të ndajmë një fond shtesë në vlerë prej 3 milionë euro, me synim zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies te komuniteteve joshumicë, duke i qëndruar kështu afër qytetarëve.

Në këtë takim, u diskutua edhe për sfidat dhe mundësitë e identifikuara për bashkëpunim; për fushatën informuese për liberalizimin e vizave; si dhe tema tjera me rëndësi për shoqërinë në përgjithësi dhe komunitetet joshumicë në veçanti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Rama: Partneriteti me SHBA-të, garanci për zhvillimin afatgjatë të Prishtinës

Osmani në Mitrovicë: Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve

Mbështetje për NVM-të për një industri prodhuese më konkurruese

Kosova Times October 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja

Kosova Times Kosova Times October 9, 2024
Hoti: Zhvillimet në RTK, shqetësuese – të ftohen në raportim bordi, menaxhmenti e drejtori i AKI-së
BIA e Serbisë për tri orë ndaloi kreun e shoqatës ‘Kosova për Sanxhakun’
Elita e basketbollit vazhdon sonte me dy sfida të “nxehta”
Rexhepi: Nuk duhet të lejojmë Asociacion që krijon shtet brenda shtetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?