By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lehtë për ta fituar, e vështirë për ta mbrojtur lirinë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Lehtë për ta fituar, e vështirë për ta mbrojtur lirinë!
Opinion

Lehtë për ta fituar, e vështirë për ta mbrojtur lirinë!

Kosova Times
Last updated: 2023/10/03 at 2:09 PM
Kosova Times Published October 3, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Ngjarjet e fundit në veri e shtrojnë nevojën e unifikimit të skenës politike, por edhe të gjithë shqiptarëve në trojet etnike dhe në diasporë. Nuk ka vend për vetëkënaqësi, pasi një betejë e fituar nuk është një luftë e fituar. Duhet të kemi kujdes nga ndjenja e fitores dhe patriotizmi i shfrenuar, por të tregohem akoma më syçelë e më të vëmendshëm se asnjëherë më parë.

Fiksionet e gabuara politike shndërrohen në mashtrime dhe iluzione për qytetarët

Të qënurit në shërbim të atdheut dhe popullit tënd është ndjenja më e lartë shpirtërore e njeriut i cili e do me zemër dhe shpirt vendin e vet.

Jo të gjithë politikanët dhe liderët shtetërorë e kanë provuar një ndjenjë të tillë!

Prandaj sillen si pula pa kokë, herë andej e herë këndej duke mos i zgjedhur rrugët e duhura për zgjidhjen e problemeve politike. Njerëzit e mençur tre herë matin e një herë prenë. Që i bie se mendohen mirë paraprakisht derisa ta zgjedhin rrugën e duhur.

Njeriu duhet të mendohet mirë në përcaktimin e rrugëtimit jetësorë, në veçanti në politikë duhet menduar akoma më shumë e më gjatë, për shkak se çdo gabim në politikë e ka koston e madhe dhe afatgjatë për gjeneratat që vijnë pas nesh.

Të flitet vetëm për luftën e jo për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien qytetare është gabimi më i madh dhe i pafalshëm i një klase politike.

T’iu thuhet qytetarëve të Kosovës, se shqiptarët janë në pozitë të volitshme dhe më të përgatitur se asnjëherë më parë gjatë historisë për të luftuar, është mesazhi më i keq dhe oguri më i zi për të ardhmen e vendit.

Nuk guxon të përsëritet historia e luftërave në Ballkan

Ngjarjet e fundit në veriun e vendit duhet t’i shërbejnë klasës politike si moment kthese dhe reflektimi për unifikim të faktorit politik pa dallim pushtet dhe opozitë, pa dallim ngjyrimi partiak apo ideologjik.

Duhet shfrytëzuar maksimalisht momentumin politik kur e gjithë diplomacia ndërkombëtare është duke e dënuar sulmin në veri, që ky dënim të kthehet në ndëshkim për shtetin serb e jo ta humbim rrugën duke i thurur lavde një lideri apo subjekti të caktuar partiak duke sharë e fyer pjesën tjetër të spektrit politik.

Por duhet të shfrytëzohet ky momentum i krijuar nga e gjithë skena politike kosovare pa dallim, për tu bashkuar rreth një qëndrimi të përbashkët për të kërkuar ndëshkimin dhe izolimin e shtetit të Serbisë dhe për t’i kërkuar BE-së heqjen e sanksioneve ndaj shtetit tonë.

Në kohën kur diplomacia evropiane dhe ajo perëndimore e kanë vënë në shënjestër të kritikës dhe mbajtjes përgjegjëse Serbinë për eskalimin e dhunës në veri, politika jonë nuk guxon të jetë e përgjumur, por të jetë e zgjuar dhe aktive 24 orë në ditë për të ndërmarrë veprimet e duhura politike për shtrirjen e sovranitetit në kuptimin e plotë të fjalës edhe në veri, në mënyrë që edhe atje të funksionojë rendi sipas ligjeve të Kosovës, që serbët e asaj pjese të detyrohen t’i kryejnë obligimet ndaj shtetit të Kosovës siç i kryejnë qytetarët në tërë territorin e vendit e jo të mbeten edhe më tutje konsumues të resurseve energjetike dhe ujore të shtetit të Kosovës pa e paguar asnjë faturë të energjisë elektrike tani e 24 vite më parë.

Lëreni lojën më fjalë, veprat flasin vet

Asnjë kuptim më nuk e ka fjalori politik i liderëve shtetërorë për shtrirje të sovranitetit në veri përderisa serbët nuk e paguajnë rrymën, ujin dhe tatimet ndaj shtetit të Kosovës!

Kur i kam treguar një zyrtari komunal në Itali për mos pagesën e faturave të rrymës, ujit dhe tatimeve nga serbët e pjesës veriore për 24 vjet rresht, ai ma kthejë shkurt, fajtorë jeni vet, pse nuk ua keni këputur “telat” nga fillimi?!

Mirëpo, kur atij i tregova për implikimet ndërkombëtare në këtë situatë të krijuar, atëherë mbeti akoma më i befasuar për njëanshmërinë e faktorit ndërkombëtar.

Kjo ka ndodhur nga mungesa e trysnisë dhe insistimit të politikanëve tonë ndaj përfaqësuesve ndërkombëtar në Kosovë, me pyetjen: “Cili komunitet në vendet nga ju vini nuk i kryen obligimet ndaj shtetit?!”

Pas përgjigjes hipotetike të tyre, “asnjë komunitet nuk e ka një privilegj të tillë”, atëherë është dashur të kërkohet edhe ndihma e tyre për shtrirje të inkasimit të rrymës edhe në veri dhe kudo tjetër ku nuk paguhet rryma e harxhuar.

Deri më tani asnjë liderë shtetërorë dhe partiak nuk e mori guximin që ta bëjë një gjë të tillë, por secili kryeministër që erdhi në pushtet, e zbrazi arkën e shtetit duke paguar qindra miliona në vit për rrymën e shpenzuar në veri. Secila qeveri dhe secili kryeministër pa dallim deri tek ky i fundit, dështimin e mbuluan me afera skandaloze dhe spektakle televizive. E tani kur flasin vetëm për luftën, askujt nuk i bie ndërmend t’i përmend faturat e rrymës në veri!

You Might Also Like

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?

Kosova Times October 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vukoviq: Interesat strategjike e kombëtare të parat, pastaj marrëveshjet

Kosova Times Kosova Times May 10, 2024
Osmani e quan Blairin “kampion të popullit të Kosovës”
Mediat raportuan rastin e tretë të vdekjes masive të personelit ushtarak rus brenda një jave
Shqipëria mposht edhe Azerbajxhanin në prag të EURO 2024
Presidenca i kërkon falje familjes së Krasniqit,veprim pa dijeni të Osmanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?