By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje
June 8, 2025
Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës
June 8, 2025
Kombëtarja e Kosovës po stërvitet për përballjen e radhës
June 8, 2025
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Schneeberger: Asociacioni është i rrezikshëm, s`ka të ardhme për të
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Schneeberger: Asociacioni është i rrezikshëm, s`ka të ardhme për të
Lajme

Schneeberger: Asociacioni është i rrezikshëm, s`ka të ardhme për të

Kosova Times
Last updated: 2023/10/03 at 7:15 PM
Kosova Times Published October 3, 2023
Share
SHARE

Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger po e vlerëson krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si të rrezikshëm për Kosovën. Madje, ajo ka thënë se tanimë nuk ka të ardhme për këtë Asociacion dhe se vet serbët e veriut nuk janë të interesuar për krijimin e tij.

“Mendoj se Asociacioni është i rrezikshëm. Është mjet i Vuçiqit për të kontrolluar serbët në veri të vendit. Dhe sipas informatave që posedojmë nuk ka të ardhme për këtë Asociacion. Përparësi do të ishte anëtarësimi i të gjitha këtyre komunave në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Serbët në veri me të cilët kam biseduar, nuk janë të interesuar për Asociacionin, ata duan punë, shërbime shëndetësore, edukim dhe të mos jetojnë nën presionin e Serbisë. Përshtypja ime është se popullata lokale nuk ka interes më që të angazhohet për një Asociacion të komunave serbe”, ka theksuar Schneeberger.

Schneeberger: Dialogu në qorrsokak, BE të emërojë ndërmjetës tjerë

Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger në një intervistë për RTK-në në magazinën “Info Plus” ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ndodhet në një qorrsokak. Ajo ka kërkuar që BE të emërojë ndërmjetës të tjerë në dialog.

“Në këtë situatë mund të takohemi edhe njëmijë herë, por nëse njëra palë nuk dorëzon një pjesë të interesave të veta, pra vijnë propozime nga Kurti dhe shkohet me kundër propozime, kështu nuk shkohet përpara. Për momentin dialogu është bllokuar. BE duhet të emërojë të tjerë ndërmjetësues, që do të kishin qasje te akterët e bisedimeve, që do të ishin me rigoroz në këtë rast me Vuçiqin, që të gjendet një zgjidhje. Pra të dyja palët duhet tregojnë vullnet për një zgjidhje, dhe jo vetëm njëra palë”, tha Schneeberger.

Ajo tutje ka thënë se Vuçiq nuk është i gatshëm për marrëveshje, prandaj nuk ka zgjidhje pa qenë të dyja palët të gatshme.

Schneeberger: Borrell e Lajçak ia kanë mbajtur anën Serbisë

Dialogu sipas saj nuk duhet të vazhdojë me Borell e Lajçak, të cilët sipas Schneeberger i kanë mbajtur anën Serbisë. Ajo po ashtu thotë se Kosova nuk duhet të pranojë një asociacion një etnik, sepse kështu Beogradi do t’i kontrollojë gjithmonë serbët në veri.

Ajo ka thënë se  është e papranueshme cenimi i sovranitetit të një vendi të pavarur.

“Angazhimi i Borellit dhe Lajçakut nuk ka  treguar rezultat, sepse autokratet kanë nevojë për fjalë të qarta, sepse gjuha e Borrell e Lajçak i ka stimuluar këta autokrat për veprime të tilla. Ata nuk janë objektiv në dialog, dhe si ndërmjetësues ata nuk guxojnë të jenë të njëanshëm, ata i kanë interesat e Serbisë në rend të parë, duke e dërguar dialogun në një qorrsokak”, ka thënë Schneeberger.

Schneeberger: Duhet parë nëse duhet të vazhdohet dialogu

Ajo tutje theksoi se diplomatët perëndimor e kanë “nënvlerësuar politikën e Vuçiqit”, por se tash është parë që Perëndimi ka reaguar ashpër dhe qartë. Sipas saj po mos të ndodhte kjo Vuçiqi do të vazhdonte me avazin e vjetër.

Schneeberger ka kërkuar që Serbia të marrë dënimin e merituar për agresionin ndaj Kosovës. “Unë nuk e shoh të arsyeshme që taksat e mia të shkojnë si ndihmë për një vend që terrorizon, sulmon dhe  çka do që ndërmerr duke përdorur edhe paratë e mia. Serbia duhet të dënohet financiarisht, ky është hapi i parë, pastaj duhet parë a duhet të vazhdojë ky dialog, dhe nëse nuk ka pasur rezultate deri tash, të shohim të ndalemi te tema të tjera dhe të punojmë për ato tema”, ka nënvizuar Schneeberger.

Schneeberger: Serbia duhet të dënohet financiarisht

Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, në një intervistë për RTK-në në magazinën “Info Plus”, ka thënë se BE e ka nënvlerësuar politikën e Vuqiqit prej një autokrati.

Duke komentuar sulmin terrorist në Banjskë, ajo thotë se Vuqiqi luan me frikën njëjtë siç bën Putini.

Ajo ka thënë se autokrati Vuçiq deri sot është shpërblyer për veprimet e tij dhe ky është faji i ndërmjetësuesve. Sipas saj tani është koha që BE të reagojë.

“Ky ka qenë sulm mbi sovranitetin e shtetit. Veriu është pjesë e Kosovës. Ky sulm ka pasur për qëllim të krijojë frikë, Vuçiqi luan me frikën ashtu  siç bënë edhe Putini. Nuk i dimë të gjithë detajet, por kjo ishte një lojë me zjarr dhe rrezik për eskalim. Besoj që Vuçiqi ka qenë i vetëdijshëm se mund të fillojë një luftë, edhe duke e ditur që ky ishte një provokim i keq nga ana e tij”, ka theksuar zyrtarja e BE-së.

You Might Also Like

Kombëtarja e Kosovës po stërvitet për përballjen e radhës

Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren

Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike

Gashi: Qytetari duhet të rikthehet si gjykatës

Tri të mitura tentojnë të arratisen nga Strehimorja në Lipjan

Kosova Times October 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Për nder të 28 Nëntorit, nesër ditë pushimi në Kosovë

Kosova Times Kosova Times November 27, 2023
Kufizimi i censurës: Facebook-u me ndryshime të mëdha
Hoxhaj për vdekjen e politikanit të njohur arbëresh: Humbje e madhe
Dodaj: Të mos lejojmë teknologjinë që të vendosë për njeriun
Kjo pije është mrekullia më e madhe për shëndetin: mbron zemrën, forcon sistemin imunitar dhe është e shkëlqyer për humbje peshe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?