By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Gjendet trupi i zhdukur nga nje pab i të afërmit të Mick Jagger
February 1, 2026
Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit
February 1, 2026
Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tri vaksina të reja në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Tri vaksina të reja në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve
Shëndetësi

Tri vaksina të reja në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve

Kosova Times
Last updated: 2023/10/03 at 9:07 PM
Kosova Times Published October 3, 2023
Share
SHARE

Për herë të parë pas një dekade, kalendarit të rregullt të imunizimit në Kosovë i janë shtuar edhe tre vaksina:

– Vaksina HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës;
– Vaksina kundër rotavirusit;
– Vaksina kundër pneumokokut e meningjitit.

Këto vaksina janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë bazuar në planifikimin e bërë nga IKShPK. Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet dhe nga data dy (2) tetor, ka filluar zbatimi i kalendarit të ri.

Zgjerimi i kalendarit të rregullt të vaksinimit me tre vaksina të reja, është në kuadër të angazhimeve për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet serioze infektive që rrezikojnë shëndetin, të cilat përmes vaksinimit janë të parandalueshme.

“Imunizimi është një nga ndërhyrjet kyçe për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive. Për këtë arsye, Plani i Veprimit për Vaksinim 2022-2025 i Ministrisë së Shëndetësisë ka paraparë zgjerimin e Kalendarit të vaksinimit me këto tre vaksina si një intervenim i drejtpërdrejt për të ulur rrezikun e sëmundjeve dhe vdekshmërinë nga kanceri i qafës së mitrës; infeksionet me Rotavirus te fëmijët dhe sëmundje të ndryshme që shkaktohen nga tipe të ndryshme të Pneumokokut”, tha ministri Vitia.

Ministri Vitia falënderoi të gjithë punonjësit shëndetësorë në Kosovë që për vite të tëra e kanë implementuar me sukses Programin e Zgjeruar të Imunizimit (PZI), duke e theksuar në mënyrë të veçantë edhe kampanjën e shkëlqyeshme të vaksinimit kundër COVID-19, e cila falë punës së përbashkët, bëri që në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kosova të shënojë suksesin më të lartë në vaksinimin kundër COVID-19.

Ai, gjithashtu, falënderoi OBSh-në, UNICEF-in, USAID-in dhe shtetet mike të cilat e ndihmuan fuqishëm këtë proces dhe janë pjesë e këtij suksesi të përbashkët.

Synimi tjetër i rëndësishëm është që të rritet shkalla e vaksinimit në mesin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët kanë shkallë më të ulët të vaksinimit krahasuar me komunitetet e tjera për shkak të faktorëve të ndryshëm shëndetësor, arsimor, mjedisor e social.

Rritja e shkallës së vaksinimit synohet të realizohet përmes sigurimit të vaksinave, shpërndarjes me kohë të tyre dhe rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë e vaksinimit.

Sa i përket aspektit të sigurisë, ministri Vitia bëri të ditur se përdorimi i tre vaksinave të reja është bërë bazuar në rekomandimet e organizatave kredibile si Organizata Botërore Shëndetësisë, CDC, ECDC dhe se dëshmitë shkencore flasin qartë për efikasitetin dhe sigurinë e tyre. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë

Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve

Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta

EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…

Shpëtohet një 37-vjeçare, pati gjakderdhje nga shtatzënia jashtë mitre

Kosova Times October 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ushtria e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar, partneritet afatgjatë

Kosova Times Kosova Times September 14, 2023
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
Skandali i basteve në Turqi “prek” Shqipërinë dhe Maqedoninë?
Sot në Budapest do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian
Të Gjelbërit gjermanë zgjodhën kandidatin kryesor në zgjedhje, pranuan një gabim të madh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?