By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takoi ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini
May 19, 2025
KMDLNj: Prishtina është shndërruar në një deponi të plehrave
May 19, 2025
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Boletini: Gjobat e Inspektoratit i kemi ankimuar, presim të fitojmë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Boletini: Gjobat e Inspektoratit i kemi ankimuar, presim të fitojmë
Lajme

Boletini: Gjobat e Inspektoratit i kemi ankimuar, presim të fitojmë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/04 at 1:06 PM
Kosova Times Published October 4, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini gjatë raportimit para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, duke folur për gjobat e shqiptuara nga Inspektoriati i Punës, ka thënë se ekzistojnë metoda për të evituar gabimet eventuale që mund të lëshohen nga komisionet përzgjedhëse të konkurseve, por njëherësh ka thënë se besojnë se do të fitojnë në ankimim.

 

“Shumica e gjobave janë në shkallë të dytë dhe ne besojmë që shumicën nga to do t’i fitojmë. Gjatë konkurseve ka pasur neglizhenca të komisioneve, ne po trajtojmë një mundësi që anëtarët e komisioneve që aktualisht nuk paguhen, të paguhen por të kenë më shumë përgjegjësi. Megjithatë këto shifra të cilat janë alarmante, shumica janë në shkallën e parë dhe janë të ankimuara”, ka thënë Boletini.

Ai më tej i është përgjigjur Avdullah Hotit edhe për 361 nënshkrimet e punonjësve të RTK-së për shkarkimin e tij përmes një peticioni, pas deklaratave të tij për veshjen e punonjësve.

“Sa i përket peticionit është e drejtë e punëtorëve, Kuvendi voton dhe ai të shkarkon”, ka thënë Boletini.

Ndërkaq, një tjetër  çështje të cilën e shpalosi Hoti, e që ai tha se sipas sindikatës së punëtorëve të RTK-së është mjaft shqetësuese “janë bisedat informative me kandidatët më të poentuar për pozita menaxheriale gjatë konkursit”.

Boletini ka mohuar pretendimet për biseda me kandidatët për përzgjedhjen e pozitave menaxheriale për largim nga gara. Ai ka thënë se jo të gjitha veprimet mund të jenë të pëlqyeshme nga stafi, mirëpo që janë në shërbim të transmetuesit publik.

“Ish-kandidatit për drejtor të përgjithshëm ndoshta i ka mbetur merak, por pretendimet e sindikatës për biseda informative nuk janë aspak të vërteta. Ne i ftojmë në mbledhje të shpeshta udhëheqësit e njësive, diskutojmë në detaje të ndryshme për çështje të caktuara”, ka shtuar Boletini.

Ahmetxhekaj: Kurrë s’ka pasur vizita të Inspektoriatit sa ka tani në RTK

(E plotësuar, 12:10) Gjatë mbledhjes ku po shqyrtohet raporti vjetor financiar i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2022 dhe raporti i shpenzimeve për periudhën prill-qershor 2023, janë përmendur edhe gjobat e shqiptuara nga Inspektorati i Punës ndaj Radio Televizionit të Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së thënë se gjobitjet shpesh janë për vendime që s’mund të ndryshohen.

“RTK për 23 vjet të ekzistencës së saj s’ka pasur më shumë vizita nga Inspektorati se sa tash. Jam i lumtur që ka vizita dhe janë të mirëseardhur, por gjoba e fundit ka të bëjë me kushtet e punës të cilat s’mund t’i ndryshojmë. Ne e kemi të pamundur të thyejmë mure në RTK që të krijojmë hapësira  dalëse – ‘exit’, sepse s’është objekt i yni fillimisht, pasi ne po operojmë në objekte të ish RTP-së, gjë për të cilën ju e dini më mirë se sa unë”, ka thënë Ahmetxhekaj.

Tutje ai ka thënë se gjendja nuk është alarmante duke pasur parasysh që ende këto gjoba janë në faza ankimore dhe se do të dërgohen në vlerësim në shkallë të dytë.

“Udhëzimi administrativ që përcakton mënyrën e rekrutimit të punëtorëve shumë qartë e thotë në një nen të caktuar, që aty ku është e mundshme në komision duhet të jetë dikush i fushës së caktuar. Kemi pasur një konkurs dhe s’e kemi pasur të mundshme ta kemi dikë nga fusha, Inspektorati sërish ka insistuar që duhet të gjobiteni për këtë”, ka thënë Ahmetxhekaj.

Ahmetxhekaj sqaron procedurën e blerjes së të drejtave televizive për Olimpiadën “Pekin 2022”

Duke folur për  çështjen e blerjes së të drejtave televizive për Lojërat Olimpike “Pekini 2022”, Ahmetxhekaj ka thënë se qysh në mbledhjet e para pas marrjes së mandatit i është kërkuar pikërisht nga anëtarët e këtij komisioni se në RTK duhet të ketë më shumë sport. “E për ngjarjet e tilla sportive shërbimet nuk i ofrojnë dy kompani, gjithmonë është një. Në këtë rast ‘Discovery’ me të cilën ne kemi lidhur kontratë ka qenë në negociata me RTK-në 7 muaj më herët para se ne të merrnim mandatin në janar të vitit 2022. Hyrja në procedura të tjera ka qenë e pamundur. Ne kemi mundur mos t’i kemi fare Lojërat Olimpike ose t’i kemi në këtë formë. Vendimin e kemi marrë pasi na u ka rekomanduar nga udhëheqësi i Prokurorimit që mund të vazhdojmë me  një procedurë të tillë sepse koha në dispozicion është e pamjaftueshme”, ka theksuar Ahmetxhekaj. Sipas tij, duke qenë se në këtë Olimpiadë për herë të parë kanë marrë pjesë edhe sportistët e Kosovës, mos pasja e këtyre të drejtave televizive do të ishte e padrejtë ndaj publikut.

Ahmetxhekaj: Të gjitha detyrimet e kontratës kolektive janë përmbushur

(E plotësuar, 11:55) Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj gjatë raportimit para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës ka thënë se transmetuesi publik i ka kryer të gjitha detyrimet e kontratës kolektive.

“Ne nuk kemi bërë shkurtime sa i përket kontratës kolektive, të gjitha detyrimet që kanë dal nga kontrata kolektive në fuqi, duke përfshirë shujtën, ndihmat solidare, orët e natës janë paguar dhe kjo dëshmohet. Këto janë klasifikuar si pagë e përgjithshme dhe nuk kanë dal si zë i veçantë buxhetor”, ka thënë Ahmetxhekaj, duke iu përgjigjur deputetit Avdullah Hoti.

Në këtë takim po shqyrtohet raporti vjetor financiar i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2022 dhe raporti i shpenzimeve për periudhën prill-qershor 2023, teksa krahas drejtorit të përgjithshëm, po marrin pjesë edhe anëtarët e Bordit të RTK-së.

Tutje drejtori i përgjithshëm i RTK-së ka thënë se nuk kanë lidhur asnjë kontratë të re pa matur vlerën e tregut. “Të hyrat në kompensim na janë trashëguar. Disa kontrata është dashur t’i zbatojmë. Është bërë matja e vlerës së tregut, këtë e dëshmon edhe raporti i Auditorit për vitin 2022, ku ne nuk kemi lidhur asnjë kontratë të re pa matur vlerën e tregut. Me kompensim zakonisht kemi shkuar me oferta, ka ndodhur edhe me thirrje publike ku kompanitë kanë mund të ofertojnë, nëse s’kemi pasur ndonjë kompani që është ofruar, kemi kontaktuar ato direkt por kemi pasur dy ose tri të tilla për t’i matur vlerat e tregut”, ka thënë Ahmetxhekaj.

Ai po ashtu ka treguar se është ndryshuar edhe rregullorja e marketingut. “Nga 70% që ka qenë zbritja, në vitin 2022 ka rënë në 30%. Këta e kemi bërë edhe për të pamundësuar stërshitjen e sekondave të marketingut, gjë e cila ka shkaktuar dëme financiare në të kaluarën”, ka thënë Ahmetxhekaj.

“Ne nuk kemi bërë shkurtime sa i përket kontratës kolektive, të gjitha detyrimet që kanë dal nga kontrata kolektive në fuqi duke përfshirë shujtën, ndihmat solidare dhe kjo dëshmohet. Këto janë klasifikuar si pagë e përgjithshme dhe nuk kanë dal si zë i veçantë buxhetor”, ka thënë Ahmetxhekaj.

You Might Also Like

Kurti takoi ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

KMDLNj: Prishtina është shndërruar në një deponi të plehrave

Hajdaraj e Hennessey flasin për fuqizimin e sundimit të ligjit

Prokuroria nis hetimet, u gjet një foshnjë në mbeturina në Prishtinë

OVL-UÇK letër Komisionerit O`Flaherty: Hetim për shkeljet në Speciale

Kosova Times October 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
LajmeRajon / Botë

FSB njoftoi zbulimin e vrasjes së zv.guvernatorit të Shën Petersburgut në 1997

Kosova Times Kosova Times April 30, 2023
Osmani takon mërgatën në ShBA: Mbrëmje madhështore, ashtu si raportet tona
78% e ukrainasve kanë të afërm që kanë vdekur ose janë plagosur në luftë
Dybala: Jam i lumtur me fitoren, doja të shënojë tri gola
ShBA evakuon personelin e ambasadës në Haiti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?