By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fqinjët e Sllovakisë i rrisin kontrollet kufitare, shkaku i emigrantëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Fqinjët e Sllovakisë i rrisin kontrollet kufitare, shkaku i emigrantëve
Rajon / Botë

Fqinjët e Sllovakisë i rrisin kontrollet kufitare, shkaku i emigrantëve

Kosova Times
Last updated: 2023/10/04 at 3:00 PM
Kosova Times Published October 4, 2023
Share
SHARE

Republika e Çekisë dhe Polonia kanë ndërmarrë veprime të bashkërenduara më 3 tetor për rritjen e kontrolleve përgjatë kufijve të tyre me Sllovakinë, për ta frenuar emigrimin e jashtëligjshëm dhe kontrabandën.

Austria i ndoqi hapat e tyre pak më vonë.

Kontrollet, të cilat e kanë zemëruar Sllovakinë, filluan sot dhe do të zgjasin 10 ditë.

Republika e Çekisë, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia kanë qenë aleatë në kundërshtimin e planeve të Bashkimit Evropian për emigrimin, siç janë kuotat, në të kaluarën. Por, duke qenë se të gjitha këto vende janë në Zonën Shengen të BE-së për lëvizjen e lirë pa viza, kontrollet e shtuara gjatë kohëve të fluksit të ngritur të emigrantëve, kanë shkaktuar ndarje politike dhe tregtare.

Emigrimi i jashtëligjshëm ishte temë kyçe në zgjedhjet e fundjavës së kaluar në Sllovaki, dhe do të jetë në zgjedhjet e Polonisë në fund të këtij muaji.

“Këto masa janë të nevojshme për luftë efektive kundër grupeve të trafikuesve dhe emigrimit të jashtëligjshëm”, tha ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakusan, dje në X, ish-rrjetin social të njohur më parë si Twitter.

Të martën më vonë, ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, tha se Vjena do të bëjë kontrolle të njëjta në kufirin e saj me Sllovakinë.

Qeveria sllovake tha se do të reagojë ndaj vendimeve të Çekisë dhe Polonisë të mërkurën. Kryeministri në detyrë i Sllovakisë, Ludovit Odor, tha se kjo çështje duhet të rregullohet “në mënyrë evropiane”.

Sllovakia është përballur me një numër në rritje të emigrantëve të jashtëligjshëm, të cilët kalojnë përmes saj në Gjermani dhe në Evropën perëndimore. Emigrantët, kryesisht djem të rinj nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, kanë ardhur kryesisht përmes të ashtuquajturës rruga ballkanike, përmes Hungarisë nga Serbia.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times October 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Drita e përfaqësoi me dinjitet shtetin tonë në Evropë

Kosova Times Kosova Times December 10, 2025
Një djalë (6) i gjetur në një pyll në Vietnam, u zhduk 5 ditë më parë. Jetonte me fruta të egra
Haxhiu: Fokusi ynë, përmbushja e përgjegjësive e rezultatet e prekshme
Policia jep detaje për vdekjen në Podujevë, u gjet një pistoletë
Elita e futbollit vazhdon sot me dy ndeshje interesante
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?