By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Norvegjia vendos taksën turistike për shkak të fluksit të madh të turistëve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD: Suksesi statistikor në Raportin mbi Strategjinë e Sundimit të Ligjit, nuk paraqet zbatim real të saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD: Suksesi statistikor në Raportin mbi Strategjinë e Sundimit të Ligjit, nuk paraqet zbatim real të saj
Lajme

IKD: Suksesi statistikor në Raportin mbi Strategjinë e Sundimit të Ligjit, nuk paraqet zbatim real të saj

Kosova Times
Last updated: 2023/10/04 at 3:45 PM
Kosova Times Published October 4, 2023
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të  National Endowment for Democracy (NED), të mërkurën publikoi raportin me titull “(Mos) Zbatimi i Strategjisë së Sundimit të Ligjit në Praktikë”, në të cilin është analizuar çështja e përmbushjes së aktiviteteve nga ana e institucioneve, që kanë pasur obligim t’i përmbushin aktivitetet e përcaktuara me SSL dhe Plan të Veprimit.

Në bazë të Raportit të zbatimit të SSL-së, gjashtë (6) institucionet që kanë numrin më të madh të aktiviteteve plotësisht të zbatuara në raport me planifikimet janë: Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (62%), Këshilli Prokurorial i Kosovës (57%), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (51%), Shërbimi Korrektues i Kosovës (50%), Akademia e Drejtësisë (44%), Ministria e Drejtësisë (43 %) dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës (43%).

Ndërkaq, institucionet të cilat kanë përqindjen e ulët të zbatimit të aktiviteteve janë: Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit me 28%, Kuvendi i Kosovës me 20% dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës me 20%. Në anën tjetër, Raporti thekson se dy institucione (OAK dhe IAP) nuk kanë zbatuar asnjë aktivitet të planifikuar.

Mirëpo, IKD në raportin e publikuar mbi zbatimin e SSL, gjen se suksesi statistikor nuk paraqet zbatim real të SSL-së dhe kjo për dy arsye: ndërmarrjes së veprimeve/aktiviteteve që janë në kundërshtim me SSL dhe raportimit të pasaktë mbi zbatueshmërinë e aktiviteteve të listuara në Planin e Veprimit të SSL-së.

Hulumtuesi i lartë nga IKD, Gzim Shala, në konferencën e publikimit të raportit, tha se sipas vlerësimeve të Komitetit Drejtues, arsyet që dërguan në moszbatim ose vonesat në zbatimin e aktiviteteve kishin të bënin me mangësitë në planifikim nga institucionet, mungesën e koordinimit në mes të institucioneve zbatuese për aktivitetet e përbashkëta dhe mungesën e kapaciteteve financiare dhe njerëzore.

Shala theksoi se aktivitetet si: Kamerat në qendrat e ndalimit, ndërgjegjësimi i publikut për Ligjin e Përgjegjësisë Disiplinore, vlerësimi i kapaciteteve të KGJK-së dhe KPK-së për qasje në dokumente publike, rekrutimi i 20 përmbaruesve, dhe Akti nënligjor i ANJF-së për sistemim të të dhënave, janë raportuar si (pjesërisht) të përmbushura edhe përkundër që nuk janë përmbushur.

Sipas IKD-së, miratimi i SSL-së ka qenë shpresë për eliminimin e shkeljes së kahershme kushtetuese: cenimit të së drejtës për qasje në Gjykatë ndaj vendimeve prokuroriale. Kjo problematikë e evidentuar nga RFSSL dhe SSL, u planifikua të adresohet në Kodin e Procedurës Penale. Qeveria nuk përfilli gjetjet dhe rekomandimet e RFSSL dhe SSL me rastin e miratimit të Kodit të ri të Procedurës Penale, ku prapë nuk u garantua qasje në Gjykatë. Për më tepër, Qeveria dhe Kuvendi u përcaktuan për modelin ligjor i cili sipas SSL-së, nuk plotësonte kërkesat për qasje në Gjykatë. Përkundër kësaj, ky aktivitet u raportua si i përmbushur.

Raporti i publikuar shfaq edhe probleme të tjera të zbatimit të SSL-së, si transferimi dhe avancimi i prokurorëve, buxheti për Akademinë e Drejtësisë, “fëmijët e adoptuar dhe prindërit adoptues” të deklaruesve të pasurisë, Task Forca kundër Korrupsion, deklarimet publike të Qeverisë kundër sistemit të drejtësisë, e të tjera.

Sipas Shalës, një raportim i tillë joreal nuk i kontribuon zbatimit të Strategjisë dhe rrezikon që aktivitete të caktuara, të cilat evidentohen si (pjesërisht) të përmbushura, të hiqen nga lista dhe asnjëherë mos të implementohen. Andaj, ai tha se IKD rekomandon që në asnjë rast, aktivitet e listuara në Planin e Veprimit të SSL-së mos të evidentohen si (pjesërisht) të përmbushura nëse të njëjtat realisht nuk janë përmbushur.

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, në konferencën e publikimit të raportit të IKD-së, vlerësoi punën e kësaj të fundit, duke thënë se përmes raporteve të tilla pasqyrohet funksionimi i sistemit të drejtësisë.

“Së pari duhet ta sqaroj që IKD-ja është njëra nga organizatat me të cilën Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunim shumë të mirë dhe nuk është e rastësishme, por për shkak të punës të cilën përnjëmend e vlerësoj, sepse na japin një pasqyrë të qartë përmes raporteve në atë se si funksionin sistemi i drejtësisë”, thotë Haxhiu, duke falënderuar IKD-në për raportin.

Sipas saj, zbatimi i tërësishëm i 43% të aktiviteteve të Strategjisë për Sundimin e Ligjit dhe ai i pjesërishëm i 45% prej tyre, tregon seriozitet e përkushtim në ndërmarrjen e veprimeve.

“Në raportin njëvjeçar në tërësi janë evidentuar si 43% të aktiviteteve të zbatuara tërësisht, ndërsa 45 të zbatuara pjesësisht, çka vlerësoj që tregon një seriozitet dhe përkushtim në ndërmarrjen e veprimeve. Edhe raporti i fundit gjashtëmujor të cilin e kemi miratuar në Komitetin Drejtues gjatë muajit shtator, tregon zbatim të lartë nga institucionet, pra zbatim të lartë të strategjisë, të aktiviteteve që parashihen”, tha Haxhiu.

Lidhur me seriozitetin e punës së institucioneve të përfshira në aktivitete që dalin nga Strategjia e Sundimit të Ligjit, foli dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, i cili tha se nuk pajtohet me konstatimin që ka zbrazëti në përmbajtjen e aktiviteteve.

“Po e marr si shembull transparencën që e ka Këshilli Gjyqësor sot dhe si e kishte para 2 viteve, besoj se dukshëm është përmbajtjesore, e shfaqshme, dukshëm e rrit besimin e publikut, dukshëm krijon qasje në informatat e sistemit të drejtësisë, jo vetëm në Këshill Gjyqësor por në të gjitha institucionet ka lëvizje pozitive dhe besoj që duhet të vlerësohet, pavarësisht që ende kemi zbrazëtira në disa tema apo çështje”, potencoi Zogaj.

Ai me tej tha se nëpër të gjitha gjykatat që kanë pasur nga një zyrtar për informim, kanë krijuar Zyrat për informim, me qëllim të shtimit të resurseve për të përballuar kërkesat e publikut dhe për të marrë informata nga gjyqësori.

Zogaj tha se kanë aktivitete të shumta dhe sigurisht mund të ketë vonesa në përmbushjen e aktiviteteve, por sipas tij e rëndësishme si institucion është që t’i vendosin të gjitha kapacitetet për përmbushjen e aktiviteteve.

Në raportin e IKD-së potencohen konkludimet nga Raporti i Komitetit Drejtues mbi zbatimin e Strategjisë, lidhur me moszbatimin e aktiviteteve të planifikuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit. Megjithatë, këtë e kundërshtoi kryetari i OAK-së, Behar Ejupi, duke theksuar se gjendja qëndron ndryshe, duke ofruar si shpjegim moskontaktimin nga Ministria e Drejtësisë për çështjen në fjalë.

“Duke pas parasysh se OAK në mandatin tim është njoftuar nga MD në shtator të vitit 2022 për obligimet që rrjedhin nga Strategjia për OAK-në, domethënë flasim qysh para një viti. Menjëherë kam autorizuar drejtorin ekzekutiv që të interesohet për këtë çështje, ashtu që me datën 22 shtator 2022 është mbajtur takimi i parë zyrtar, nga është kuptuar zyrtarisht së OAK në mandatin tim prej kur jam zgjedhur kryetar i Odës nga viti 2020 nuk është kontaktuar asnjëherë më parë për këtë çështje. Për këtë çështje, kemi reaguar edhe publikisht menjëherë”, tha ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Abdixhiku: Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe devotshmërisë

Krasniqi: Shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet

Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik

Besimtarët falin Bajramin në bulevardin `Dëshmorët e Kombit` në Tiranë

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Kosova Times October 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Pse Putin do të preferonte një ngërç në vend të sulmit bërthamor?

Kosova Times Kosova Times October 25, 2022
“Rusia e Bashkuar” e përgatitur për “disonancë ndërelitare” dhe separatizëm përpara zgjedhjeve të vitit 2023
Hungaria e qorton ambasadoren gjermane
Iranianët festojnë pas sulmeve ajrore kundër Izraelit
Presidentja Osmani kujton masakrën e Polacit dhe Abrisë së Poshtme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?