By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve
January 28, 2026
Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese
January 28, 2026
Filharmonia e Kosovës sjell kryeveprën `Petite Messe Solennell`
January 28, 2026
Arrestimet për votat në Malishevë, ndalohen 15 kryesues e 43 komisionerë
January 28, 2026
Rama pezullon nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës pas arrestimit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti takon ministrin gjerman Ozdemir, e njofton për agresionin në Banjskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti takon ministrin gjerman Ozdemir, e njofton për agresionin në Banjskë
Lajme

Kurti takon ministrin gjerman Ozdemir, e njofton për agresionin në Banjskë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/04 at 10:36 PM
Kosova Times Published October 4, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në ndërtesën e Qeverisë për një takim dypalësh ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Özdemir, i cili shoqërohej prej stafit të tij dhe nga ambasadori gjerman ne Republikës e Kosovës, Jörn Rohde.

Kryeministri Kurti u shpreh falënderues për vizitën e ministrit Özdemir dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për Kosovën. Gjermaninë, veçanërisht e falënderoi për rolin e rëndësishëm të ushtrisë gjermane Bundeswehr në KFOR.

Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe diplomatike dhe ekonomike, si dhe ndikimin pozitiv të diasporës së Kosovës në Gjermani.

Ministri gjerman Özdemir, u shpreh i lumtur që më në fund po e viziton Prishtinën dhe falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministrin Peci për mikpritjen, bashkëpunimin dhe për raportet e shkëlqyeshme bilaterale. E përgëzoi qeverinë për reformat e ndërmarra, me theks ato në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural e përmes së cilave Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, kryeministri e njoftoi ministrin Özdemir edhe për zhvillimet politike në vend, sulmin terrorist të 24 shtatorit, hetimet rreth tij, faktet që dëshmojnë për lidhjen dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë dhe për punën profesionale të Policisë së Kosovës.

Për punën profesionale të Policisë u shpreh mirënjohës edhe ministri gjerman, i cili gjithashtu shprehu ngushëllime për policin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, në ditën e sulmit terrorist.

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë  të Gjermanisë, Cem Özdemir sot gjatë gjithë ditës ka qëndruar për vizitë zyrtare në vend. Paraprakisht kishte zhvilluar edhe një takim me homologun e tij, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cili bashkë me zëvendësministrin Imri Demelezi dhe Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi ishin po ashtu të pranishëm në takimin e mbajtur në kryeministri. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

Arrestimet për votat në Malishevë, ndalohen 15 kryesues e 43 komisionerë

Rama pezullon nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës pas arrestimit

GAP: Rritja e pagës minimale përfshin 36% të të punësuarve me orar të plotë

Kosova Times October 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ambasada gjermane mbështet protestën e Shoqërisë Civile te Kuvendi RTKlive

Kosova Times Kosova Times June 25, 2025
E Hane, e Marte, e lumja moj e Enjte por nuse nuk ka!
Rusia është bërë lider botëror në kërkesat për censurë në Google
Walker në takim me Kurtin: Sa herë vi në Kosovë, gëzohem për ndryshimet
Rusia kritikon Papën për përshkrimin e grupeve të saj etnike si “më mizore”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?