By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
IKSHP: Në disa zona uji ende nuk është i pijshëm
January 9, 2026
Arrestohet një person në Ferizaj për sulm ndaj zyrtarëve policorë
January 9, 2026
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për drogë, armë dhe para të gatshme
January 9, 2026
Sallahu: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të nisë këtë vit
January 9, 2026
PDK mirëpret shfuqizimin e 13 ligjeve nga Kushtetuesja
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi e miraton në lexim të parë projektligjin për shëndetin riprodhues
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi e miraton në lexim të parë projektligjin për shëndetin riprodhues
Lajme

Kuvendi e miraton në lexim të parë projektligjin për shëndetin riprodhues

Kosova Times
Last updated: 2023/10/04 at 4:56 PM
Kosova Times Published October 4, 2023
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të mërkurën në lexim të parë një projektligj për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, i njohur si IVF, pas shumë përpjekjeve.

Projektligji i mori votat e shumicës dërrmuese të 63 deputetëve të pranishëm në seancë, derisa një deputet votoi kundër dhe katër të tjerë abstenuan.

Ai duhet të votohet edhe në lexim të dytë për t’u bërë ligj.

Ky legjislacion ua mundëson edhe grave të pamartuara të mund të lindin fëmijë përmes metodës IVF në klinikat publike.

Projektligji ishte kundërshtuar ashpër nga një pjesë e deputetëve.

Sipas projektligjit, të drejtën e shfrytëzimit të IVF-së e kanë edhe gratë e pamartuara, mbi 18 vjeç, që janë në gjendje të mirë shëndetësore e sociale dhe janë të afta “për fertilizim dhe për përkujdesje prindërore”.

Kosova synon që të ketë një repart të posaçëm për IVF-në në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Për pajisjet e nevojshme për këtë repart, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 1.5 milion euro.

Në fund të shtatorit, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kishte dështuar një tendër për ta pajisur repartin e IVF-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Aktualisht, kjo metodë kryhet vetëm në institucionet private.

Në Klinikën e Gjinekologjisë, në kuadër të së cilës do të jetë reparti i IVF-së, po presin pajisjet për këtë metodë mjekësore. Punimet në infrastrukturë për repartin e ri veçse janë kryer.

IVF-ja është një metodë fertiliteti, së cilës i nënshtrohen personat që nuk mund të lindin fëmijë në mënyrë natyrale.

Përmes kësaj procedure, ekipi mjekësor heq vezët nga vezoret e një gruaje dhe më pas i fekondon ato me spermë në laborator. Embrionit të fekonduar i jepen disa ditë për t’u rritur dhe më pas ai vendoset në mitrën e gruas. Procesi zakonisht zgjat katër deri në gjashtë javë.

Por, as kjo metodë nuk është 100 për qind e suksesshme.

You Might Also Like

IKSHP: Në disa zona uji ende nuk është i pijshëm

Arrestohet një person në Ferizaj për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohen dy persona në Mitrovicë për drogë, armë dhe para të gatshme

Sallahu: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të nisë këtë vit

PDK mirëpret shfuqizimin e 13 ligjeve nga Kushtetuesja

Kosova Times October 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë

Kosova Times Kosova Times July 26, 2024
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Abdixhiku për Kushtetuesen: LDK e tha nga dita e parë, Kosova humbi kohë
Edicioni i 5-të i Panairit të Librit të Vjetër promovon librat e përdorur
Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?