By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti i keq në Shqipëri, spitalet aktivizojnë urgjencën
November 18, 2025
Kosova do të përballet me Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë
November 18, 2025
Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të shiut
November 18, 2025
Xhaka: Më dhemb që u fishkëlleva, sidomos këtu në shtëpi
November 18, 2025
Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja kërkon proces transparent për ligjin e amnistisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja kërkon proces transparent për ligjin e amnistisë
Rajon / Botë

ShBA-ja kërkon proces transparent për ligjin e amnistisë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/04 at 6:08 PM
Kosova Times Published October 4, 2023
Share
SHARE

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, i bëri thirrje të mërkurën Maqedonisë së Veriut për një proces transparent dhe të ligjshëm në miratimin e ligjit për amnistinë, duke thënë se qytetarët duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh dhe se cila është nevoja për një ligj të tillë.

Qeveria maqedonase e dërgoi të martën në Parlament projektligjin për amnistinë, i cili ka nxitur polemika të shumta edhe mes vetë koalicionit qeveritar.

“Më e rëndësishmja për ShBA-në dhe ambasadën është që procesi të jetë transparent, ligjor dhe qytetarët të dinë se pse po miratohet një ligj i tillë”, tha Ageler të mërkurën.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do ta ndjekin nga afër procesin, duke shtuar se ai duhet të jetë “i qartë dhe i kuptueshëm”.

“Ky nuk është ligji i parë i amnistisë dhe sigurisht nuk do të jetë as i fundit”, tha ajo.

Legjislacioni parasheh lirimin nga burgu të personave të dënuar me deri gjashtë muaj burgim, ndërsa të dënuarit me mbi gjashtë muaj burgim, do të përfitojnë ulje të dënimit prej 30 për qind.

Amnistia nuk do të vlejë për personat e dënuar me burgim të përjetshëm, të dënuarit për vrasje, përdhunim, keqpërdorime zgjedhore, për personat e dënuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, për veprimtari kundër shtetit, për shpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe për të dënuarit për dhunë në familje dhe mbi baza gjinore.

Por, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka thënë se projektligji nuk duhet të miratohet “sepse nuk do të ketë efekte në shpopullimin e burgjeve”, siç pretendon Ministria e Drejtësisë e cila e ka përgatitur draftin.

Për më tepër, polemika ka nxitur edhe mundësia se ky legjislacion, nëse hyn në fuqi, t’i amnistojë edhe të dënuarit që ndihmuan autorët e vrasjes së pesë të rinjve maqedonas në vitin 2012, në rastin e njohur si “Monstra”.

Megjithatë, kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski është zotuar se partia e tij, LSDM, do të kërkojë ndryshime në legjislacion për të pamundësuar faljen e personave të përfshirë në këtë vepër.

Projektligji kundërshtohet edhe nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare, të cilët e vlerësojnë si të motivuar politikisht, por edhe si “hapje të dyerve të burgjeve për kriminelët”.

You Might Also Like

Anëtari i jurisë së Miss Universe dorehiqet duke pretenduar se ata kishin paracaktuar 30 më të mirat

Kremlini i ka ofruar SHBA-së një shkëmbim të burgosurish për të rifilluar bisedimet me Trumpin

Ata drejtuan një makinë drejt njerëzve në Bregun Perëndimor, një person u vra. Ata kishin edhe eksplozivë

Gazetari denoncon Vuçiqin në Prokurorinë Publike në Milano për rastin “Sarajevo Safari”

Kryeministri polak tha se sabotimi në hekurudhën pranë Varshavës u krye nga dy ukrainas që bashkëpunuan me shërbimet e inteligjencës ruse.

Kosova Times October 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti me kreun e OSBE-së diskutojnë për komunitetet

Kosova Times Kosova Times November 6, 2023
Markoviq: “Vetëm në pak ditë të korrikut të këtij viti u shfaqën më shumë se 50 grafite me mesazhin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë…”
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin Shala
Bislimi në Podgoricë diskuton për qasjen në SEPA si pjesë e Planit të Rritjes
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?