By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohen 4 persona tё dyshuar pёr zjarrёvёnie
July 17, 2025
Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”
July 17, 2025
Ukraina sjell në shtëpi 1,000 të vdekur të luftës të mbajtur nga Rusia
July 17, 2025
‘Kohë të errëta për internetin rus’: Rusia do të gjobisë përdoruesit për kërkimin e përmbajtjes së ndaluar
July 17, 2025
BE do të ndajë 116 miliardë dollarë financim për Kievin për vitet 2028-2034, nëse zbatohet plani i Komisionit
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri i Federatës së BeH: Është gënjeshtër se armët e përdorura në Kosovë janë blerë në Tuzla, Serbia po kërkon alibi këtu
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryeministri i Federatës së BeH: Është gënjeshtër se armët e përdorura në Kosovë janë blerë në Tuzla, Serbia po kërkon alibi këtu
Rajon / Botë

Kryeministri i Federatës së BeH: Është gënjeshtër se armët e përdorura në Kosovë janë blerë në Tuzla, Serbia po kërkon alibi këtu

Kosova Times
Last updated: 2023/10/06 at 7:32 AM
Kosova Times Published October 6, 2023
Share
Kosovo police officers stand guard as they patrol a road to Banjska monastery, in the aftermath of a shooting incident, near Zvecan, Kosovo September 26, 2023. REUTERS/Ognen Teofilovski
SHARE

Kryeministri i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe lideri i SDP-së, Nermin Nikshiq, është shprehur pas akuzave nga Serbia se armët që janë përdorur në sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjska kanë ardhur nga Tuzla.

Nikshiq tha se pretendimet se armët janë blerë në Tuzla janë të rreme.

“Ditët e fundit shumica e mediave rajonale kanë raportuar pretendimet e zyrtarëve dhe shërbimeve të caktuara serbe se armët që janë përdorur dhe gjetur në veri të Kosovës janë blerë në Tuzla. Dua të them me zë të lartë dhe qartë se këto pretendime janë të rreme dhe si të tilla nuk mund të mbështeten me asnjë provë”, tha Nikshiq.

Ai shtoi se Serbia nuk duhet të kërkojë alibi për veprimet e saj në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Unë e kuptoj që Serbia në ditët e fundit është ekspozuar ndaj presioneve dhe dënimeve të mëdha nga shtetet demokratike, por kjo nuk do të thotë se ata mund të kërkojnë alibi për veprimet e tyre në Bosnje dhe Hercegovinë. “Serbia nuk mund të marrë përgjegjësinë nga kjo anë e kufirit për furnizimin me armë, trajnimin e formacioneve paraushtarake dhe grupeve të qytetarëve serbë dhe zyrtarëve lokalë që shkaktuan konfliktin e armatosur në veri të Kosovës”, tha Nikshiq.

Ai tha se plani i strukturave serbe ishte që një pjesë e përgjegjësisë t’ia bartin Bosnje-Hercegovinës, por se ata i nënvlerësuan autoritetet në Bosnje-Hercegovinë.

“Fatkeqësisht, shërbimet e inteligjencës së Serbisë dhe udhëheqja e saj politike padyshim kanë dalë me një plan për të transferuar një pjesë të përgjegjësisë për sulmin terrorist në fqinjësi, në Bosnje dhe Hercegovinë. Duke pasur parasysh situatën politike në vendin tonë, ata ndoshta kanë vlerësuar se nuk do të ketë një reagim adekuat, të shpejtë dhe të saktë të bazuar në fakte. Na kanë nënvlerësuar sërish”, ka thënë Nikshiq.

Nikshiq ka deklaruar disa fakte që mbështesin pretendimin se armët nuk janë nga Bosnja dhe Hercegovina.

Nermin Nikšić Foto: AA/ABACA / Abaca Press / Profimedia

 

“Faktet thonë si vijon: Armët e gjetura nga policia e Kosovës nuk janë prodhuar në Bosnje dhe Hercegovinë; Policia e Kosovës publikoi edhe numrat serialë të predhave të mortajave dhe llojeve të tjera të municionit që prodhoheshin në fabrikat serbe Sloboda, Krušik etj.; Sipas ligjeve të vendit tonë, procedurat më të rrepta sipas standardeve të NATO-s dhe në bashkëpunim me NATO-n kryhen gjatë eksportimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, deri në predha individuale, në çdo vend tjetër. Kërkohet gjithashtu një certifikatë ‘përdoruesi fundor’ (certifikatë për përdoruesin përfundimtar të mallrave) dhe leje nga katër ministritë shtetërore (ministritë e Mbrojtjes, Sigurisë, Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike), si dhe konfirmime nga MPB-të kompetente për emrat e shoferëve, shenjat e numrave të regjistrimit të automjeteve që kryejnë transportin, rrugët e lëvizjes etj.”, ka shpjeguar Nikshiq.

Në fund ai i bëri thirrje Serbisë që të punojë në mënyrë transparente dhe shtoi se beson se në fakt e dinë se kush qëndron pas sulmit.

“Sigurisht, të gjitha informacionet objektive tregojnë se shërbimet serbe kanë përhapur informacione të rreme. Kanë llogaritur gabim nëse mendonin se një shaka e tillë do të kalonte pa reagim. I bëjmë thirrje Serbisë që në mënyrë transparente të hetojë shkaqet e vërteta dhe të zbulojë publikisht organizatorët dhe nxitësit e vërtetë të sulmit terrorist, sepse ne e dimë se ata e dinë se kush është në të vërtetë”, përfundon Nikshiq.

You Might Also Like

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

Ukraina sjell në shtëpi 1,000 të vdekur të luftës të mbajtur nga Rusia

‘Kohë të errëta për internetin rus’: Rusia do të gjobisë përdoruesit për kërkimin e përmbajtjes së ndaluar

BE do të ndajë 116 miliardë dollarë financim për Kievin për vitet 2028-2034, nëse zbatohet plani i Komisionit

Yulia Svyrydenko emërohet Kryeministre e Ukrainës, ndërsa Zelensky nis riorganizimin e kabinetit

Kosova Times October 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Hi-tech

Sondazhi: Shumica e amerikanëve e shohin rrjetin TikTok si mjet ndikimi nga Kina

Kosova Times Kosova Times May 1, 2024
Opozita kërkon uljen e tarifave për energjinë elektrike
Osmani takoi ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në KE
Fuqitë botërore i mbledhin 1 miliard dollar për Libanin
Kaos i plote, duan ndarje nga Franca: Macron dërgoi ushtrinë, ka të vdekur, qindra të plagosur (FOTO/VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?