By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qindra artikuj ushqimorë “luksi” shtrenjtohen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Qindra artikuj ushqimorë “luksi” shtrenjtohen
Rajon / Botë

Qindra artikuj ushqimorë “luksi” shtrenjtohen

Kosova Times
Last updated: 2023/10/06 at 9:32 PM
Kosova Times Published October 6, 2023
Share
SHARE

Qindra produkte ushqimore në Maqedoninë e Veriut nga e premtja, 6 tetor, do të shtrenjtohen pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për rritjen e normës së TVSh-së nga 5-10 për qind.

Rritja bazohet në ndryshimet e fundit në Ligjin e TVSh-së, dhe sipas Ministrisë së Financave, qindra produkte ushqimore janë etiketuar si “luks” andaj edhe do t’i nënshtrohen ngritjes së çmimeve deri dhjetë për qind.

Por, në “luks” janë përfshirë edhe ushqime të konsumit të përditshëm si disa prodhime të qumështit, orizi, vezët, peshku, disa lloje të miellit, reçelra, ajvari e të tjera.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyçi, tha të premten se vendimi mund të korrigjohet, por jo për të gjithë artikujt pasi, sipas tij, disa konsiderohen si “luks” ndërsa numëroi akulloret, patatinat, çamçakëzët, peshku salmon, ajkat e kosit.

Vendimi i Qeverisë u mor më pak se një muaj pas masës së miratuar për mbrojtjen e konsumatorëve nga rritja e çmimeve të produkteve bazike.

Produkte me çmim të garantuar në një dyqan në Shkup.
Produkte me çmim të garantuar në një dyqan në Shkup.

Më 20 shtator për 10 për qind u ulën çmimet e 50 produkteve ushqimore. Çmimet e tyre nuk mund të ndryshojnë deri më 30 nëntor.

Por, vendimi i ri për rritjen e Tatimit të Vlerës së Shtuar ka nxitur reagime të shumta në mesin e qytetarëve, andaj edhe Qeveria është detyruar që të paralajmërojë rishikimin e ndryshimeve ligjore në TVSh.

“Ka reagime të caktuara për disa produkte dhe sapo t’i marrim listat e produkteve, për të cilat ka ankesa, në mbledhjen e radhës, ditën e martë, vendimi mund të revidohet. Pra, reagimet kryesore kanë të bëjnë me 10 deri 15 artikuj ushqimorë dhe nuk është e vërtetë se ka rritje të çmimit të mbi një mijë artikujve. Kemi të bëjmë me 358 kategori produktesh”, deklaroi Bytyçi.

Qytetarët e anketuar thonë se masat e Qeverisë jo vetëm që nuk kanë dhënë efekte, por e kanë përkeqësuar edhe me shumë situatën me çmimet duke u lënë hapësirë bizneseve për keqpërdorime pasi jo të gjithë i respektojnë vendimet e miratuara.

Ata kërkojnë që ulja e çmimeve të vlejë për të gjitha produktet, por edhe të hiqet dorë nga politika e ngrirjes së tyre pasi nuk ka dhënë efektin e duhur.

“Pa akullore dhe pa patatina mundemi, por jo edhe pa produktet bazike. Çmimet e tyre vazhdojnë të rriten pavarësisht masave, ndërkohë pagat nuk kanë shënuar rritje. Uljet për të cilat flet Qeveria janë të papërfillshme krahasuar me ngritjet e çmimeve në dy vjetët e fundit”, thotë Bllagica Llambevska, pensioniste.

Një tjetër banore e Shkupit thotë se rritja e çmimeve ka bërë që të kursejë edhe në ushqime.

“Mish blejmë një herë në muaj, edhe atë nga një copë vetëm sa për ta shijuar. Pavarësisht masave, të gjitha ushqimet mbeten me çmime të larta. Njeriu i sëmurë nuk mund të blejë as një litër qumësht, kosi gjithashtu shitet shumë shtrenjtë”, thotë Marija, pensioniste

“Nëse më herët blinin tre kilogramë mish, tani blejmë një kilogram. Gjithçka është shtrenjtuar dhe kursejmë sa të mundemi që të arrijnë t’i sigurojmë gjërat ushqimore. Me një këmishë mund të kalojmë një kohë të gjatë, por pa bukë nuk mundemi, andaj nuk blejmë as veshje e as gjëra tjera, paratë i shpenzojmë vetëm për ushqime”, thotë Stojan Ackovski, i papunë.

Masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore, për uljen e TVSH-së dhe më pas kthimin e saj, janë kritikuar nga njohësit e çështjeve të ekonomisë.

Arben Halili, njohës i çështjeve të ekonomisë dhe profesor në Universitetin e Tetovës, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë ka deklaruar se masat e këtilla të Qeverisë jo vetëm që nuk i mbrojnë konsumatorët, por i dëmtojnë edhe bizneset. Ai ka thënë se “nxitja e prodhimit vendor dhe lejimi i konkurrencës së lirë janë mundësitë e vetme për stabilizimin e çmimeve ushqimore”.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times October 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksident trafiku në Vogovë të Gjakovës, një i vdekur dhe tre të lënduar

Kosova Times Kosova Times April 27, 2025
Feyenoord dhe Liverpool me marrëveshje gojore për Slot
Ushqimet “e frikshme” që u shërbehen të burgosurve në Rusi
Arrestohet një rus në Zveçan, kishte hyrë ilegalisht në Kosovë
Macron para vizitës në Serbi: Zbatim i Marrëveshjes së Brukselit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?