By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Masat e BE-së ndaj Kosovës u hoqën sepse triumfuan faktet dhe dështoi propaganda
December 19, 2025
Putin flet për NIS për herë të parë – I dërgoi një mesazh Vuçiçit: Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj
December 19, 2025
Supremja refuzon ankesën e Koalicionit Vakat për kandidaten Ena Krasniqi
December 19, 2025
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ambasada e SHBA-së: Ushtrimi i përbashkët është përkushtim për sigurinë
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhjetëra të plagosur pasi Rusia sulmon Hersonin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dhjetëra të plagosur pasi Rusia sulmon Hersonin
Rajon / Botë

Dhjetëra të plagosur pasi Rusia sulmon Hersonin

Kosova Times
Last updated: 2023/10/08 at 11:10 AM
Kosova Times Published October 8, 2023
Share
SHARE

Dhjetëra persona janë plagosur pas një sulmi rus në rajonin jugor ukrainas të Hersonit më 8 tetor. Guvernatori rajonal tha se në mesin e të plagosurve është një grua 27-vjeçare dhe foshnja e saj nëntëmuajshe.

“Rajoni i Hersonit përjetoi edhe një natë të tmerrshme”, shkroi në Telegram guvernatori Oleksandr Prokudin.

Ndërkaq, hetuesit lokalë dhe të Kombeve të Bashkuara po kryejnë hetime për sulmin me raketa të kryer nga Rusia në fshatin Hroza të Harkivit, ku u vranë mbi 50 persona.

Hetuesit kanë dhënë një vlerësim preliminar në të cilin thuhet se pothuajse të gjithë të vrarët ishin civilë, është thënë në një deklaratë të OKB-së dërguar Associated Press.

“Sipas bisedave me banorët lokalë dhe me të mbijetuarit, pothuajse të gjithë të vrarët ishin civilë dhe se vetë caku, një fshat i populluar ku ka kafene dhe dyqane, po ashtu ishte cak civil”, tha Danielle Bell, që udhëhoqi ekipin që vizitoi Hrozën në tetor.

Moska mohon se gjatë pushtimit të Ukrainës shënjestron caqet civile. Këtë qëndrim Rusia e përsëriti edhe më 6 tetor, në përgjigje për sulmin në Hroza.

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në buletinin më 8 tetor tha se forcat e tij po bënin përparim të ngadaltë në zonat e Melitopolit në jug, dhe në Bahmut në lindje. Po ashtu, shtabi raportoi për “sukses të pjesshëm në verilindje të Andrijivkës” në rajonin e Donjeckut, që gjendet më pak se 10 kilometra nga Bahmuti.

Sipas ushtrisë ukrainase gjatë 24 orëve të fundit ushtria ruse ka gjuajtur tetë raketa dhe ka kryer 34 sulme ajrore. Po ashtu, forcat ruse kanë kryer 37 sulme me sisteme raketore si ndaj pozicioneve të trupave ruse, por edhe ndaj caqeve civile.

You Might Also Like

Putin flet për NIS për herë të parë – I dërgoi një mesazh Vuçiçit: Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj

Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën

VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg

Shikoni “hartën e Rusisë” pas Putinit në konferencën për shtyp

Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus

Kosova Times October 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Termocentrali bërthamor pa energji: nga sulmet ruse tre te vrarë dhe 16 te plagosur 16

Kosova Times Kosova Times May 22, 2023
Dronët rusë sulmojnë objektiva në Ukrainën perëndimore
Sveçla në Berlin, flet për prioritetet e Kosovës në luftimin e krimit
Sermaxhaj thotë se Kosova do t`i sfidojë Brazilin e Argjentinën në turne
Qeveria në detyrë ndan 250 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës – premton 1 milion për kualifikim në Botëror
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?