By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?
November 18, 2025
LVV thërret deputetët për votimin e buxhetit dhe marrëveshjet ndërkombëtare
November 18, 2025
Sindikatat u bëjnë thirrje deputetëve të zhbllokojnë buxhetin e RTK-së
November 18, 2025
Kurti: Radoiçiq dhe grupi i tij mbeten kërcënim për sigurinë e Kosovës
November 18, 2025
Gërvalla: Kosova dhe Italia do të qëndrojnë krah për krah
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i Ligës Arabe në Moskë për bisedime pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shefi i Ligës Arabe në Moskë për bisedime pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit
Rajon / Botë

Shefi i Ligës Arabe në Moskë për bisedime pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2023/10/08 at 2:53 PM
Kosova Times Published October 8, 2023
Share
SHARE

Shefi i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, më 8 tetor udhëtoi drejt Moskës për bisedime me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, lidhur me situatën në Gaza pasi grupi militant palestinez, Hamas, kreu sulmet më të mëdha ndaj Izraelit në vitet e fundit.

Aboul Gheit, që ka shërbyer në postin e ministrit të Jashtëm gjatë shtatë vjetëve të fundit të sundimit të Hosni Mubarakut, do të diskutojë “për përshkallëzimin që po vazhdon në Rripin e Gazës”, tha një zëdhënës i Ligës Arabe.

Pas sulmit që Hamasi nisi të shtunën, Rusia shprehu shqetësim të madh duke u bërë thirrje palestinezëve dhe Izraelit që të ndalin dhunën dhe fajësoi Perëndimin për situatën në Lindjen e Mesme.

Moska tha se duhen negociata të mirëfillta që do të mundësonin krijimin e një shteti të pavarur palestinez brenda kufijve të vitit 1967, kryeqytet i të cilit do të ishte Jerusalemi Lindor.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor gjatë luftës gjashtëditore më 1967.

“Ne shprehim keqardhje për përshkallëzimin aktual të shkallës së gjerë dhe e shohim si një tjetër manifestim shumë të rrezikshëm të rrethit vicioz të dhunës, që rezulton nga dështimi kronik për të respektuar rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Sigurimit. Shprehim keqardhje për bllokimin që Perëndimi i bën punës në Lindjen e Mesme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Më herët gjatë ditës, Autoriteti Palestinez kërkoi që ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe të takohen pas shpërthimit të dhunës në Gaza.

Forcat izraelite kanë njoftuar se po vazhdojnë përleshjet me militantët e Hamasit në jug të Izraelit. Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar për një “luftë të gjatë” me Hamasin.

Si pasojë e dhunës, mbi 500 persona janë vrarë në Izrael dhe Gaza dhe janë plagosur mijëra të tjerë.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Bashkimi Evropian dhe shtete të tjera kanë shprehur mbështetje për Izraelin pas sulmit të Hamasit.

You Might Also Like

Kremlini i ka ofruar SHBA-së një shkëmbim të burgosurish për të rifilluar bisedimet me Trumpin

Ata drejtuan një makinë drejt njerëzve në Bregun Perëndimor, një person u vra. Ata kishin edhe eksplozivë

Gazetari denoncon Vuçiqin në Prokurorinë Publike në Milano për rastin “Sarajevo Safari”

Kryeministri polak tha se sabotimi në hekurudhën pranë Varshavës u krye nga dy ukrainas që bashkëpunuan me shërbimet e inteligjencës ruse.

Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck

Kosova Times October 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Jasharaj: Nuk ka grevë, viti i ri shkollor do të fillojë sipas planit

Kosova Times Kosova Times August 29, 2024
Kuvendi miraton disa marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen ushtarake me Turqinë
KRU “Prishtina” prezanton projektin e ujësjellësit në Bardh të Vogël
Me ADN fillon një faqe e re politike!
Gashi: Ibrahim Rugova ishte besnik, e fjala e tij ishte testament
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?