By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 janar 2026
January 15, 2026
Lindja e Mesme po përgatitet për sulmin e Trump ndaj Iranit
January 14, 2026
Në vitin 2025, numri i dezertorëve nga ushtria ruse u dyfishua
January 14, 2026
Trupi i ish-drejtorit ekzekutiv të Uralkali-t, Baumgertner, u gjet në Qipro
January 14, 2026
Trump thotë se Irani ka ndaluar ekzekutimin e protestuesve
January 14, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis vaksinimi kundër gripit në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Nis vaksinimi kundër gripit në Kosovë
Shëndetësi

Nis vaksinimi kundër gripit në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/09 at 8:33 AM
Kosova Times Published October 9, 2023
Share
SHARE

Në Kosovë nga sot do të fillojë vaksinimi për qytetarë në të gjitha qendrat e Mjekësisë Familjare. Zyrtarë nga institucionet shëndetësore të imunizimit, u kanë bërë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Faik Hoti, nga Instituti i Shëndetit Publik, ka thënë për Radio Kosovën se program i vaksinimit sivjet nis më herët dhe shkalla e mbulueshmërisë për vaksinim kundër gripit sezonal do të jetë më e lartë. Sipas tij, qytetarët do të kenë mundësi të marrin më herët vaksinën dhe ta krijojnë imunitetin e mjaftueshëm për ta parandaluar gripin.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot do të fillojë vaksinimi kundër gripit.

Në njoftim thuhet se fillimisht duhet të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar.

“Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme. Nga java që vjen, në Kosovë fillon vaksinimi kundër Gripit. Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK njofton se vaksina kundër Human Papilloma Virusit, vaksina kundër Pneumokokut dhe vaksina kundër Rotavirusit janë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit 2023/2024 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen për të parandaluar sëmundjen, derisa shtojnë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti.

You Might Also Like

Një recetë për pastrimin e arterieve që ka kënaqur mijëra njerëz: Zemra punon si mekanizëm ore!

Vret helmet dhe është më e fortë se hudhra: Kjo rrënjë është antibiotiku më i fuqishëm natyror dhe nuk lë erë të keqe të gojës

Zbulim alarmues: ëmbëlsuesi i njohur është i dëmshëm për zemrën dhe trurin në planin afatgjatë

SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025

Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë

Kosova Times October 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LVV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Kosova Times Kosova Times November 26, 2024
Turqia konfirmon që takimi Rusi-SHBA do të mbahet nesër në Stamboll
Osmani: Xhemail Mustafa, një nga zërat më të artikuluar për liri e pavarësi
Haradinaj:Historia ka treguar se gruaja shqiptare ishte shtylla e shoqërisë
Sulmet me raketa ruse në Poloni, Kurti bën thirrje për hetim të plotë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?