By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrëfime nga Izraeli: Sirena sulmesh, frikë, dhimbje…
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rrëfime nga Izraeli: Sirena sulmesh, frikë, dhimbje…
Rajon / Botë

Rrëfime nga Izraeli: Sirena sulmesh, frikë, dhimbje…

Kosova Times
Last updated: 2023/10/09 at 9:39 PM
Kosova Times Published October 9, 2023
Share
SHARE

“Për momentin jemi në qetësi, por më vonë nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”, thotë Samiko Solomoni teksa përshkruan situatën në pjesën veriore të Izraelit.

Hebraiku me prejardhje nga Shqipëria ka 30 vjet që jeton bashkë me familjen e tij në qytetin Karimel të kësaj zone.

Izraeli është në gjendje lufte, pasi militantë të Hamasit ndërmorën një sulm të papritur kundër tij, më 7 tetor.

Në përgjigje, ushtria izraelite nisi bombardimin e Rripit të Gazës – rajonit që kontrollohet nga Hamasi.

Në dy ditë u raportuan mbi 1.000 persona të vrarë nga të dyja palët.

Shtete të ndryshme kanë nisur tashmë evakuimin e qytetarëve të tyre nga zonat ku luftohet.

Solomoni thotë se në qytetin Karimel jetojnë rreth 150 shqiptarë.

“Rrezik nuk ndjejmë, sepse jemi larg nga fronti. Këtu shtëpitë janë të pajisura me bunkerë, vendstrehime, betone të forta… Edhe po të qëllohet vendi ynë, ku banojmë ne… familja është brenda e strehuar, nuk ka rrezik”, thotë Solomoni për Radion Evropa e Lirë.

Skenat e sulmeve që transmetojnë televizionet thotë se nuk i ka parë kurrë më herët.

Edhe në rast se dhuna përhapet në rajonin ku jeton, ai thotë se nuk do të largohet.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se tetë shtetas të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, janë larguar tashmë nga territori i Izraelit.

“Ndërkohë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës janë lajmëruar edhe shtatë shtetas të tjerë, me të cilët Ambasada është në komunikim të vazhdueshëm për t’iu ofruar zgjidhje. Të lajmëruarit janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, tha MPJD.

Mbrëmjen e 8 tetorit, Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë tha se dyzet shqiptarë – në mesin e të cilëve dy nga Kosova – janë evakuuar nga Izraeli në Shqipëri.

Shqiptarja rrëfen sulmin e Hamasit

Irena Stein – Steinova, një shqiptare tjetër që jeton në Izrael, rrëfen për Radion Evropa e Lirë se si i ka përjetuar ajo sulmet e grupit militant palestinez, Hamas.

“Shumë, shumë e dhimbshme dhe shumë, shumë e trishtueshme”.

“Sulmi filloi të shtunën, para dy ditësh, në orën 6 e gjysmë të mëngjesit, ditë pushimi, ditë feste. Në Izrael, nga ana fetare, është festa e Gëzimit të Biblës… Në 6 e gjysmë të mëngjesit dëgjojmë sirenën. U çova dhe u futa ku duhet, [që] të mbrohem sipas udhëzimeve që na i ka dhënë ushtria”, rrëfen 67-vjeçarja.

Ajo jeton në qytetin Ber Sheva, rreth 40 kilometra larg zonës ku zhvillohen luftime.

Thotë se autoritetet i kanë udhëzuar qytetarët që t’i kufizojnë lëvizjet.

Në Izrael jeton një numër qytetarësh nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, me disa prej të cilëve REL-i arriti të bjerë në kontakt.

Lubço Tasevski nga Maqedonia e Veriut ka katër vjet që punon si menaxher i një restoranti në tel Aviv.

Ai thotë se, për momentin, nuk e ka ndërmend të kthehet në vendlindje, pasi, siç shprehet, shpreson që gjendja në Izrael të stabilizohet.

“Gjendja në Tel Aviv dhe rrethinë, ku gjendet pjesa më e madhe e shtetasve maqedonas me punë të përkohshme, është e sigurt. Dëgjohen sirena… Madje, disa miq nga Kumanova, kur u dëgjova me ta, më thanë se kanë qenë në strehimore disa herë gjatë 24 orëve të fundit”, thotë Tasevski.

Restorantet, sipas tij, nuk punojnë – punojnë vetëm dyqanet ushqimore dhe furrat e bukës.

“Një numër i maqedonasve, përmes ambasadës sonë këtu, ka kërkuar që të kthehet në Maqedoninë e Veriut”, thotë ai, duke shtuar se edhe vetë është kontaktuar nga punonjësit e ambasadës.

Bashkëqytetarja e tij, Elizabeta Georgieva, u evakuua nga Izraeli në Shqipëri mbrëmjen e 8 tetorit.

Ajo ishte në Tel Aviv si turiste. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se sirenat për sulme e zunë duke ngrënë mëngjes në hotel. Thotë se ditën e parë e kaloi disi, ndërsa më pas pa se situata po përkeqësohej.

Georgieva thotë se arriti të evakuohej në Tiranë me ndihmën e Ambasadës maqedonase në Tel Aviv.

“Qytet fantazmë”

“Qyteti im prej 200 mijë banorësh, Petah Tikva, sot është një qytet fantazmë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ksenija Buriq, qytetare nga Mali i Zi, e cila jeton në këtë qytet të Izraelit.

Përpjekja e parë e REL-it për të rënë në kontakt me të u ndërpre nga sirenat – një shenjë se ajo dhe djali i saj dyvjeçar duhej të strehoheshin.

“Kemi tri ditë që nuk kemi dalë askund. Apartament – strehimore është rruga jonë. Unë jetoj në qendër të Petah Tikvës, dhjetë kilometra larg Tel Avivit. Në qytetin me mbi 200 mijë banorë, sot nuk ka asnjë person në rrugë. Nuk ka makina. Njerëzit janë në shtëpitë dhe strehimoret e tyre”, thotë Buriq.

Ajo është edhe më e frikësuar, sepse me të është djali i saj, të cilit, siç thotë, nuk mund t’ia shpjegojë peshën e situatës.

“Ai e sheh që kam frikë, e di që diçka po ndodh. Rrugës për në strehë, derisa vrapojmë, i them se gjithçka do të jetë mirë dhe e përqafoj. Mendoj se një përqafim është përgjigjja më e mirë që mund t’i jap”, thotë Buriq.

“Një çantë me gjërat e domosdoshme – pelena, ujë, ushqime – është gjithmonë gati, sepse nuk e dimë kurrë se sa do të jemi aty”, shprehet ajo.

Kur kalon sirena e alarmit, ajo pret edhe dhjetë minuta dhe kthehet në banesë. Thotë se në qytet punojnë vetëm disa dyqane dhe farmacitë.

“Shkollat nuk janë të hapura, as kopshtet. Vendet e punës do të mbyllen deri në njoftimin e dytë, nëse nuk kanë strehimore apo dhoma sigurie, por askush nuk mendon për punën tani”, thotë Buriq.

Në veri të Izraelit, në qytetin port Haifa, edhe pse është qetë, aeroplanët fluturojnë, thotë për Radion Evropa e Lirë Tanja Ben Haim, një udhërrëfyese turistike me origjinë nga Bosnje dhe Hercegovina.

Lëvizja nuk është e kufizuar, por ndihet si gjendje lufte.

“Shumë gjëra nuk funksionojnë, për arsyen e thjeshtë se shumë të rinj janë thirrur në rezervë [ushtarake]. Vendet e tyre të punës kanë mbetur boshe, domethënë nuk ka kush t’i zëvendësojë. Një shoqe e imja ishte në fizioterapi, por iu anulua, pasi fizioterapisti u dërgua në ushtri”, rrëfen Ben Haim.

Ka frikë, por jo panik

Dragana Nikolliq Solomon, serbe që jeton dhe punon në Londër, mbërriti më 5 tetor nga Britania e Madhe në Tel Aviv, për një dasmë të planifikuar për fundjavën e kaluar.

“… por, të shtunën e 7 tetorit, rreth orës 06:30, kushërira ime më zgjoi dhe më tha se duhej të shkonim në strehimore, sepse kishin filluar granatimet e Tel Avivit. Jashtë dëgjoheshin sirena të sulmeve ajrore, shpërthime të forta”, tregon Nikolliq Solomon për Radion Evropa e Lirë.

Për mënyrën se si punon Tel Avivi me një popullsi prej gjysmë milioni banorësh në këtë situatë, ajo thotë se, për dallim prej dy ditëve të para, është pak më qetë.

“Të gjitha shërbimet komunale dhe institucionet tjera të nevojshme për qytetarët janë duke funksionuar. Vetëshërbimet janë të hapura dhe të furnizuara mirë. Aeroporti është gjithashtu i hapur, por shumë fluturime janë anuluar. Nga ana tjetër, shkollat dhe zyrat postare nuk janë të hapura dhe i gjithë qyteti është jashtëzakonisht i qetë”, rrëfen Nikolliq Solomon.

Panik, sipas saj, nuk ka, sepse çdo shtëpi ka një strehë.

“Sa i përket frikës dhe panikut, nga rrugët dhe kafenetë e zbrazëta mund të dallosh se ka frikë, por nuk ka panik, sepse njerëzit në Izrael janë mësuar të jetojnë nën kërcënimin e diçkaje si ajo që ka ndodhur”, thotë qytetarja serbe.

“Jemi kundër luftës”

Palestinezi Nader Salaymeh, doktor i farmacisë, jeton në Jerusalem. Në fillim të viteve ‘90, ai studioi në Sarajevë, ku u diplomua për farmaci, dhe më pas në Beograd, ku u diplomua për diplomaci dhe siguri.

“Në Jerusalem nuk ka pasur asnjë rrezik, ka pasur një sinjal alarmi të shtunën… Por, situata është e tensionuar, njerëzit janë në kaos, shkojnë në dyqane… Pas pak kohe, ato do të jenë boshe, furrat e bukës njësoj, farmacitë… Njerëzit po blejnë furnizime të paktën për disa muaj. Mendojnë se këtë herë [lufta] do të zgjasë më shumë dhe do të jetë më intensive se në të kaluarën”, thotë Salaymeh për Radion Evropa e Lirë.

“Ne, si palestinezë, nuk jemi për luftë, jemi kundër luftës, kundër dhunës, kundër gjithë kësaj, por Qeveria izraelite punon me dhunë. Ne kërkojmë paqe, si për ne, ashtu edhe për njerëzit e tjerë, edhe për izraelitët, hebrenjtë… Ne nuk jemi kundër hebrenjve”, thotë ai.

E ardhmja e këtij konflikti, që nga shumë politikanë u përshkrua si më i rëndi në disa dekada, është e paqartë. Disa kanë folur edhe për rrezikun e përhapjes në vende të tjera.

You Might Also Like

Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”

Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë

Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër

Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë

Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane

Kosova Times October 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

BE: Investuam 3.7 miliardë euro në Kosovë nga viti ‘99

Kosova Times Kosova Times November 28, 2025
Osmani nga takimi me Varadkar: Kosova e ka vendin afër jush në BE
Ministrat e BE-së do të takojnë diplomatët e lartë izraelitë dhe palestinezë
Kurti takon përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara
Sarkozi kërkon të lirohet nga burgu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?