By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Libri “Iliria Vendi I Yjeve” del në botim
October 27, 2025
Gazetarja Olga Komleva, e dënuar me 12 vjet burg ka humbur te folurit
October 27, 2025
Italia ka miratuar ekstradimin e një ukrainasi në rastin e bombardimit të gazsjellësit Nord Stream 2
October 27, 2025
Partizanët ukrainas sulmuan “trurin” e operacioneve të FSB-së. “Çlirimi i Krimesë është afër”
October 27, 2025
Ministri gjerman propozon mësime shkollore mbi përgatitjen për luftë
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB: Burgosja e gazetarit të REL-it është shkelje e ligjit ndërkombëtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OKB: Burgosja e gazetarit të REL-it është shkelje e ligjit ndërkombëtar
Rajon / Botë

OKB: Burgosja e gazetarit të REL-it është shkelje e ligjit ndërkombëtar

Kosova Times
Last updated: 2023/10/11 at 2:30 PM
Kosova Times Published October 11, 2023
Share
SHARE

Grupi punues për ndalime arbitrare i Kombeve të Bashkuara tha se Qeveria bjelloruse ka shkelur ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut me burgosjen e gazetarit, Ihar Losik.

Duke reaguar pas një peticioni në gjykatë në organizata për të drejtat e njeriut, Freedom Now, dhe nga firma ligjore Dechert LLP, OKB-ja erdhi në përfundim se “arrestimi dhe ndalimi i zotit Losik bazohet vetëm në aktivitetet e tij gazetareske dhe në shprehjen e lirisë së fjalës dhe tubimit”.

“Ne mirëpresim vendimin e grupit punues”, tha zyrtari ligjor i Freedom Now, Adam Lhedamt.

“Ndalimi i paligjshëm i Ihar Losik tregon se presidenti Lukashenka [kjo organizatë i referohet Alyaksandr Lukashenkas si ‘president’ edhe pse Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete të tjera besojnë se Bjellorusia udhëhiqet nga një person që nuk është lider legjitim i shtetit] vazhdon të sulmojë lirinë e medias në Bjellorusi. Fatkeqësisht Losik është një prej shumë gazetarëve të burgosur në këtë shtet, shtet i cili vazhdimisht ka përdorur sistemin juridik për të ndëshkuar disidentët. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të zbatojë menjëherë vendimin e grupit punues dhe menjëherë ta lirojë Losikun”.

Para se të arrestohej, Ihar Losik ka punuar për Shërbimin Bjellorus të Radios Evropa e Lirë dhe ka menaxhuar një kanal informativ në Telegram. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, kanali i tij në Telegram ishte kanali i dytë më i shikuar në Bjellorusi.

Më 25 qershor, 2020 Losik u arrestua dhe fillimisht u akuzua për “shkelje të rendit publik” pasi autoritetet thanë se ai ka përdorur kanalin e tij në Telegram për të mbledhur protestues para zgjedhjeve. Gjatë ndalimit të tij, atij iu ndalua që të komunikonte me botën jashtë dhe raportohet se është kërcënuar me dhunë fizike dhe familjes së tij dhe vetë Losikut raportohet se i është bërë presion që të pranojë akuzat.

Departamenti amerikan i Shtetit, Komiteti i Helsinkit, Komisioni për të Drejtat e Njeriut Tom Lantos, Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Media Globale dhe ligjvënës të ndryshëm kanë bërë thirrje për lirimin e Losikut.

Në janar të vitit 2023, gruaja e Losikut, Daria u dënua me dy vjet burgim për “lehtësim të aktiviteteve ekstremiste”. Akuzat ndaj saj konsiderohen të motivuara politikisht. Bashkimi Evropian tha se është “vendim i turpshëm” shqiptimi i dënimit ndaj Darias.

You Might Also Like

Gazetarja Olga Komleva, e dënuar me 12 vjet burg ka humbur te folurit

Italia ka miratuar ekstradimin e një ukrainasi në rastin e bombardimit të gazsjellësit Nord Stream 2

Partizanët ukrainas sulmuan “trurin” e operacioneve të FSB-së. “Çlirimi i Krimesë është afër”

Ministri gjerman propozon mësime shkollore mbi përgatitjen për luftë

Trump e quajti të papërshtatshme deklaratën e Putinit në lidhje me testin Burevestnik

Kosova Times October 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina nis kundërofensivën: Ky është një rast historik që është planifikuar prej muajsh, nuk ka vend për gabime

Kosova Times Kosova Times May 27, 2023
Reuters: Zelensky do të takohet me liderët evropianë dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën
Hendboll, Rahoveci fiton derbin interesant me Vushtrrinë
Burimi pranë Trump: Fituesi varet vetëm nga një gjë në këto orë të fundit
Ukshini: Takimi i djeshëm në Bruksel, sa për një `honorar`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?