By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prebreza dorzon 60 dosje për hetim në krimet ekonomike
February 3, 2026
Dy të akuzuar për ryshfet në Vërmicë, përfshirë një zyrtar policor
February 3, 2026
‘Hidrodrini’ thërret konsumatorët të shlyejnë borxhet deri më 18 shkurt
February 3, 2026
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
February 3, 2026
Policia në veri gjen sërish armë e municion
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryetarët e Kryeqyteteve të rajonit mblidhen në Tiranë: Transformimi digjital – i domosdoshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryetarët e Kryeqyteteve të rajonit mblidhen në Tiranë: Transformimi digjital – i domosdoshëm
Lajme

Kryetarët e Kryeqyteteve të rajonit mblidhen në Tiranë: Transformimi digjital – i domosdoshëm

Kosova Times
Last updated: 2023/10/12 at 2:33 PM
Kosova Times Published October 12, 2023
Share
SHARE

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) së bashku me Bashkinë e Tiranës dhe Rrjetin e Asociuar të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore (NALAS) kanë organizuar sot në Tiranë Forumin e parë të Vetëqeverisjes Vendore me temë “Unlocking the Future: Innovate, Eco-vate, Elevate – Western Balkans Unite for Smart Cities”.

“Nisja e dialogut të strukturuar rajonal me vetëqeverisjen lokale, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, në mes të diskutimeve të rivitalizuara për integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në BE, e për planin e guximshëm për ringritjen ekonomike, por edhe pas krizës së zgjatur energjetike – është një mundësi e mirë, në kohën e duhur, për t’i hapur rrugën lokalizimit dhe decentralizimit të zbatimit të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ky Forum, në bashkëpunim edhe me forumin e shoqërisë civile që iniciuam në fillimi të këtij viti, mund të jetë një nxitës I mirë për përkthimin e strategjive globale dhe rajonale në veprime konkrete lokale” – tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, në fjalën e saj të hapjes.

Forumi “Unlocking the Future: Innovate, Eco-vate, Elevate – Western Balkans Unite for Smart Cities” shënon fillimin e një dialogu të strukturuar rajonal midis Vetëqeverisjeve Lokale nga Ballkani Perëndimor, me synimin për të nxitur zbatimin e Axhendës së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor, në nivel lokal.

“Qytetet janë të parat që ndeshen dhe ndjejnë ndikimet mjedisore, nga ndotja e ajrit, menaxhimi i mbetjeve si dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike. Ato konsumojnë më shumë se 65% të energjisë së botës dhe janë përgjegjës për mbi 70 % të emetimeve globale të karbonit. Trajtimi i këtyre çështjeve kërkon ndryshime thelbësore në infrastrukturën tonë urbane, sistemet e transportit dhe burimet e energjisë, të cilat janë përpjekje komplekse dhe të kushtueshme. Prandaj është e domosdoshme që qytetet dhe rajonet të mbështeten në përshpejtimin e tranzicionit të tyre drejt krijimit të mjediseve urbane miqësore me ambjentin dhe digjitale. Forumi dhe diskutimet që do të zhvillojmë këtu kanë si synim forcimin e përpjekjeve tona kolektive për inovacion dhe përmirësim. Bashkëpunimi midis pushtetit vendor dhe atij qendror, angazhimi me shoqërinë civile dhe sektorin privat dhe rininë tonë të talentuar sipërmarrëse, mund të sjellë ekspertizë dhe burime të ndryshme në tryezë, dhe të ndihmojë rajonin tonë të kalojë drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe dixhitale”, përfundoi Bregu.

Krahas znj.Bregu, fjalën e hapjes e mbajtën Arbjan Mazniku, Ministër për Pushtetin Vendor të Shqipërisë, Luigi Soreca, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Mehmet Ergün Turan, President i NALAS dhe Kryetar i Bashkisë Fatih, Stamboll dhe Mathieu Mori, Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Më tej, gjatë punimeve të Forumit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin panelin kushtuar transformimit të gjelbër të qyteteve në Balkanin Perëndimor, me Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Danela Arsovska, Kryetar i Bashkisë së Shkupit, Përparim Rama, Kryetar i Bashkisë së Prishtinës, Samir Avdiq, Nënkryetar i Bashkisë së Sarajevës dhe Luka Rakçeviq, nënkryetar i Bashkisë së Podgoricës.

Pjesë e programit të Forumit janë edhe prezantimet e praktikave më të mira të BE-së, si dhe zgjidhjet digjitale që mund të kenë ndikim konkret drejt mjediseve urbane më të pastra dhe më inteligjente. Zgjidhjet digjitale janë nxitur në kuadër të nismës së RCC-së, Balkathon, një konkurs vjetor për zgjidhjen digjitale më të mirë rajonale, që mbahet që nga viti 2020. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prebreza dorzon 60 dosje për hetim në krimet ekonomike

Dy të akuzuar për ryshfet në Vërmicë, përfshirë një zyrtar policor

‘Hidrodrini’ thërret konsumatorët të shlyejnë borxhet deri më 18 shkurt

BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut

Ndalohet i dyshuari për kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan

Kosova Times October 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të shtëna me armë në Greqi, tre te plagosur dhe 40 të arrestuar pranë stadiumit të Panathinaikos

Kosova Times Kosova Times July 13, 2024
Al Hilal favorit për të transferuar Salah-in
Lehtësitë që u krijon bizneseve marrëveshja mes Kosovës dhe EFTA-s
Naim Murselit i bëhet ekzaminimi psikiatrik
Tahiri siguron drutë për dimër, fajëson qeverinë për krizën energjetike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?