By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse e doni tortën Red Kadife, këto kube lëngshme djathi krem ​​do të jenë të preferuarat tuaja të reja
January 22, 2026
Kjo është receta më e lehtë e tortës me djathë, pa pjekje, ka pushtuar rrjetet sociale dhe është bërë vetëm me 2 përbërës
January 22, 2026
Këto makarona të pjekura me 4 djathëra mposhtin dimrin dhe depresionin sezonal
January 22, 2026
Receta me fasule
January 22, 2026
Një mrekulli natyrore në Hungari: Një liqen tepër i bukur që ndryshon ngjyrat
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Siria thotë se Izraeli sulmoi dy aeroporte të saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Siria thotë se Izraeli sulmoi dy aeroporte të saj
Rajon / Botë

Siria thotë se Izraeli sulmoi dy aeroporte të saj

Kosova Times
Last updated: 2023/10/12 at 3:58 PM
Kosova Times Published October 12, 2023
Share
SHARE

Media shtetërore siriane ka raportuar se nga sulmet ajrore izraelite të enjten janë goditur aeroportet ndërkombëtare në kryeqytet, Damask, dhe në qytetin verior të Alepos. Si pasojë e sulmeve janë dëmtuar pistat në këto aeroporte, të cilat janë mbyllur për shërbim.

Media shtetërore siriane, SANA, citoi një zyrtar ushtarak të paidentifikuar, i cili tha se askush nuk është lënduar gjatë sulmeve.

Ushtria izraelite refuzoi të komentonte për këtë incident.

Nëse vërtetohet se Izraeli qëndron pas këtyre sulmeve, atëherë ato do të ishin sulmet e para izraelite që kur grupi militant palestinez i Hamasit kreu sulmet vdekjeprurëse në Izrael më 7 tetor.

Sulmet ajrore vijnë një ditë para vizitës së planifikuar në Siri të ministrit të Jashtëm iranian, i cili pritet të bisedojë me zyrtarët sirianë për situatën në rajon.

Izraeli ka shënjestruar aeroporte dhe porte detare në zonat e kontrolluara nga Qeveria në Siri, në përpjekje për të parandaluar dërgesat me armë nga Irani për grupet militante që mbështeten nga Teherani, përfshirë edhe Hezbollahun në Liban.

Mijëra luftëtarë që mbështeten nga Irani në mbarë rajonin iu bashkuan konfliktit 12-vjeçar në Siri, për të ndihmuar forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Në vitet e fundit, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore që kishin për cak shënjestra në zonat e kontrolluara nga Qeveria siriane, përfshirë edhe sulme në aeroportet në Damask dhe Alepo, por rrallë pranon se qëndron prapa këtyre operacioneve.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë

Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën

Moti i keq përfshiu Greqine

Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në Mal të Zi

Kosova Times October 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët shpallin planin dhe kërkesat më të çmendura se kurrë. Mbërrin reagimi i Trump

Kosova Times Kosova Times June 2, 2025
Sindikatat e RTK-së thirrje institucioneve përgjegjëse për reflektim
Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë
Horoskopi ditor për 30 dhjetor
Në Shën Petersburg ka ndodhur një shpërthim në kafenenë e Yevgeny Prigozhin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?