By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KPK-ja shpall konkurset për emërimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KPK-ja shpall konkurset për emërimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë
Lajme

KPK-ja shpall konkurset për emërimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/13 at 3:35 PM
Kosova Times Published October 13, 2023
Share
SHARE

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Jetish Maloku, mbajti takimin e 135-të me radhë.

Fillimisht, KPK-ja mori vendim bazuar në Rregulloren për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe të Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, për shpalljen e konkurseve për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nga data 16 tetor deri më datën 3 nëntor 2023, si dhe themeloi panelet vlerësuese dhe komisionet përkatëse për rishqyrtim për këto dy konkurse.

Anëtarët e KPK-së vendosën për shpalljen e brendshme për avancimin e dy prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe dy prokurorëve të tjerë në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe miratoi Raportin për vlerësim të performancës së nëntë (9) prokurorëve me mandat të përhershëm, me ç’rast trajtoi edhe kundërshtimet e paraqitura ndaj këtij raporti, sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

KPK-ja aprovoi kërkesën për klasifikimin e vendeve të punës dhe ndryshim-plotësimin e Planit të personelit administrativ të sistemit prokurorial për vitin 2023 dhe propozimin për dërgimin e një letre urgjente te Presidentja e vendit për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

KPK-ja po ashtu aprovoi dërgimin e propozimit po ashtu te Presidentja e vendit për lirim nga detyra të një prokurori të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe të një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë me rastin e pensionimin të tyre gjatë muajit nëntor 2023. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times October 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po përdoret nga fermerët në Kenia

Kosova Times Kosova Times November 23, 2024
Vodhën motoçikletë e biçikletë, kapen të dyshuarit
Dy të vdekur nga Covid-19, 10 të shtrirë, Vishaj: Situata nën kontroll
IHR: Të paktën 201 të vdekur gjatë protestave në Iran
Çfarë kompetencash do të ketë kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?