By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin
August 9, 2025
The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet
August 9, 2025
Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump
August 9, 2025
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sarrazin:Kemi premtimin nga Serbia se nuk do të bëjë ndonjë budallallëk
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sarrazin:Kemi premtimin nga Serbia se nuk do të bëjë ndonjë budallallëk
Rajon / Botë

Sarrazin:Kemi premtimin nga Serbia se nuk do të bëjë ndonjë budallallëk

Kosova Times
Last updated: 2023/10/13 at 10:27 AM
Kosova Times Published October 13, 2023
Share
SHARE

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë i ngarkuari i qeverisë gjermane, shpjegon vlerën e kësaj platforme dhe kërkesat e Gjermanisë ndaj Serbisë dhe Kosovës

 

Deutsche Welle: Z. Sarrazin, situata mes Kosovës dhe Serbisë mbetet e tensionuar. Sa jeni të shqetësuar se kjo mund të përshkallëzohet deri në konflikt të hapur?

Manuel Sarrazin: Situata është deri diku e rrezikshme. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë masa shpërshkallëzuese nga pala serbe, por deri diku edhe nga pala kosovare. Ne kemi premtimin e qartë nga Serbia, se nuk do të bëjë ndonjë budallalëk dhe të përfshijë ushtrinë apo policinë serbe në Kosovë. Kështu që ne po shpresojmë që situata do të jetë nën kontroll tani, por duhet të bëjmë hapa më tej me masa shpërshkallëzuese për të mbajtur situatën të qetë dhe për t’u kthyer sërish në një atmosferë produktive.

Deutsche Welle: Çfarë po e pengon normalizimin mes dy vendeve dhe shpërshkallëzimin e situatës.

Manuel Sarrazin: Nga njëra anë, duhet të kemi masat shpërshkallëzuese. Serbia duhet ta bëjë të qartë se nuk do të bëjë përpjekje për dhunë ndaj Kosovës. Duhet të ketë një ndjekje penale të autorëve të sulmit të 24 shtatorit. Dhe gjithashtu është e qartë se diçka e tillë nuk duhet të përsëritet dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të angazhohet më shumë që njerëzit në veri të Kosovës të ndihen të sigurt. Natyrisht, kemi edhe çështje të hapura me palën kosovare lidhur me kryetarët e bashkive dhe policinë speciale, këto janë gjëra që duhet të adresohen. Pra, duhet të flitet për këto çështje, por vetëm trajtimi i këtyre çështjeve nuk do ta zgjidhë problemin. Kështu që ne duhet të kthehemi në tryezë për të zbatuar marrëveshjen Ohrit, e cila ishte një kthesë historike, në shkurt të këtij viti, dhe nuk është zbatuar deri tani. Pra, ne po përpiqemi t’i bëjmë të dyja: nga njëra anë, duke bërë presion për një shpërshkallëzim në terren, por duke mos e lënë këtë përshkallëzim të situatës të kalojë, që të mos flasim më për rezultatin dhe duam që të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të bien dakord mbi një udhëzyes për zbatimin e marrëveshjes.

Deutsche Welle: Dhe sa jeni të shqetësuar për ndikimin rus sa i përket nxitjes së këtyre tensioneve në veçanti kur shohim Serbinë?

Manuel Sarrazin: Epo, dua të them, lidhur me Rusinë në rajon, veçanërisht në Serbi, dhe në një farë mase edhe në strukturat paralele të Kosovës veriore, është pak si macja e Shrodingerit. Rusia është brenda, por kurrë nuk do të jemi në gjendje ta përcaktojmë se sa. Pra, nga njëra anë, ne nuk mund të nënvlerësojmë mundësinë teorike që Rusia është në një farë mase duke u përpjekur të ushqejë konfliktin në rajon dhe po përpiqet gjithashtu ta implementojë këtë. Nga ana tjetër, mund të jetë gjithashtu një justifikim i madh për disa njerëz të thonë, Oh, nuk ishim ne, ishte Rusia. Kështu që në fund nuk do të jemi në gjendje t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Dhe deri tani nuk kemi ndonjë sinjal të qartë se situata nga 24 shtatori mund të jetë një komplot rus apo plan rus paraprakisht, të paktën. Sigurisht, ata do të përpiqen të përdorin situatën dhe linjat ekzistuese të konfliktit për të na dobësuar.

Deutsche Welle: Gjermania do të dërgojë, si pjesë e KFOR-it, një kompani për të zëvendësuar një kompani austriake në prill të vitit 2024. A mendoni se një prani ushtarake më e fortë edhe brenda Kfor-it mund ta ndihmojë këtë situatë?

Manuel Sarrazin: Ne kemi thënë se jemi të gatshëm të dërgojmë më shumë trupa dhe tani kjo varet nga partnerët, që të vendosin se cilat kapacitete janë të nevojshme dhe deri në ç’masë dhe se cili është momenti i përshtatshëm. Jam i sigurt se një Kfori i fortë nuk është vetëm një sinjal, por mund të ndihmojë edhe për të mbyllur më mirë kufirin për armët që vijnë nga Serbia drejt Kosovës. Pra, sigurisht, është arsyeshme. Përveç sinjalit politik edhe në terren.

Deutsche Welle: Ministrja Baerbock ishte në Tiranë për të përgatitur Procesin e Berlinit, kancelari Scholz do të jetë atje së shpejti për samitin. Sa i fortë është mekanizmi i Procesit të Berlinit në vetvete për të kontribuar edhe në shpërshkallëzimin dhe uljen e tensioneve?

Manuel Sarrazin: Epo, mendoj se çdo tablo ku të gjashtë janë ulur së bashku në tryezë dhe mund të jenë duke u grindur ose jo, por janë ulur së bashku dhe madje bien dakord për përfitimet ekonomike për të gjitha palët duke nënshkruar marrëveshje, janë sinjale pozitive. Ndoshta jo shpërshkallëzim konkret, por tërthorazi: Kjo do t’u tregojë njerëzve se ata mund të besojnë se rajoni do të shkojë përpara si i tëri drejt Bashkimit Evropian. Edhe pse kemi këtë situatë shumë, shumë të rrezikshme në terren, në Banjskë, pas 24 shtatorit.

Deutsche Welle: Dhe sa pozitive është perspektiva lidhur me ambiciet e këtyre vendeve për t’u bashkuar me BE-në?

Manuel Sarrazin: E pra, unë personalisht do të dëshiroja të shihja më shumë përparim, dhe mendoj se shumica e përfaqësuesve të vendeve të rajonit do të donin që Bashkimi Evropian të tregonte më shumë sinjale pozitive në rajon. Kështu që unë mendoj se ne duhet të përpiqemi nga të dyja palët. Vendet duhet të kryejnë më shumë reforma për të përmbushur kriteret e Kopenhagës dhe për të ardhur në përputhje me acquis dhe tregun e përbashkët rajonal. Dhe tani Procesi i Berlinit, me përpjekjen për të rigjallëruar Tregun e Përbashkët Rajonal mund të jetë një mjet për arritjen e kësaj. Por sigurisht që edhe Bashkimi Evropian duhet t’u përmbahet premtimeve të tij. Dhe kur të arrihet përparim gjithashtu ne duhet të bëjmë hapat në procesin e zgjerimit nga ana jonë.

Deutsche Welle: Dhe një pyetje e fundit. A është e qartë për vendet se nëse tensionet vazhdojnë të mbeten aq të larta sa janë, rruga drejt Bashkimit Evropian bëhet më e vështirë?

Manuel Sarrazin:  Epo, mendoj se kjo është evidente për të gjithë dhe kjo është arsyeja pse një situatë e tillë mund të jetë toksike jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë rajonin, sepse njerëzit mund të humbasin shpresën në zhvillimin e rajonit, nëse kthehet dhuna. Kështu që ne nuk mund ta lejojmë këtë.

You Might Also Like

“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin

The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet

Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump

WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Kosova Times October 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Chollet bisedon me Vuçiqin, kërkon shmangien e provokimeve mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova Times Kosova Times May 17, 2023
Kurti merr pjesë në ditën e dytë të punëtorisë së VV-së në Prishtinë
Misteri që të ngrin gjakun: Ai sfidoi të gjitha ligjet e fizikës, i mbijetoi shtatë goditjeve të rrufesë dhe më pas përfundoi në një mënyrë të tmerrshme…
Rama për Papa Françeskun: Një mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë
AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Isuf Kadriu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?